Arkiv-Lajme

Topi: Qeverisja PS-LSI deri tani ka vetëm llafe, mungojnë reformat

Postuar në 20 Qershor, 2014 14:52

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi edhe pse vlerëson ndërhyrjen në Lazarat shpreh rezerva sa u takon reformave të pritura nga qeverisja e majtë.

“Deri tani ka llafe, ka situatë kaotike nuk ka gjera të qarta, unë mendoj që përpjekje çdo dikaster duhet të bëjë. Sepse jo vetëm ka rrotacion politik, ka ardhur një mazhorancë më një program të vetin politik. Unë nuk mendoj se të bësh një reformë për arsimin, shëndetësinë, ti duhet të marrësh në konsideratë mendimet dhe vlerësimet e profesionistëve. Nuk bëhet kjo punë me militant”, shpreh Topi.

Arvizu: Qindra shqiptarë trajtohen si skllevër modernë

Postuar në 20 Qershor, 2014 14:40

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka shkuar një opinion lidhur me raportin DASH për Shqipërinë mbi trafikimin e qenieve njerëzore. Arvizu thotë se trafikimi i njerëz mbetet problem serioz në Shqipëri ku qindra persona trajtohet si skllevër modernë. Ambasadori jep dhe sugjerimin e tij se çfarë duhet bërë më shumë në luftimin e këtij fenomeni.

 

Opinioni i ambasadorit:

 

Sot, Shqipëria mori lajme të mira për përpjekjet e saj drejt sundimit të ligjit dhe për integrim të mëtejshëm në komunitetin euroatlantik. 

Zyhdi Dajti: Kam zbatuar ligjin, e turpshme që më barazojnë me Florenc Hoxhën

Postuar në 20 Qershor, 2014 10:30

Zyhdi Dajti, Kryeinspektori i INUK, ka reaguar ndaj vendimit të Prokurorisë për arrestimin e tij, duke shprehur ajo që ka bërë gjatë detyrës, ka qenë zbatimi i ligjit. Reagimin e bërë pak minuta para se të dorëzohej në polici në qytetin e Vlorës.

Rama: Sekuestrim të qindarkës së fundit të parave të zeza në kurriz të një Shqipërie të tërë

Postuar në 20 Qershor, 2014 09:53

Kryeministri, Edi Rama në një konferencë për shtyp pas aksionit të policisë në Lazarat ka përgëzuar Policinë e Shtetit dhe operacionin e ka quajtur: “operacionin më të rëndësishëm, më të rrezikshëm dhe më masiv policor të kryer në tërë këto vite, nga uniformat blu”. “Për pesë ditë me radhë, pa vënë gjumë në sy dhe në kushte klimaterike jo gjithnjë të favorshme, Policia e Shtetit e shkatërroi tabunë 20-vjeçare, të një zone që krimi e kishte vetëshpallur Republikë më vete dhe e kishte kthyer në një njollë turpi për Republikën e Shqipërisë”, tha Kryeministri Rama.

Prishtina, objekt sulmi terrorist nga radikalët sirianë, Ministri i Brendshëm nuk mohon informacionet

Postuar në 20 Qershor, 2014 09:22

Qeveria e Kosovës mund të jetë objektivi  i radhës nga radikalët islamikë të organizatës “Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit”, ISIS. Ky lajm raportohet nga “Lajmi.net”. Sipas kësaj medie, burimet ndërkombëtare të sigurta shprehen se shërbimet inteligjente perëndimore tashmë kanë paralajmëruar Agjencionin Kosovar të Inteligjencës për të shtuar vigjilencën.

Llalla nis drejt Gjirokastrës Prokurorët e Krimeve të Rënda dhe drejtorët e hetimit

Postuar në 20 Qershor, 2014 08:49

Është zhvilluar sot mbledhja e përgjithshme e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në të cilën u prezantuan “Rregullat e sjelljes dhe etikës së Prokurorëve”, një dokument që përmban norma të detyrueshme për t’u zbatuar nga i gjithë stafi i prokurorisë, si edhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit të Prokurorisë.

Ministria e Mbrojtjes anulon helikopterin VIP të porositur nga Berisha në Francë

Postuar në 20 Qershor, 2014 08:33

Qeveria Rama anulon kontratën e qeverisë Berisha për të blerë një helikopter VIP, në vend të tij do të kërkohen dy helikopterë për emergjenca.  Kjo parashikohet në një projektligj të përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes.

Paloka: “Meta ka degraduar Kuvendin e Shqipërisë, nuk do të braktisim seancat ”

Postuar në 20 Qershor, 2014 08:22

“Kryetari i Kuvendit, vuri edhe sot maskën e tij të hipokritit, duke u tallur me një çështje shumë më të mprehtë të parlamentarizmit në vend, siç është përjashtimi i Sali Berishës”, ky është reagimi që vjen nga Partia Demokratike për deklaratat e Ilir Metës në lidhje me vendimin e marrë prej institucionit që ai drejton ditën e djeshme.

Raporti i Kryeprokurorit amerikan: Në Kosovë nuk ka pasur trafik organesh

Postuar në 20 Qershor, 2014 08:03

Nuk është gjetur asnjë dëshmi se mund të jetë bërë trafik organesh gjatë luftës në Kosovë. Ky është përfundimi i hetimeve të kryeprokurorit amerikan, Clint Williamson. Edhe pse pritet që gjithçka të bëhet publik në muajin gusht, “Klan Kosova” raporton se ka mësuar këtë përfundim, sipas burimeve të saj.

Papa Françesku: Droga nuk mundet me drogë, me të nuk ka lëshime, as kompromise

Postuar në 20 Qershor, 2014 07:44

“Dua të them shumë qartësisht se droga nuk mundet me drogë. Droga është një e keqe dhe me të keqen nuk mund të bëhen lëshime ose kompromise.”, kështu ka komentuar papa Françesku duke pritur pjesëmarrësit e “International Drug Enforcement Conference”.

Kjo konferencë u zhvillua në Romë dhe papa Françesku ishte i pranishëm duke kritikuar ligjërimin e drogave të lehta, pa llogaritur se ato janë shumë të diskutueshme në aspektin legjislativ.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme