Arkiv-Lajme

Nuk njohin shtetin e s’deklarojnë as pasurinë! Kallëzohen penalisht 31 zyrtarë nga veriu i Kosovës

Postuar në 29 Qershor, 2014 07:24

Agjencia Kundër korrupsionit në Kosovë ka kallëzuar penalisht për mosdeklarim pasurie me dhjetëra zyrtarë, mes të cilëve 31 nga komunat në veri të vendit. Mediat në Kosovë raportojnë se detyrimi për deklarimin e pasurisë po refuzohet nga një pjesë e madhe e zyrtarëve komunalë në veri të vendit.

“Kosova Sot” shkruan se përveç mosnjohjes së shtetësisë së Kosovës, zyrtarët në veri hezitojnë edhe të respektojnë detyrimin për deklarimin e pasurisë.

Femrat marrin "komandën" edhe në biznesin shqiptar

Postuar në 29 Qershor, 2014 05:38

Vitet e fundit në Shqipëri po vërehet një rritje e numrit të kompanive që drejtohen nga femrat. Kështu shkruan sot gazeta “Shqip”, duke analizuar të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave.

Shtohen taksat për makinat. 1000 lekë për autoveturat, 1500 për mjetet e tjera

Postuar në 29 Qershor, 2014 04:09

Të gjithë ata që kanë në pronësi një automjet, u shtohet një taksë e re që do të paguhet bashkë me taksën e qarkullimit. Ndryshimet e bëra në ligjin “Për taksat vendore”, që ka mbërritur në Kuvend, përveçse bëjnë disa përshtatje për sistemin e-taxation, përcaktojnë detyrime të reja për qytetarët. Efekti i dy taksave shtesë për makinat dhe telefonat llogaritet 6 milionë dollarë.

Media ngre pikëpyetje dhe jep detaje të reja mbi vrasjen e bankierit Artan Santo

Postuar në 29 Qershor, 2014 02:49

Shtypi shqiptar vijon të sjellë detaje të reja rreth ngjarjes së ndodhur tre ditë më parë, ku u ekzekutua bankieri Artan Santo. Televizioni “Ora News” raporton për gjetjen e dy skafandrave të ngjashme me ato që kanë përdorur ekzekutuesit, duke ngritur pikëpyetje nëse ato i përkasin vrasësve. Skafandrat janë gjetur një ditë më parë gjatë një kontrolli të ushtruar në ambjentet e një biznesi, që u përket disa vëllezërve kosovarë në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin.

Shkrumbohet pas mesnate “Brazili i Fushë-Krujës”

Postuar në 29 Qershor, 2014 01:20

Një zjarr i madh ka përfshirë një restorant në rrugën Tiranë-Fushë Krujë. Ka qenë ora 02:00 pas mesnatës së 29 qershorit kur në restorant janë parë flakë të shumta. “Ora News” raporton se zjarri ka rënë në restorantin e njohur me emrin “Brazili i Ri” dhe flakët e kanë shkrumbuar të gjithë lokalin. 

Dëmet në restorant janë shumë të mëdha. Forcat e zjarrfikësve mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të neutralizuar flakët e zjarrit. Ndërsa forcat e policisë po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Presidenti serb sulmohet nga shtetasit e tij: Tradhtar, ti e ke shitur Kosovën. Nikoliç: Ju jeni budallenj

Postuar në 28 Qershor, 2014 16:03

Festa e minoriteti serb në Kosovë u shndërrua në një tubim fyerjesh dhe sharjes me këtyre qytetarëve dhe Presidentit Tomislav Nikoliç në Gazimestan. Pasi një grup të rinjsh filluan ta thërrisnin “Tradhtar, ti e ke shitur Kosovën”, kjo ka bërë që presidenti serb në një moment të humbë durimin dhe u ka thënë “budallenj” turmës që brohoriste.

Statusi kandidat, Rama feston në Pallatin e Brigadave, Basha te Liqeni Artificial

Postuar në 28 Qershor, 2014 14:37

Marrja e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian është festuar këtë të shtunë në kryeqytet në dy ceremoni të veçanta. Kryeministri Rama mblodhi në Pallatin e Brigadave politikanë, diplomat, përfaqësues të medies, artit kulturës dhe botës akademike për të kremtuar këtë hap të rëndësishëm për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në familjen evropiane.

Ekzekutimi i Santos, prokuroria merr në pyetje vëllain e “baronit” të drogës, Kujtim Çelën

Postuar në 28 Qershor, 2014 14:27

Policia e Shtetit së bashku me Prokurorinë kanë marrë në pyetje për vrasjen e Artan Santos shtetasit Astrit Bushi dhe Kujtim Çela. Këta shtetas qëndrojnë në burg nën akuzën e trafikimit të drogës, pas zbulimit të një laborator kokaine në një vilë në Mamurras.

Basha: Mazhoranca ofron vetëm pasiguri për jetën, pronën dhe ekonominë

Postuar në 28 Qershor, 2014 07:59

Pasiguri për jetën dhe pronën dhe situatë të rënduar ekonomike, kjo është ajo që ofron mazhoranca e sotme sipas kreu të PD, Lulzim Basha. I pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të PD në Elbasan, Basha ka thënë se “mungesa e shpresës me këtë mazhorancë, është togfjalëshi që shoqëron sot shoqërinë”.

Arben Malaj: Forcimi i institucioneve,jo i individëve me pushtet ekonomik e politik është sfida për vendin

Postuar në 28 Qershor, 2014 06:30

Forcimi i institucioneve më shumë sesa i individëve me pushtet ekonomik dhe politik është rruga më e mirë për sfidat e një vendi. Kjo është zgjidhja ekonomike për vendin tonë që jep Arben Malaj në një intervistë për gazetarin Alfred Lela në gazetën “Mapo”. Sipas tij ky mund të jetë rruga më e vështirë për tu realizuar, por është më e qëndrueshme dhe krijon bazamente të forta.  

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme