Arkiv-Lajme

Basha me gjuhën e Berishës: Rama vuan nga depresioni

Postuar në 21 Qershor, 2014 06:39

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një takim në qytetin e Kuçovës ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për sjellje të papranueshme. Basha, në gjuhën e sulmeve të Berishës tha se Rama vuan nga sëmundje psikologjike.

Gjykata e Tiranës vendos “arrest shtëpie” për Florenc Hoxhën

Postuar në 21 Qershor, 2014 06:20

“Arrest shtëpie”, kjo është masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Tiranës për kreun e Inspektoratit Urbanistik Ndërtimor të Bashkisë Tiranë, Florenc Hoxha. Hoxha u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Pas seancës gjyqësore, avokati mbrojtës, Ivi Kaso, tha se Prokuroria nuk kishte asnjë provë, ndaj klienti i tij u la në arrest shtëpie.

Egjipti dënon me vdekje 183 persona të Vëllazërisë Myslimane, mbështetës të Muhamed Morsit

Postuar në 21 Qershor, 2014 05:26

183 persona mbështetës së presidentit Muhamed Morsi dënohen me vdekje. Ky është vendimi i ardhur nga gjykata e Minyas në qendër të Egjipti. Ajo ka konfirmuar sot këtë dënim me vdekje për mbështetësit e presidentit, Mohamed Morsi, të rrëzuar nga ushtria, si dhe të kreut të Vëllezërve Myslimanë, Mohamed Badie.

“Reuters” reportazh për Lazaratin, Bizhga: Fituam ndeshjen e kthimit, Aliko: Si do jetojnë tani banorët

Postuar në 21 Qershor, 2014 05:18

“Reuters” ka realizuar një reportazh për fshatin Lazarat, ku ditët e fundit është përqendruar jo vetëm vëmendja e medieve në vendin tonë por edhe atyre të huaja. Në këtë reportazh përshkruhet ajo se çfarë ka ndodhur në aksionin e policisë në këtë fshat.

Studimi: Kuvendi, më pak deputetë me grada shkencore se `91, shumica biznesmenë, juristë, mjekë

Postuar në 21 Qershor, 2014 05:00

Instituti i Studimeve Politike ka dalë me një konkluzion pas studimit të bërë mbi diplomimin e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë se, Parlamenti shqiptar dominohet nga politikanë biznesmenë një ndryshim total nga ai i vitit 1991 kur në këtë Parlament ishin ligjvënës me tituj shkencorë. Në studim dalin dy figura si ato me më shumë mandate dhe që janë pjesë e Parlamentit që nga 1991 si Sali Berisha dhe Namik Dokle.

Doris Pack: Haradinaj jo kryeministër, ai nuk i fitoi zgjedhjet. Kosovës i duhet koalicioni LDK-PDK

Postuar në 21 Qershor, 2014 04:35

Eurodeputetja gjermane Doris Pack, një mike e Kosovës ka shprehur opinionin e saj për situatën politike në të cilën ndodhet ky shtet. Mendimin e saj Doris Pack e ka bërë në një intervistë për “Radio Kosovën”. Doris Pack ka thënë se për situatën politike në Kosovë  zgjidhja më e mirë do të ishte koalicioni LDK-PDK.

Sipas saj zgjedhjet e 8 qershorit kanë shkuar shumë mirë, por Kosova është në një situatë të vështirë për koalicionin qeverisës. Ndërsa Doris Pack ka thënë se nuk e gëzon situata e koalicionit opozitar që po diskutohet ditët e fundit në Kosovë.

Rama ndryshon kontratën e Berishës, merr dy helikopter ë emergjencash në vend të helikopterit VIP

Postuar në 21 Qershor, 2014 04:18

Qeveria shqiptare ka ndryshuar kontratën me kompaninë franceze “Eurocopter” duke kërkuar dy helikopterë për emergjenca në vend të helikopterit VIP të kërkuar nga qeveria “Berisha”.

Qeveria shqiptare do të paguajë 500 mijë euro shtesë për marrjen e dy helikopterëve në vend të një helikopteri VIP.

Tashmë do të jenë 4 helikopterë Cougar AS 532 AL të parashikuar që në fillim në kontratë dhe 2 helikopterë EC 145 në vend të helikopteri Cougar AS 532AL, në konfigurimin VIP. 

Kadeli: Nuk kam kërkuar dorëheqjen e Tahirit

Postuar në 21 Qershor, 2014 04:10

Deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli thotë se kur foli për kërkesën që do të bënin deputetët e LSI-së për dorëheqjen e një ministrit, këtu nuk ishte fjala për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Nuk kam kërkuar dorëheqjen e Tahirit, ndërhyrja në Lazarat ishte një punë e mirë”, është shprehur Kadeli.

Pavarësisht kësaj, kreu i LSI-së, Ilir Meta tha se qëndrim i Kadelit është personal dhe se është një deklaratë e nxituar.

Aleksandër Furxhi në facebook: Berisha është bërë gaz i botës e plak lolo

Postuar në 20 Qershor, 2014 16:53

Gazetari i njohur Aleksandër Furxhi (ne foto me Ramën ne programin e tij 'Prizëm') është bërë personazh lajmi ditët e fundit në cilësinë e bashkëshortit të ministres. Dhe “merita” i takon S. Berishës me shpërthimin vulgar në parlament. Në fakt, përpara shpërthimit në parlament ai kish shprehur të njëjtat gjëra në një shënim të tijin në facebook, dhe Furxhi i është përgjigjur po në facebook një ditë më pas. Dhe 24 orë më vonë ndodhi ngjarja në parlament.

Baloteli kërkon t’i “dhurojë” Anglisë kualifikimin, por vetë Italia zhytet në telashe

Postuar në 20 Qershor, 2014 14:59

Kosta Rika u ka dhënë një goditje të rëndë shpresave të italianëve për kualifikim në fazën e mëtejshme në “Brazil 2014”.

Goli i Ruiz para përfundimit të pjesës së parë, vulosi fatin e ndeshjes. Me këtë fitore Kosta Rika është ekipi i parë që siguron kualifikimi nga Grupi D.

Italia mbetet me tri pikë, aq sa edhe Uruguai. Kurse shpresat matematikore të Anglisë për një kualifikim të mundëshëm shuhen përfundimisht tashmë.

Italisë do t’i duhet një barazim me Uruguain për t’u kualifikuar si e dyta e grupit me golavarash, ndërsa humbja do t’i dërgonte ata në shtëpi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme