Ministria e Mbrojtjes anulon helikopterin VIP të porositur nga Berisha në Francë

Postuar në 20 Qershor, 2014 08:33

Qeveria Rama anulon kontratën e qeverisë Berisha për të blerë një helikopter VIP, në vend të tij do të kërkohen dy helikopterë për emergjenca.  Kjo parashikohet në një projektligj të përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes.

Gjatë qeverisjes së tij, Berisha  në vizitën e tij në Paris me qëllim që të merrte mbështetjen e ish-presidentit Sarkozy për statusin kandidat, kishte bërë edhe një kontratë për të marrë pesë helikopterë ushtarakë që do të bliheshin në shoqërinë franceze Eurocopter. Ndërkohë në garë për këtë kontratë ishin amerikanët dhe italianët. Më pas u anulua kjo kontratë dhe u tha se do të vinte një helikopter VIP. Deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 3 helikopterë, i katërti pritet të vijë në muajin shtator. Ndërsa siç mësohet helikopteri i pestë do të ndërrohet me dy të tjerë që do të shërbejnë për kërkim-shpëtim.

 

http://www.gazetatema.net/web/2014/06/20/anulohet-luksi-i-be...

S.S

Comments

Submitted by Sokrati (not verified) on

<p>Bene shume mire qe e analluan por harxhimet marramendese jane udhetimet qe bejne jasht shtetit duke filluar nga Rama e duke mbaruar ke Vangjush Dako qe para dy ditesh e pame ne Berlin si bisht i Rames.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.