Presidenca greke e BE-së: “Marrja e statusit nga Shqipëria stabilizon Ballkanin Perëndimor”

Presidenca greke e BE-së po shkon drejt fundit për t’i lënë radhën asaj italiane. Kështu, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Be-së ka mbajtur mbledhjen e fundit nën presidencën greke dhe atu kryesuesi i saj, ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangleos Venizellos ka dhënë një konsideratë edhe për statusin që mori Shqipëria. “Këshilli vendosi t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse stabilizon Ballkanin Perëndimor, promovon marrëdhëniet Greqi-Shqipëri, e cila e ka kuptuar se sa i madh ka qenë kontributi i presidencës greke. I dërgojmë një mesazh miqësie, bashkëpunimi, Shqipërisë, qeverisë shqiptare, sistemit politik shqiptar”, është shprehur Venizelos, I cili ka shtuar se shpreson që marrja e statusit të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë të mundshme nga pala shqiptare.
http://www.ata.gov.al/statusi-venizelos-mesazh-miqesie-e-bashkepunimi-13...
s.z
Add new comment