Arkiv-Lajme

Bushati në takimin e Rumanisë, merr mbështetje për statusin kandidat në qershor

Postuar në 20 Qershor, 2014 07:35

Vendet anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) japin sërish mbështetje për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë këtë qershor. Kjo është konfirmuar në takimin e sotëm në Bukuresht të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të këtyre 12 vendeve anëtare.

Vullneti i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit të gjithanshëm me këto 12 vende është shprehur nga Ministri i Jashtëm, Bushati. Ai gjithashtu ka vlerësuar mbështetjen e dhënë nga këto vende të cilat përfaqësoheshin gjithashtu nga ministrat e tyre të jashtëm.

Didi: Policia nën kontroll Lazaratin, prokuroria të vijë të mbledhë provat

Postuar në 20 Qershor, 2014 07:23

Artan Didi, kryepolici i cili ka marrë përsipër drejtimin e aksionit të policisë në Lazarat ka thënë se policia po e realizon me sukses operacionin, por ai ka kërkuar më shumë prokurorë për të bërë mbledhjen e provave. “Policia e Shtetit ka marrë nën administrim të gjithë territorin e fshatit të Lazaratit. Policia do të realizojë objektivat e saj deri në fund për ta mbyllur aksionin sa më shpejt me vënien para drejtësisë të grupeve kriminale dhe me asgjësimin e të gjitha rrënjëve të kanabisit”, ka thënë Didi.

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra Endira Bushatin, nuk luftoi piraterinë

Postuar në 20 Qershor, 2014 07:08

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra Kreun e AMA-s, Endira Bushatin. Gjykata e shpjegon vendimin e saj duke thënë se Bushati nuk ka marrë masa për të luftuar piraterinë pavarësisht ankesave të shumta të disa televizioneve.

Endira Bushati pas këtij vendimi ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan: “Gjithçka brenda parashikimeve...”.

Kosovë, ja si ndahen 120 vendet në Kuvend, PDK më shumë mandate

Postuar në 20 Qershor, 2014 05:57

Situata politike në Kosovë vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Ende diskutohen koalicionet e mundshme për të formuar qeverinë e re. Por numrat në Parlament tashmë janë vendosur. Partia Demokratike e Kosovës ka fituar më së shumti mandate dhe do të ketë gjithsej 37 deputetë, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 30 deputetë.

Në legjislaturën e re, që pritet të konstituohet pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Lëvizja "Vetëvendosje" do të ketë 16 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me 11 deputetë.

Kosovë, i dërguari i Merkel takim me opozitarët, këshilla e kërkesa për qeverinë e re

Postuar në 20 Qershor, 2014 05:26

Të vazhdojë dialogu me Serbinë dhe të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel. Kjo ka qënë kërkesa e zyrtarit të dërguar nga Angela Merkel në Kosovë. Këto kërkesa zyrtari i partisë së Merkelit i bëri nga takimin që ka pasur me Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn. Këto fakte i bën të ditura gazeta “Express”. 

Meta: Pavarësisht përjashtimit, kam dobësi për Berishën

Postuar në 20 Qershor, 2014 03:55

Trajtimi i veçantë për ish-kryeministrin Sali Berisha në Kuvend nuk do të ndryshojë pavarësisht sjelljes së tij të pahijshme.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta duke komentuar vendimin e djeshëm për përjashtimin me 10 ditë të Berishës pas fjalëve fyese në drejtimit të bashkëshortes së ministrit të Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, tha se pavarësisht dobësisë që ka për ish-kreun e PD-së, vendimi nuk do të ndryshojë.

“Pavarësisht vendimit, kam dobësi për Berishën. Dobësia ime nuk do të ndryshojë”, tha kreu i LSI-së.

Rama mbledhje informale me Bler: Për problemet dhe objektivat e gjysmës së dytë të vitit

Postuar në 20 Qershor, 2014 03:47

Qeveria shqiptare pritet të zhvillojë sot një takim me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Toni Bler. Ky do të jetë takimi i dytë pas takimit të mbajtur në tetor të vitit të kaluar.

“Një mbledhje informale e qeverisë me kryeministrin Tony Blair për arritjet, problemet dhe objektivat e gjysmës së dytë të vitit”, shkruan Rama në Twitter.

Bler, siç thotë qeveria shqiptare është angazhuar si këshilltar për të, por pa pagesë, ku si synin kryesor është afrimi me BE-në. 

Ndërkohë që mediet britanike shkruajnë se vetëm kostoja e një udhëtimi të Bler është miliona euro.

Arvizu: Ajo që bëri Berisha dje në Kuvend ishte komedi, familja është forca e çdo shoqërie

Postuar në 20 Qershor, 2014 03:33

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka komentuar incidentin e djeshëm në Kuvend, ku ish-kryeministri Sali Berisha iu drejtua me fjalë fyese për bashkëshorten e tij, ministrit Eion Veliaj. Ambasadori e ka cilësuar atë “komedia e së enjtes”.

Arvizu ka shfrytëzuar sot një leksion të hapur me studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, për të dhënë mesazhin se forca e çdo shoqërie dhe vendi nuk është pasuria dhe politikanët që ai ka, por familja dhe komuniteti.

Kryeprokurori Williamson: Hetimet për raportin e Dick Marty, publikohen në gusht

Postuar në 20 Qershor, 2014 02:24

Clint Williamson, kryeprokurori  i cili po heton mbi dyshimet e ngritura në raportin e Dick Marty, do t`i bëjë publike faktet e gjetura të hetimeve trevjeçare në gusht të këtij viti. Ky publikim ishte parashikuar të bëhej në fund të muajit qershor, por është shtyrë për shkak të përfundimit të mandatit të kaluar të EULEX-it dhe fillimit të mandatit të ri.  

Në pranga Florenc Hoxha. "Balkanweb" shkruan se një urdhër arresti është lëshuar edhe për kreun e INUK-ut, Zyhdi Dajti

Postuar në 19 Qershor, 2014 18:14

Policia e Tiranës ka prangosur dje në mbrëmje Florenc Hoxhën, kreun e Inspektoriatit Urbanistik Vendor të Tiranës. Ai është arrestuar në orën 19:30 pas një urdhri të lëshuar nga gjykata. Ndaj Hoxhës rëndon akuza për shpërdorim detyre dhe siç njoftohet urdhri për arrestimin e tij është dhënë pas denoncimit të disa qytetarëve. Hoxha ka edhe një profil publik të vetin, në përballje të forta në rrugë me qytetarë duke ushtruar detyrën dhe për një mënyrë prepotente të vepruari.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme