Arkiv-Lajme

Gjermani dhe SHBA mes 16 më të mirave, ikën Portugalia e Gana!

Postuar në 26 Qershor, 2014 14:02

Gjermania dhe SHBA janë dy skuadrat që u kualifikuan për në 16 më të mirat e botërorit që po zhvillohet në Brazil, pas mbylljes së ndeshjeve në grupin G. Gjermania arriti të fitonte ndaj SHBA me rezultatin 1-0, duke hedhur poshtë edhe aludimet qe qarkulllonin në media për një kompromis të mundshëm për ta mbyllur takimin në barazim. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Tomas Myler në fillim të pjesës së dytë.  

Artan Hoxha nxjerr në dritë një sulm të paraportuar të Berishës mbi Santon pronar mediash

Postuar në 26 Qershor, 2014 13:39

Gazetari i njohur i Kronikës, Artan Hoxha ka publikuar një shënim në profilin e tij në facebook, ku zbulon një detaj nga një bisedë që ka pasur me të më 14 maj 2014. Një ditë më përpara, S. Berisha i kish përmendur emrin në një bisedë me gazetarët, dhe ajo që kuptohet ishte se, sipas tij, Santo ish pjesë e një aksioni për të mbuluar problemet me drogën të kësaj maxhorance.

Kokëdhima thekson se “Banka e Santos ishte e vetmja bankë shqip”; dhe uron që vrasësit të përfundojnë në ferr

Postuar në 26 Qershor, 2014 13:22

Deputeti i PS-së, sipërmarrësi Koço Kokëdhima, në një deklaratë lamtumire për Artan Santon kujton bisedën e fundit që ka bërë me të. Ka qenë mbrëmë. Dhe më tej, Kokëdhima veçon faktin se banka ‘Credins’ “ishte qysh në themelim dhe do të mbetet dhe pas Santos ndër të paktat banka që mendojnë, dëgjojnë dhe shërbejnë shqip; tek Santo dhe banka e tij kanë gjetur zgjidhje nevojat e biznesmenëve; ai dhe stafi i tij sinjifikonin vetë zgjidhjen!” 

Sting me një profil prindi: “Fëmijët e mi duhet të punojnë”

Postuar në 26 Qershor, 2014 12:23

Sting është shfaqur me një intervistë në “Daily Mail” ku ka folur gjerë e gjatë për aspekte të shumta të krijimtarisë dhe të jetës së tij. “DM” ka kapur një moment si titull, atë të kalimit të pasurisë së Sting, që është diku te 180 milionë stërlina, te fëmijët e vet.  Këngëtari i njohur mendon se kjo nuk ka për të ngjarë, pasi ai ka mendimin se ata duhet të punojnë dhe të ecin vetë në jetë. “Të jesh fëmija im nuk është si të jesh në piknik. Është e vështirë për ta. U kam thënë se nuk do të ketë shumë para pasi ne po i shpenzojmë. Fëmijët e mi duhet të punojnë.

Idrizi kërkon një minutë heshtje me rastin e 70-vjetorit të ngjarjeve të Çamërisë. “Humbëm një bastion të ekzistencës sonë etnike”

Postuar në 26 Qershor, 2014 11:17

Shpëtim Idrizi i PDIU-së ka folur sot në Parlament për datën përkujtimore të atij që e quajti genocidi ndaj popullsisë çame. Bëhen 70-vjet nga ngjarja e rëndë, e cila rezultoi dramatike për komunitetin shqiptar-çam në Greqi dhe me këtë rast Idrizi kërkoi që të mbahet një minutë heshtje. Është me rëndësi një fragment i fjalës së tij në seancë: “Sot kam dalë para jush, jo thjesht për një ritual të përvitshëm, i nisur që në 2004-n.

Lufta e Parë Botërore, ceremoni në Bosnje në datën 28 qershor. 1914, një vit që sillet si model analize edhe për situatën e sotme

Postuar në 26 Qershor, 2014 09:34

Sarajeva pritet të kthehet në qendër të vëmendjes këto ditë për shkak se në datën 28 qershor aty do të përkujtohet vrasja e Arkidukës Ferdinand nga serbo-boshnjaku Gavrillo Princip, anëtar i organizatës “Bosnja e re”. Është një ngjarje që pranohet se i dha shkas nisjes së Luftës së Parë Botërore, ndonëse analiza historike pranon se ajo ishte konkluzion i divergjencave shumë të mëdha mes fuqive kryesore europiane. Por teksa Europa kujton me dhimbje të pashlyeshme luftën, serbët mendojnë se Princip është hero, një nacionalist.

Kosovë, KQZ-ja publikon rezultatet zyrtare. Thaçi në vend të parë, Pacolli mbetet jashtë Parlamentit. Procesi për qeverinë e re ende pa zgjidhje

Postuar në 26 Qershor, 2014 09:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezultatet përfundimtare, zyrtare të zgjedhjeve të 8 qershorit. Konfirmohet se PDK-ja e Hashim Thaçit është në vend të parë, në vend të dytë renditet LDK-ja me një diferencë pre 5% nga koalicioni i PDK-së, vijon Vetëvendosja me 13,59% e me radhë. Lajmi është që AKR-ja e Behgjet Pacollit konfirmohet që nuk hyn dot në Parlament duke zgjidhur edhe hamendësimet për manipulim.

“E drejta për t’u harruar”, Google nis heqjen e disa të dhënave nga kërkimi online. 41 mijë kërkesa në 4 ditë

Postuar në 26 Qershor, 2014 07:42

Google ka nisur sot të heqë disa rezultate kërkimi, kryesisht të dhëna individuale, si pasojë e një vendimi të Gjykatës Europiane të datës 13 maj. Vendimi në fjalë i urdhëronte Google-it që të lëvizte nga aksesimi online, si e dhënë që rezulton nga kërkimi, të një artikulli të një 15-vjeçari lidhur me falimentimin e një qytetari spanajoll. Kjo pasi e dhëna që rezultonte në internet u konsiderua shkelje privatësie dhe binte ndesh me të ashtuquajtrën “e drejta për t’u harruar”.

Ekzekutimi i biznesmenit Santo, reagon kryeministri dhe kreu i opozitës. Publikohet edhe një foto që mendohet se është e autorëve të vrasjes

Postuar në 26 Qershor, 2014 07:17

Kryeministri Edi Rama dhe kreu I PD-së Lulzim Basha kanë reaguar sot lidhur me vrasjen e biznesmenit Artan Santo, duke e konsideruar një akt tronditës.  Ndërkohë Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 100 mijë euro për çdo informacion për ekzekutorët. Mediat kanë publikuar edhe një foto, shkëputur nga filmime ndoshta, që mendohet se u përket vrasësve në momentin e largimit nga ngjarja dhe që është realizuar në kryqëzimin e Librit Universitar.

Deklaratë: Këshilli Drejtues dhe Aksionarët e Credins

Postuar në 26 Qershor, 2014 06:52

Të tronditur thellë nga ngjarja e rëndë, ku humbi jetën drejtori ekzekutiv i Bankës Credins, zoti Artan Santo, gjejmë forcën tí shprehim ngushëllimin tonë të sinqertë familjes  dhe bashkëpunëtorëve tanë.

 

Këshilli Drejtues i Bankës Credins është mbledhur sot dhe në zbatim të Statutit dhe kuadrit rregullativ në fuqi, mori vendimet e duhura për të siguruar vazhdimësinë e veprimtarisë normale të institucionit tonë.

 

Informojmë publikun e gjerë dhe depozituesit se veprimtaria e Bankës Credins vazhdon normalisht aktivitetin në të gjitha degët e saj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme