Raporti i Kryeprokurorit amerikan: Në Kosovë nuk ka pasur trafik organesh

Nuk është gjetur asnjë dëshmi se mund të jetë bërë trafik organesh gjatë luftës në Kosovë. Ky është përfundimi i hetimeve të kryeprokurorit amerikan, Clint Williamson. Edhe pse pritet që gjithçka të bëhet publik në muajin gusht, “Klan Kosova” raporton se ka mësuar këtë përfundim, sipas burimeve të saj.
Në këtë mënyrë, hidhen poshtë pretendimet e raportit të senatorit zviceran, Dick Marty se një gjë e tillë ka ndodhur. Pas publikimit të të gjithë raportit me detajet dhe provat, Williamson, i cili më parë ka shërbyer për drejtësinë, në kohën e UNMIK-ut, do të largohet nga kjo detyrë, pasi përfundimi i raportit ishte misioni i tij.
“Klan Kosova” thotë se sipas burimeve ndërkombëtare, Williamson do të zëvendësohet nga një prokuror tjetër. Ai të hetojë 12 raste për krime lufte, për të cilat Task Forca aktuale e Willamsonit, ka gjetur fakte të jenë kryer kryesisht pas 12 qershorit. Ato, të gjitha, janë individuale dhe nuk përfshijë ndonjë ndërmarrje të organizuar.
http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/kryeprokurori-willia...
S.S
Comments
Erdhen keta Yankees. Normale
<p>Erdhen keta Yankees. Normale keta do thonte qe nuk ka patur trafik, sepse ne te kunderten nderhyrja e tyre do quhej e turpeshme ne histori.</p>
Per cfare Yankee //Janki flet
<p>Per cfare Yankee //Janki flet mor z Dritan.Per forcat e Natos qe shpetuan kosoven nga dhuna,vrasjet dhe barbarizmat Serbe. Si nuk ju vjen turp ne qofte se kini dhe 1 gram gjak shqiptari, por flisni per Janki pushtues. Krye prokurori i SH B A se hedh poshte me te drejte akuzat e Dik Martinit,akuza te sajuara ne zyrat e Beogradit per te perbaltur luften e drejte te UCK se dhe popullit te kosoves.A ne jeni serb shki eshte tjeter gje kjo eshte puna e juaj por perseri nuk mundeni dot te mbuloni me mijera te vrare,zhdukur dhe sakatuar nga regjimi gjakatar Serb ne Kosove ndaj popullsise shqiptare.</p>
Add new comment