Arkiv-Lajme
Atentati ndaj Santos, killera me uniformë dhe revolver me mulli, dyshime për të huaj
Ende mbeten të paidentifikuar dy personat me maska dhe me motor të cilët kanë qëlluar dhe vrarë me armë, bankierin biznesmenin Artan Santo. Burime nga hetimi kanë bërë të ditur se, dyshohet se dy atentatorët janë të huaj dhe mbi këtë pistë po hetohet. Në vëmendje është sjellë edhe një raport i SHISH disa vite më parë se, në Shqipëri po vinin vrasës me gomone nga vendet fqinje.
Video ku Artan Santo sulmohej nga Berisha gjendet në celularin e tij
Video ku Artan Santo fyhej nga ish-kryeministri Sali Berisha është gjetur në aparatin telefonik të biznesmenit të ndarë nga jeta ditën e djeshme pas një atentati. Ky fakt është zbuluar nga hetimet e deritanishme. Ekzistenca e kësaj video është konfirmuar edhe nga ana e gazetarit Artan Hoxha i cili ka postuar videon në rrjetin e tij social “Facebook”.
Poroshenko firmos marrëveshjen e asocimit me BE, këshilltari i Putin: Ai është nazist
Ukraina ka firmosur sot Marrëveshjen e Asocimit me Bashkimin Evropian. ”Kjo është një ditë historike për vendin tim, dita më ë rëndësishme që nga pavarësia e Ukrainës. Ky akt është demonstrimi më i mirë sesi gjërat mund të ndryshojnë rrënjësisht, brenda një kohe të shkurtër, nëse për këtë gjë ekziston vullneti i duhur dhe nëse njerëzit e kërkojnë më dëshirë këtë”, deklaroi presidenti ukrainas, Petro Poroshenko pas mbërritjes në takimin e BE-së për të firmosur pjesën e dytë dhe të fundit të Marrëveshjes së Asocimit me unionin.
Vrasja e Santos: Ardian Vehbiu u bën apel politikanëve që “të qajnë pa zë”
Sa herë që ndodh një gjë e rëndësishme e natyrës jo politike në Shqipëri, sidomos kur kjo gjë është një ngjarje tragjike, të parët që nguten të shprehen janë politikanët. Edhe dje, teksa u mor vesh se kishin vrarë Artan Santon, versionet online të gazetave zunë të raportonin deklaratën e njërit apo tjetrit syresh.
Santo u rrëfeu miqve dy javë më parë se e ndiqnin me motor
Gazeta “Panorama”shkruan sot se dy javë para se të vritej në atentatin me armë para bankës që drejtonte, Artan Santo kishte folur për një motor të dyshimtë që e ndiqte pas makinën e tij.
Më datë 12 qershor ai ishte nisur nga Tirana për te Mali I Robit në Durrës, ku do të darkonte me disa miq. Përgjatë gjithë rrugës ka pikasur një motor të madh sportiv që ecte gjithmonë pas makinës.
Për vrasjen e Santos u paguan 300 mijë euro. Pistat kryesore të hetimeve: "Prishtina Center", ARMO dhe ortakët
Deri tani edhe pse të gjitha mediat kanë folur për ekzekutim me vrasës me pagesë, asnjë media nuk ka folur për pistat e mundshme që çuan në vrasjen e Artan Santosit.
E para që e bën një gjë të tillë është gazeta “Shqiptarja.com”, e cila thotë se për vrasjen e biznesmenit të njohur janë paguar 300 mijë euro.
Nëna e të arrestuarit për vrasjen e Artan Santos: Motori që është publikuar në media nuk është i njëjti me atë që ka djali im
Familjarët e një prej të ndaluarve për vrasjen e Artan Santos, deklarojnë se motori i përdorur nga vrasësit për ekzekutimin e biznesmenit nuk është motori i Klodjan Gjozi.
Klodjani u arrestua nga policia bashkë me kushëririn e tij, Saimir Gjozi, teksa punonin në fshatin Gjuricaj të Fushë-Krujës.
Nëna e Klodjanit pohon për “Panoramën” se prej tre muajsh mjeti ndodhet në një autoservis në hyrje të aeroportit të Rinasit për ta shitur.
“Motori që është publikuar në media nuk është i njëjti me atë që ka djali im, ndaj ndalimi nga ana e policisë e cilësoj si të padrejtë.”
Santo: "Të vdekurit nuk duhet të dalin kurrë nga shtëpitë e tyre"
Ai nuk e dinte se do të ikte kaq shpejt, por sërish nuk e kishte problem që të fliste për vdekjen. Madje, as të trembej prej saj. Të vetmen gjë që ai duket se e ka pasur frikë, ka qenë fakti se kur të vdiste një ditë, trupin e tij do e nxirrnin nga shtëpia e tij, gjë që nuk e ka dashur kurrë. "Të vdekurit nuk duhet të dalin kurrë nga shtëpitë e tyre". Ky ka qenë amaneti i fundit i biznesmenit të njohur Artan Santo, i cili humbi jetën mëngjesin e djeshëm në mënyrë tragjike, pas atentatit mafioz në afërsi të "Bankës Credins", në hyrje të zonës së ish-Bllokut.
Serbët rikthejnë në Kosovë përmendoren e Millosh Obiliqit. Përurimi sot në Graçanicë
Serbët e Kosovës do të përurojnë sot në Graçanicë përmendoren e Millosh Obiliqit. Ajo është vendosur aty me propozim të Kuvendit Komunal, nisur nga kërkesa e kryetarit Branimir Stojanoviç. Ka patur një përmendore tjetër në Obiliq, por ajo është prishur në vitin 1999. Obliqi, ose Kobiliqi siç njihet me një tjetër mbiemër, hyn në histori me betejën e Fushë-Kosovës, ku ai goditi dhe la të vdekur sulltan Muratin I. Në planin politik vendosja e përmendores, padyshim rikonfimon qasjen serbe për historinë.
Kostot e çështjes “Snowden”; Berlini ndërpret kontratën me Verizon, kompaninë e dytë më të madhe në SHBA
Vijnë pasojat e para ekonomike nga rrjedhja e informacionit të realizuar nga Edward Snowden. Kështu së fundmi Gjermania ka vendosur të anullojë kontratën e vet me kompaninë amerikane Verizon Comunications. Siç bëhet e ditur kjo masë ka ardhur si pasojë e zbulimeve të Snowden dhe faktit se mbikëqyrja informative e realizuar nga NSA-ja amerikane realizohej përmes asistencës së kompanive që operojnë në fushën e komunikimeve.