Arkiv-Lajme

Kreu i OSBE-së në Tiranë: “Të zgjidhet çështja e AMA-s dhe RTSH-së”

Postuar në 25 Qershor, 2014 04:41

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Rauning ka bërë thirrje sot që Parlamenti të zgjedhë sa më shpejt anëtarët e AMA-s dhe të RTSH-së. “Këto vende vakante duhet të plotësohen me persona të cilët karakterizohen nga integriteti, aftësia, dhe bashkëpunimi”, është shprehur ai. Apeli vjen në një kohë kur këto plotësime duhet të ishin bërë.  Për më  tepër që RTSH-ja ka qenë pjesë e prekur posaçërisht në programin e PS-së përpara se të vinte ne pushtet, e megjithatë ky institucion, ose më mirë drejtimi i tij, ka mbetur ende pa zgjidhje konkrete.

s.z

Vdes aktori i njohur Eli Wallach

Postuar në 25 Qershor, 2014 04:33

Ka vdekur në moshën 98 vjeçare aktori i njohur Eli Wallach. Wallach, me origjinë hebreje nga Polonia, kishte marrë në vitin 2010 një Oscar nderi për aftësinë e dëshmuar në realizimin e një game të gjerë rolesh. Wallach ka luajtur në filma si “Padrino”, “Valsi i toreadorëve”, apo edhe “Salamandra”. Për publikun e gjerë ai është skalitur mirë me rolin e Tucos në filmin e Sergio Leone “I miri, i keqi dhe i shëmtuari”.

Artan Didi: “Droga në Lazarat, prova kryesore që akuzon kreun e komunës”

Postuar në 25 Qershor, 2014 03:36

Përfundimi i fazës kryesore policore në Lazarat e ka kaluar vëmendjen te drejtësia dhe plotësimi i dosjeve hetimore. Sot kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka folur për këtë çështje, duke nënvizuar madje se edhe për vetë kryekomunarin, Dasho Aliko, prova më e madhe kundër tij është situata e Lazaratit, ku u gjet drogë dhe armë dhe ku u bë rezistencë e armatosur. “Për të vendosur për masën e sigurisë kompetenca kalon tek prokuroria e më pas ia kërkon gjykatës. Ne përderisa kemi bërë procedim penal kemi prova, personi në fjalë duhet të përgjigjet.

Konferencë për Nolin dhe Revolucionin e Qershorit. “Mungojnë historianët “e djathtë”

Postuar në 25 Qershor, 2014 03:14

Akademia e Shkencave ka përkujtuar dje Revolucionin e Qershorit, një aktivitet që ishte paralajmëruar ditë më parë. Gazetat i kanë lënë vend pasqyrimit të aktivitetit, i cili është marrë me figurën e Fano Nolit. “Mapo” përcjell tri kumtetsa: atë të Nasho Jorgaqit, atë të Paskal Milos dhe atë të Pëllumb Xhufit. Duhet thënë se vlerësimet janë po ato, por Xhufi nuk i ka hequr asnjë presje krahasimit mes Nolit dhe Ahmed Zogut për të cilin është shprehur se përfaqësonte “krahun konservator, obskurantist dhe antikombëtar”.

Kor titujsh për statusin

Postuar në 25 Qershor, 2014 02:51

Gazetat e përditshme të Tiranës kanë mbajtur të gjitha si aperturë të tyren çështjen e statusit të vendit kandidat, duke i mëshuar më shumë idesë se çfarë përfitohet nga ky “hap i ri më pranë Europës”. Një analizë më konkrete është dhënë nga gazeta “Mapo”, e cila  ka botuar sot një intervistë me shefen e misionit tonë në BE, Mimoza Halii. “Statusi nuk do të ndikojë në jetën e qytetarëve”, thotë Halimi, e cila e krahason vendimin me atë për liberalizmin e lëvizjes. E megjithatë për ambasadoren tonë ky vendim ka shumë rëndësi për Shqipërinë, sidomos në planin politik.

I burgosuri shqiptar në Malandrino denoncon trajtimin çnjerëzor dhe njofton grevën e urisë

Postuar në 24 Qershor, 2014 16:14

Ka tentuar të kontaktojë me një ministri edhe me Avokatin e Popullit, por askush nuk i është përgjigjur. Prandaj, një i dënuar shqiptar në burgun e Malandrinos telefonoi për të denoncuar në A1 Report dhunën fizike dhe psikologjike që ushtrohet nga gardianët grekë ndaj të burgosurve shqiptarë. I dënuari Krenar Kureta ka kontaktuar përmes telefonit me A1 Report duke bërë publike hyrjen në grevë të të burgosurve shqiptarë për trajtimet dhe kushtet çnjerëzore që ata hasin në burgun e Malandrinos, ndërkohë që shton se u është bërë presion nga ana e gardianëve për të dalë nga greva e urisë.

Falenderim për Policinë e Shtetit në Pallatin e Brigadave. Dasho Aliko procedohet penalisht

Postuar në 24 Qershor, 2014 14:58

Ndërkohë që Lazarati “ende nuk ka mbaruar”, kryeministri Rama takoi sot në Pallatin e Brigadave, forcat e Policisë së Shtetit, në shenjë falënderimi për kontributin e secilit në operacionin në Lazarat kundër krimit dhe lëndëve narkotike. Kryeministri përshëndeti dhe takoi një nga një efektivët e policisë. I shoqëruar nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, Rama mbajti fjalimin e tij  për të falënderuar dhe për t’i dhënë mirënjohjen forcave të Policisë së Shtetit.

Italia del jashtë Botërorit! Humbje fatale me Uruguajin, Markizio del me karton të kuq

Postuar në 24 Qershor, 2014 12:55

Fuori!!! Italia duhet të bëjë një lojë të dobët ndeshjen e parë të çdo botërori, për të patur më shumë shanse më vonë. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ndeshja e shkëlqyer me Anglinë, dhe dy humbjet e njëpasnjëshme me Kosta Rikën dhe Uruguajn, që e nxjerrin kombëtaren axurre jashtë kompeticionit Brazil 2014.  Është grupi i çudive, ku Anglia dhe Italia mbeten jashtë, por edhe tregues i dobësisë së kombëtareve europiane deri tani. Humbja 1-0 e djemve të Prandelit erdhi me një gol të Diego Godin në të 81-ën minutë, teksa Italia kishte mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Markizios.

Një bandit serb ekspozon UDB-në. Goluboviç: Më kërkuan të vras një shqiptar

Postuar në 24 Qershor, 2014 11:15

Njeriu i njohur serb i krimit, Kristijan Goluboviç, i cili është shprehur më herët mbi kushtet e të burgosurve shqiptarë në Greqi, ka nxjerrë në shesh të gjithë veprimtarinë kriminale që organizon UDB-ja.

Ai ka folur për rekrutimin që iu bën kjo organizatë kriminelëve, me qëllim që ata t’u shërbejnë qëllimeve që ka UDB-ja, raporton Alsat-M. Në emisionin “Në Qendër” të gazetarit maqedonas Vasko Eftov, Goluboviç ka folur edhe për vrasjen e shqiptarit Enver Hadri. Sipas tij, Enveri mund të jetë vrarë nga dega e UDB-së në Mal të Zi.

FIFA përjashton gjyqtarin që i anulloi dy gola Meksikës kundër Kamerunit. Dyshime edhe për rryshfet

Postuar në 24 Qershor, 2014 10:00

FIFA ka përjashtuar gjyqtarin kolumbian Humberto Clavijo, i cili anuloi dy gola, që në përsëritje dukeshin të rregullt gjatë ndeshjes Meksikë-Kamerun, në dëm të amerikano- latinëve. Organi më i lartë i futbollit botëror bëri të ditur se vendimi vjen për shkaqe teknike. Saktësimi i FIFA-s vjen pas akuzave që kanë rënduar mbi gjyqtarin, i cili dyshohet se ka marrë edhe ryshfet. Mjegullnaja mbi gjyqtarët nuk përfundon me kaq.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme