Arkiv-Lajme

Haradinaj “i pret oksigjenin” Thaçit: Askush nuk bashkohet me PDK-në, as Albin Kurti

Postuar në 30 Qershor, 2014 14:34

Edhe pse ai ka marrë detyrën e krijimit të qeverisë, opozita në Kosovë mesa duket nuk do t’i lërë hapësira kryeministrit aktual Hashim Thaçi krijimin e qeverisë së ardhshme. Partitë opozitare të LDK-AAK-NISMA, të cilat kanë formuar një koalicion paszgjedhor, kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e Vetëvendosjes ku kanë biseduar për qeverinë e re të Kosovës që pritet të drejtojë për 4 vitet e ardhshme Kosovën.

Fle Benzema, por zgjohet Pogba. Franca kalon me mundime Nigerinë

Postuar në 30 Qershor, 2014 13:09

Franca mposht Nigerinë dhe përparon drejt çerekfinaleve të Botërorit Brazil 2014. Ishte një përballje që nuk “pasqyrohet” nga rezultati 2-0, pasi ekipi i De Shampsit vuajti shumë, sidomos pjesën e parë. Benzema dhe Zhiru nuk ishin në formën më të mirë, por në gjysmë orën e fundit, sulmet dhe rastet franceze ishin të njëpasnjëshme, përballë portierit të talentuar Enijama. Golat erdhën nga Pol Pogba me kokë, dhe një autogol i nigerianëve provokuar me De Guzman, vulosi rezultatin.

a.k

FMN miraton dhënien e pjesës së parë të huasë për Shqipërinë. Shënohet rritje e eksporteve

Postuar në 30 Qershor, 2014 13:01

Shifra e rritjes së eksporteve shqiptare për periudhën prill-maj, siç publikon Instat, nga 8-11 përqind krahasuar me të njëjtët muaj të vitit të kaluar, ka bindur FMN-në.

Kombëtarja e munguar shqiptare e Botërorit, shkruan El Mundo Deportivo. Dhe rreshton talentet

Postuar në 30 Qershor, 2014 11:59

Nëse De Biasi do të kishte patur në gjirin e tij, futbollistët e përfaqësueses zvicerane por dhe Januzajn e Belgjikës, me shumë gjasa në 1/8 ndaj Argjentinës nuk do të ishte Zvicra por kuqezinjtë. Ky është konkluzioni ku ka dalë e përditshmja katalanase “El Mundo Deportivo”, e cila rreshton disa prej talenteve të këtij turneu të Botërorit të futbollit dhe sqaron se janë me origjinë nga vendi i shqiponjave, duke vëne theksin sidomos te Xherdan Shaqiri.

Kushtetuesja e Kosovës zgjidh lëmshin: Për qeverinë e re, i pari do mandatohet Thaçi

Postuar në 30 Qershor, 2014 11:04

E “ka mbledhur mendjen” Gjykata Kushtetuese në Kosovë, e cila i ka dhënë fund dilemës së presidentes Jahjaga se kë duhet të mandatojë për formimin e qeverisë e re. Mediat kosovare bëjnë të ditur se Jahjaga do të mandatojë fillimisht Hashim Thaçin si drejtues të koalicionit që ka fituar zgjedhjet. Më pas, nëse ai nuk arrin të krijojë qeverinë, presidentja duhet të nisë konsultimet partitë politike për t’i dhënë mundësinë për formimin e qeverisë atij koalicioni që ofron më shumë deputetë.

Kathimerini në Lazarat, gazetarët grekë vizitojnë fshatin që rriti pazarin e hashashit

Postuar në 30 Qershor, 2014 09:15

Fundjavën që kaloi, një grup gazetarësh të gazetës greke Kathimerini kanë vizituar Lazaratin, duke parë më nga afër situatën në fshatin i cili deri para disa ditësh ishte i mbushur me drogë e të shtëna. Gazetarët kanë qenë të pranishëm gjatë ditëve të operacionit antidrogë nga Policia e Shtetit, kanë filmuar pamjet e fshatit si dhe kanë folur me banorë.  

Skuadra kosovare Hajvalia i ofron Suarez azil sportiv

Postuar në 30 Qershor, 2014 08:31

Tabloidi anglez The Telegraph njofton online qe skuadra kosovare Hajvalia i ka ofruar lojtarit te Liverpool, Suarez, 1500 euro per te luajtur ne kete skuader gjate periudhes 4-mujore te denimit te urdheruar nga FIFA. Kjo eshte e mundur duke qene se FIFA akoma nuk njeh Kosoven dhe ne kete menyre denimet e dhene nga FIFA nuk kane efekt ligjor ne futbollin kosovar.

 

ISIS shpall krijimin e kalifatit islamik. Al Bagdadi deklarohet si Kalif, njofton zëdhënësi i organizatës

Postuar në 30 Qershor, 2014 08:18

Ajo së cilës i druheshin liderët e Irakut e udhëheqës të tjerë perëndimorë ndodhi. Militantët e ISIS-it deklaruan krijimin e Kalifatit, apo shtetit islamik në territoret e kontrolluara prej këtij grupi në Irak e Siri, duke realizuar kështu atë të cilës i druhej Perëndimi, njofton TCH. Kreun e saj, Abu Bakr al-Bagdadi, organizata sunite e shpalli Kalif apo “drejtues të muslimanëve kudo qofshin”.

Kriza qeverisëse në Kosovë, ndërkombëtarët përgatisin skenarin e një kabineti “teknik”

Postuar në 30 Qershor, 2014 06:44

Diplomatët perëndimorë në Bruksel po përgatisin një skenar për një qeveri teknike gjithëpërfshirëse në Prishtinë, e cila do të ketë agjendë të qartë europiane, të përfundojë reformën elektorale, të nisë dhe të përfundojë amendamentet në Kushtetutë, sidomos në këto dy pika kyç: zgjedhja e presidentit dhe zgjedhja e qeverisë.

Katandisja e sistemit arsimor: Maturantët e një shkolle private në Durrës, të gjithë ngelës në matematikë

Postuar në 30 Qershor, 2014 05:41

Është domethënës rasti i veçuar nga Vizion Plus lidhur me rezultatet e sivjetshme të Maturës Shtetërore, që nxorën në pah mangësitë në sistemin arsimor, sidomos atë privat. Ka rënë në sy rasti i një shkolle private në Durrës, maturantët e të cilës kanë dalë të gjithë ngelës në provimin e maturës shtetërore, megjithë idenë e kundërt që mund të lërë të kuptohet emri i shkollës private, “Talenti”. Të 284 maturantët e kësaj shkolle, disa të ditës dhe pjesa tjetër me korrespondencë, nuk kanë arritur të kalojnë në provimin e matematikës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme