“E drejta për t’u harruar”, Google nis heqjen e disa të dhënave nga kërkimi online. 41 mijë kërkesa në 4 ditë

Postuar në 26 Qershor, 2014 07:42

Google ka nisur sot të heqë disa rezultate kërkimi, kryesisht të dhëna individuale, si pasojë e një vendimi të Gjykatës Europiane të datës 13 maj. Vendimi në fjalë i urdhëronte Google-it që të lëvizte nga aksesimi online, si e dhënë që rezulton nga kërkimi, të një artikulli të një 15-vjeçari lidhur me falimentimin e një qytetari spanajoll. Kjo pasi e dhëna që rezultonte në internet u konsiderua shkelje privatësie dhe binte ndesh me të ashtuquajtrën “e drejta për t’u harruar”. Ndërkohë Google bën me dije se brenda vetëm 4 ditëve pasi publikoi një formular online për këtë qëllim, pati më shumë sesa 41 mijë kërkesa dhe sipas zëdhënësve të kompanisë çdo kërkesë duhet përpunuar në mënyrë individuale. Në vëmendje të kritikave nga Europa ka qenë edhe Facebook dhe pothuajse për të njëjtën arsye, pra aksesimin e të dhënave personale.

http://www.reuters.com/article/2014/06/26/us-google-searches-eu-idUSKBN0...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.