Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra Endira Bushatin, nuk luftoi piraterinë

Postuar në 20 Qershor, 2014 07:08

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra Kreun e AMA-s, Endira Bushatin. Gjykata e shpjegon vendimin e saj duke thënë se Bushati nuk ka marrë masa për të luftuar piraterinë pavarësisht ankesave të shumta të disa televizioneve.

Endira Bushati pas këtij vendimi ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan: “Gjithçka brenda parashikimeve...”.

Në 6 maj mazhoranca në Komisionin e Medies, finalizoi nisëm për të shkarkuar kreun e AMA-s e bërë kjo me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit. Deputetët e mazhorancës votuan raportin e paraqitur në komision pa prezencën e opozitës. Ky raport u paraqit nga deputeti Alfred Peza ku evidentoheshin 4 vakancat në AMA së bashku me vendin e Endira Bushatit. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.