Vizion Plus-Reagimet për përgjimet e “NSA”

Ministria e Jashtme nuk ka asnjë reagim zyrtar pas lajmit te publikuar ne Gazetën “Washington Post” se Shqipëria është një prej 193 vendeve qe përgjon Agjencia Amerikane e Sigurisë NSA. Sipas kësaj ministrie, lajmi nuk është konfirmuar nga asnjë burim zyrtar veç publikimit ne media.
Nga ana tjetër, i lehtësuar nga diplomacia qe dikton posti, ish-Ministri i Jashtëm Aldo Bumçi deklaron se nuk sheh asgjë gje negative tek përgjimet e NSA, pasi Shtetet e Bashkuara te Amerikës kane mbrojtur gjithnjë interesat e shqiptareve. Aspak ngurues është ne deklarata edhe anëtari socialist i Komisionit te Sigurisë Xhemal Qefalia madje ai ka një këndvështrim tjetër, ndërsa deklaron se çdo shtet ka sekretet e tij.
Skandali i përgjimeve amerikane shpërtheu një vit më parë, pasi agjenti i CIA-s dhe NSA-së, Eduard Snouden publikoi të dhënat tronditëse. Mes vendeve dhe liderëve të mbikëqyrur ishte edhe Gjermania e kancelarja e saj Merkel, si dhe Brazili, Spanja e Franca.
Comments
Po mire mo cfare reagimi
<p>Po mire mo cfare reagimi pretendojne keta te kete : 193 vende eshte gjith bota. Gazetaret ketu jan copa injorantesh qe sja kan fare iden se cfare dreqin po thon. dmth lajm sipas ktyre ne qenkerka se USA po pergjon gjith Boten dhe..... tada : EDHE SHQIPERIA BEN PJESE NE KETE BOTE.</p>
Add new comment