Paloka: “Meta ka degraduar Kuvendin e Shqipërisë, nuk do të braktisim seancat ”

“Kryetari i Kuvendit, vuri edhe sot maskën e tij të hipokritit, duke u tallur me një çështje shumë më të mprehtë të parlamentarizmit në vend, siç është përjashtimi i Sali Berishës”, ky është reagimi që vjen nga Partia Demokratike për deklaratat e Ilir Metës në lidhje me vendimin e marrë prej institucionit që ai drejton ditën e djeshme. “Ilir Meta është në pozicionin që duhet të reflektojë thellë për përgjegjësitë e tij në këto kohë kur Kuvendi i Shqipërisë dhe salla e seancave, janë ndotur më shumë se asnjëherë nga kryeministri i vendit.”, vazhdon reagimi i bërë nga Edi Paloka, kryetar i Grupit Parlamentar të PD.
Paloka e akuzon Kryetarin e Kuvendit se ka degraduar institucionin që drejton. “Nuk është një drekë ngjalash, që mund të bësh gallatë, por përgjegjësi direke e Ilir Metës përjashtimi i denoncuesit, i lajmësit. Është përgjegjësi direkt e tij rrahja e shpatullave të deputetëve dhunues dhe ndëshkimi i deputetit të dhunuar. Në Parlamentin e drejtuar nga Meta, kryeministri e ka kërcënuar publikisht opozitën.”, ka thënë Paloka.
“Ne e bëmë të qartë, që nuk kemi vendim për t’u larguar nga Parlamenti, por mesa duket kjo maxhorancë, me arrogancën që po tregon ndaj opozitës në Parlament, ndaj atyre që u ka ndaluar bukën e gojës, me atë arrogancë që vepron edhe ndaj shoferëve të furgonëve, ndaj biznesmenëve, ka vendosur të veprojë edhe në Parlament, duke shkelur ligjin. Ne nuk u larguam, por kërkuam për më shumë se një orë që Parlamenti të kthejë vendimin antikushtetues, të kthejë procedurat antikushtetuese që ndoq.”, sqaron Paloka. S.S
Comments
Kush jua terhoqi veshin qe
<p>Kush jua terhoqi veshin qe nderruat mendje?</p><p>Apo lexuat neper blogje ku te gjithe urojne shporrjen tuaj nga parlamenti?</p>
Add new comment