Prishtina, objekt sulmi terrorist nga radikalët sirianë, Ministri i Brendshëm nuk mohon informacionet

Postuar në 20 Qershor, 2014 09:22

Qeveria e Kosovës mund të jetë objektivi  i radhës nga radikalët islamikë të organizatës “Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit”, ISIS. Ky lajm raportohet nga “Lajmi.net”. Sipas kësaj medie, burimet ndërkombëtare të sigurta shprehen se shërbimet inteligjente perëndimore tashmë kanë paralajmëruar Agjencionin Kosovar të Inteligjencës për të shtuar vigjilencën. Ky paralajmërim ka ardhur pas kapjes së një komunikimi mes ISIS në Siri dhe Irak si dhe celulave të tyre në Ballkan, ku është “dhënë urdhër për sulm ndaj atyre që nuk veprojnë sipas dëshirës së Allahut, duke u fokusuar në objekte qeveritare”.

Shërbimet inteligjente perëndimore kanë njoftuar AKI-në se ka deklarata të besueshme që ISIS të ketë lëshuar një urdhër të qartë ndaj xhihadistëve për të organizuar sulme në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Disa nga ambasadat e huaja në Prishtinë tashmë kanë paralajmëruar shtetasit dhe organizatat e tyre për një kërcënim të mundshëm terrorist dhe u kanë kërkuar që të bëjnë kujdes të madh, të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me ambasadat për çdo dyshim apo zhvillimit të situatës dhe të evitojnë qëndrimin në afërsi të objekteve që mund të jenë shënjestër.

Ndërsa, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi i kontaktuar nga mediet në Kosovë, nuk i ka mohuar informacionet që ISIS ka bërë, për sulme terroriste në Prishtinë. Konkretisht ai ka thënë: “Këto janë çështje të ndjeshme që nuk i ndaj me gazetarë”.

 

http://lajmi.net/ekskluzive--isis-ka-dhene-urdher-per-sulm-t...

 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/ministri-rexhepi-nuk-i-mo...

S.S

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Funderrinat!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.