Në pranga Florenc Hoxha. "Balkanweb" shkruan se një urdhër arresti është lëshuar edhe për kreun e INUK-ut, Zyhdi Dajti

Policia e Tiranës ka prangosur dje në mbrëmje Florenc Hoxhën, kreun e Inspektoriatit Urbanistik Vendor të Tiranës. Ai është arrestuar në orën 19:30 pas një urdhri të lëshuar nga gjykata. Ndaj Hoxhës rëndon akuza për shpërdorim detyre dhe siç njoftohet urdhri për arrestimin e tij është dhënë pas denoncimit të disa qytetarëve. Hoxha ka edhe një profil publik të vetin, në përballje të forta në rrugë me qytetarë duke ushtruar detyrën dhe për një mënyrë prepotente të vepruari. Po kështu sipas “Balkanweb” është lëshuar një urdhër arresti edhe për Zyhdi Dajtin, kreun e INUK-ut, por që ende nuk është ekzekutuar. Dajti akuzohet për për veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatave.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/shperdorim-detyre-arrestohet-shefi-i...
s.z

Add new comment