Bushati në takimin e Rumanisë, merr mbështetje për statusin kandidat në qershor

Vendet anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) japin sërish mbështetje për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë këtë qershor. Kjo është konfirmuar në takimin e sotëm në Bukuresht të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të këtyre 12 vendeve anëtare.
Vullneti i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit të gjithanshëm me këto 12 vende është shprehur nga Ministri i Jashtëm, Bushati. Ai gjithashtu ka vlerësuar mbështetjen e dhënë nga këto vende të cilat përfaqësoheshin gjithashtu nga ministrat e tyre të jashtëm.
Ministri i Jashtëm ka vlerësuar edhe ftesën që i është bërë për të marrë pjesë edhe përfaqësues nga Kosova në këtë takim. “Ka ardhur koha që Kosova të jetë pjesëmarrëse me të drejta të plota në të gjitha aktivitetet e organizatës, për të realizuar në praktikë parimin e gjithë përfshirjes në bashkëpunimin rajonal. Për ne, mungesa e Kosovës në nismat rajonale e bën procesin e bashkëpunimit rajonal të mangët.”, u shpreh Ministri Bushati. Ky ishte takimi i fundit i organizuar nga Presidenca rumune, përpara se vendi ynë të marrë presidencën e organizatës për periudhën 2014-2015. S.S
Add new comment