Arkiv-Lajme

Një vit qeverisje, Rama para deputetëve: Tahirit duhet t’i kërkojnë ndjesë disa prej jush

Postuar në 23 Qershor, 2014 06:33

Është duke u mbushur kalendari i një viti pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Kreu socialist dhe kryeministri Edi Rama ka folur para deputetëve të grupit parlamentar duke thënë se falë punëve të mira të kësaj qeverie, shpresat për rilindjen jo vetëm nuk janë fikur por janë forcuar edhe më tej. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit Rama iu referua operacionit të policisë në Lazarat, duke përgëzuar policinë dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili sipas Ramës, “i ka sjellë një vlerë të shtuar qeverisë dhe Partisë Socialiste”.

Fillon mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE-së, nesër statusi për Shqipërinë

Postuar në 23 Qershor, 2014 06:16

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian janë mbledhur sot në Luksemburg në një takim dy ditor ku pritet të merret dhe një vendim për statusin kandidat për Shqipërinë. Në ditën e parë të punimeve nuk do diskutohet për Shqipërinë, ndërsa kjo çështje do të jetë në axhendë vetëm ditën e nesërme.
Para nisjes së mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, në një prononcim për EbS+ disa prej ministrave të Jashtëm kanë komentuar se nëse do jenë në krah të Shqipërisë apo jo nesër.

Greqi, kapet super-ngarkesa e heroinës, mbi dy tonë. Mes të arrestuarve, dhe një shqiptar

Postuar në 23 Qershor, 2014 05:56

Një nga sasitë më të mëdha të heroinës në nivel botëror është kapur në një anije çisternë në Elefsina. Bëhet fjalë për një sasi prej dy tonësh e 120 gramësh heroinë. Duke paraqitur të dhënat për këtë çështje, ministri grek i Marinës, Miltiadhis Varviciotis, deklaroi se "ata që besojnë se Greqia është një vend pa zot, do të zhgënjehen". "Vendi ka autoritete sigurie të afta dhe një polici bregdetare që lufton në të gjitha nivelet çdo ditë dhe të gjithë meritojnë përgëzime", theksoi ai.

“Të jashtëligjshmit” e Lazaratit, 40 familje nuk mbollën hashash se ishte harram

Postuar në 23 Qershor, 2014 05:19

Hashashi ishte “harram” për të paktën 40 familje të Lazaratit. Nuk kanë mbjellë ndonjëherë qoftë edhe një rrënjë të vetme kanabis sativa, e aq më pak të kenë mbajtur armë apo municion në shtëpi. Këtë nuk e kanë bërë, jo se ishte e jashtëligjshme, por sepse nuk ua lejon islami, thote G.Shqiptare. Bëhet fjalë për 40 familje, besimtarë të devotshëm të fesë islame, që nuk u tunduan kurrë, e as nuk xhelozuan fqinjët e shumtë që pasuroheshin shpejt me kultivim droge. 

Rama “thumbon” Ilir Metën!

Postuar në 22 Qershor, 2014 14:02

Kryeministri Edi Rama e ka kaluar fundjavën në Çorovodë, pas ftesës së Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për të parë nga afër potencialin turistik të kësaj zone. Vetë Rama është mahnitur nga kanionet e Osumit, gjë të cilën e ka shprehur edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri nuk ka kursyer as batutat ngacmuese ndaj aleatit politik dhe “mikpritësit” Ilir Meta. “Sinqerisht u ndjeva shumë keq që mu desh të bëhem thuajse 50 vjeç, për t’i parë kanionet, por pastaj u ngushëllova kur më thanë që edhe Iliri i ka parë këtë vit”, tha kryeministri Rama.

Hiqen reklamat dhe shkrimet nga akset rrugore. Haxhinasto paralajmëron 10-fishim të gjobave për shkelësit

Postuar në 22 Qershor, 2014 12:52

Vendosja e reklamave, logove apo shkrimeve nëpër ura, mbikalime apo nënkalime do të jetë një veprim i dënueshëm.Ministri i Transporteve dhe i Infrastrukturës Edmond Haxhinasto paralajmëroi se do të dhjetëfishohen gjobat e do të ndërhyhet që të mos ketë reklama në rrugët nacionale.

Këtë deklaratë, Haxhinasto e bëri pasi iu bashkua nismës së të rinjve të forcës së tij politike për pastrimin e një mbikalimi të mbushur me tabela reklamash e shkrime me logo kompanish.

n.k

Protestë e tensionuar mbi urën e Ibrit

Postuar në 22 Qershor, 2014 11:08

Vendosja e një barrikade të re mbi urën e Ibrit në Mitrovicë ka rikthyer sërish tensioned dhe përplasjet mes qytetarëve e forcave të rendit. Protesta e mbajtur për të kundërshtuar vendosjen e kësaj barrikade ka sjellë përshkallëzimin e situatës.

Gjatë manifestimit, protestuesit kanë ndezur dy autovetura, një të policisë e një civile.  Policia ka përdorur gaz lotsjellës e plumba gome për të shpërndarë turmën prej qindra protestuesish të cilët hidhnin gurë drejt forcave të rendit. Nga kjo përleshje janë shënuar disa të plagosur, si nga protestuesit, ashtu edhe nga forcat e rendit.

KESH “dëbon” bizneset e mëdha

Postuar në 22 Qershor, 2014 08:43

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm të gjitha bizneset e lidhura në tensionin e mesëm nuk do të blejnë më energji me tarifa të rregulluara nga kompania e shpërndarjes.  Ata do jenë subjekt të kontratave bilaterale me tregtarët dhe do ketë kontakte mes tyre dhe privatëve. “Ata nuk do punojnë më me CEZ, por do jenë të lirë të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në treg”, ka deklaruar për “Top Channel” Entela Çipa, këshilltare në Ministrinë e Energjitikës.

Sfida e rritjes së punësimit

Postuar në 22 Qershor, 2014 07:43

Vetëm gjatë katër viteve të fundit vendet e rajonit kanë mbyllur 800 mijë vende pune. Bazuar mbi këtë të dhëne çdo vit 200 mijë familje kanë ndjerë krizën ekonomike që përfshiu Evropën. Për t’i dhëne një frymëmarrje ekonomisë, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka hartuar strategjinë për 7 vendet e rajonit deri në vitin 2020.

Ish-ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle, i sëmurë me leuçemi

Postuar në 22 Qershor, 2014 06:28

Mediat gjermane dhe ato italiane njoftojnë se ish-ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle është i sëmurë nga leuçemia akute. Lajmi është konfirmuar nga  kreu i zyrës së Fondacionit të Westerwelles Alexandër Vogël, i cili ka kërkuar nga gazetarët që të mos bëjnë më shumë pyetje për gjendjen shëndetësore të tij, duke thënë vetëm se “ai  tashmë  ndodhet nën kurë”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme