Statusi kandidat, Rama feston në Pallatin e Brigadave, Basha te Liqeni Artificial

Postuar në 28 Qershor, 2014 14:37

Marrja e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian është festuar këtë të shtunë në kryeqytet në dy ceremoni të veçanta. Kryeministri Rama mblodhi në Pallatin e Brigadave politikanë, diplomat, përfaqësues të medies, artit kulturës dhe botës akademike për të kremtuar këtë hap të rëndësishëm për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në familjen evropiane.

Ndërsa kryebashkiaku Lulzim Basha çeli më vete festimet, 30 minuta para ceremonisë së Kryeministrisë. Edhe pse kishte një ftesë nga kreu i qeverisë Rama për të qenë në kremtimin për statusin, kryebashkiaku Basha organizoi ceremoninë festive pranë Amfiteatrit të Liqenit Artificial në Tiranë.

Ish-presidenti, Rexhep Mejdani, zv/kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ambasadori i Bashkimit Evropian, Clive Rumbold, përfaqësues të medies etj, ishin disa nga të pranishmit në këtë festë. Ndërsa kryeministri Sali Berisha edhe pse kishte marrë një ftesë nga kreu i qeverisë Rama, zgjodhi të bëhet pjesë e kremtimeve të organizuara nga Lulzim Basha. S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.