Arkiv-Lajme
Deklaratë: Këshilli Drejtues dhe Aksionarët e Credins
Të tronditur thellë nga ngjarja e rëndë, ku humbi jetën drejtori ekzekutiv i Bankës Credins, zoti Artan Santo, gjejmë forcën tí shprehim ngushëllimin tonë të sinqertë familjes dhe bashkëpunëtorëve tanë.
Këshilli Drejtues i Bankës Credins është mbledhur sot dhe në zbatim të Statutit dhe kuadrit rregullativ në fuqi, mori vendimet e duhura për të siguruar vazhdimësinë e veprimtarisë normale të institucionit tonë.
Informojmë publikun e gjerë dhe depozituesit se veprimtaria e Bankës Credins vazhdon normalisht aktivitetin në të gjitha degët e saj.
Vizion Plus-Reagimet për përgjimet e “NSA”
Ministria e Jashtme nuk ka asnjë reagim zyrtar pas lajmit te publikuar ne Gazetën “Washington Post” se Shqipëria është një prej 193 vendeve qe përgjon Agjencia Amerikane e Sigurisë NSA. Sipas kësaj ministrie, lajmi nuk është konfirmuar nga asnjë burim zyrtar veç publikimit ne media.
Presidenti i KE-së Barroso, në datën 30 qershor do të jetë në Tiranë
Presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso pritet të vizitojë Tiranën në datën 30 qershor. Me këtë rast Barroso do të mbajë edhe një fjalë në Kuvendin e Shqipërisë, me siguri duke mbajtur në fokus marrjen e statusit të vendit kandidat dhe procesin e integrimit të Shqipërisë. Po kështu Barroso do të takohet edhe me drejtuesit kryesorë të institucioneve të vendit. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Kuvendit Ilir Meta në seancën e sotme plenare.
s.z
Arrestime në Kosovë për përfshirje në veprimtari terroriste. Dyshohet për lidhje edhe me grupin ISIS
Në pikën doganore Hani i Elezit në Kosovë policia ka arrestuar tre persona që dyshohen se janë përfshirë në veprimtari terroriste, mediat kosovare njoftojnë për operacionin e policisë dhe për faktin se tre të ndaluarit po merren në pyetje në Prishtinë. Bëhet fjalë për persona të angazhuar në konfliktet në Lindjen e Mesme dhe që në zbatim të legjislacionit të ri në Kosovë plotësojnë kushtet e veprës penale.
Presidenca greke e BE-së: “Marrja e statusit nga Shqipëria stabilizon Ballkanin Perëndimor”
Presidenca greke e BE-së po shkon drejt fundit për t’i lënë radhën asaj italiane. Kështu, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Be-së ka mbajtur mbledhjen e fundit nën presidencën greke dhe atu kryesuesi i saj, ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangleos Venizellos ka dhënë një konsideratë edhe për statusin që mori Shqipëria. “Këshilli vendosi t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse stabilizon Ballkanin Perëndimor, promovon marrëdhëniet Greqi-Shqipëri, e cila e ka kuptuar se sa i madh ka qenë kontributi i presidencës greke.
Reforma territoriale, shoqatat e Himarës përsërisin kërkesën për ndarjen e re dhe paralajmërojnë referendum
Gazeta “Panorama” i ka lënë sot një hapësirë problemit të Himarës dhe reformës territoriale që lidhet me këtë njësi. Kështu janë bërë disa shoqata, si “Bregdeti”, organizata “OMONIA”, PBDNJ, Shoqata e Grave Himarjote, por edhe degae PR-së që kanë hartuar një letër dhe ia kanë drejtuar kryeministrit. Kërkesa është që të shmanget bashkimi me Vranishtin, përndryshe populli i kësaj njësie ka të drejtën e një referendumi.
Artan Santo humb jetën. “A1 Report” raporton se atentatorët kanë biseduar paraprakisht me të
Artan Santo duket se ka humbur jetën nga atentati i mëngjesit të sotshëm. Nga raportimet në terren i të gjithë gazetarëve dhe nga informacionet e marra nga policia, konfirmohet lajmi i humbjes së jetës. Ndërkohë ka nisur edhe puna për rindërtimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Kështu “A1 Report” bën me dije se roja e sigurisë së bankës, ku edhe është ekzekutuar Santo, dëshmon se atentatorët kanë folur paraprakisht me viktimën dhe mandej kanë qëlluar mbi të.
Qëllohet në zonën e Bllokut Artan Santo, kreu i bankës “Credins”
Është qëlluar në Tiranë në zonën e ish-Bllokut biznesmeni Artan Santo. Santo kreu i bankës “Credins” është qëlluar nga dy persona me motor dhe lajmet e para janë për një gjendje të rënë të tij. Gjithsesi duhet konfirmimi zyrtar i policisë për faktin nëse Santo ka humbur jetën ose jo.
s.z
Sondazhi i BSA, 75% e programeve kompjuterike që përdoren në Shqipëri janë pirate. Pra jolegalë
Business Software Alliance, një organizëm që operon në mbi 60 vende dhe që përfaqëson të gjitha sipërmarrjet e sektorit të software-ve dhe prodhuesve të hardware-ve, ka realizuar së fundmi një sondazh mbi përdorimin e software-ve pirate në vende të ndryshme. 43%, ose gati gjysma e kompjuterëve përdor programe pirate. Vendi me treguesit më të lartë të përdorimit të programeve pirate është Zimbabve me 92%, kurse vendi me nivelin më të ulët, është SHBA me vetëm 18%. Shqipëria kategorizohet në listën e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore dhe shifra që i faturohet asaj shkon në 75%.
Gary Oldman “kapet mat” në deklarata me përmbajtje antisemite. Por kërkon falje, madje pranon me zë të lartë se “hebrejtë janë populli i zgjedhur”
Aktori i mirënjohur britanik Gary Oldman është përfshirë së fundmi në një situatë jo pak të sikletshme për shkak të disa komenteve në një intervistë dhënë për “Play Boy”. Ai është pyetur për gjendjen e Mel Gibson, aktorit tjetër, që kohët e fundit po kalon një periudhë të vështirë. Komentet e Oldman janë kuptuar pak a shumë kështu: kjo e Gibson është pasojë e kontrollit të Hollywood nga hebrejtë, meqë mbrojtja e tij nënkupton edhe mbrojtjen e sharjes që Gibson ka bërë për hebrejtë në gjendje të dehur. Por Lidhja Kundër Shpifjes ka reaguar.