Arkiv-Lajme
Një mekanizëm i ri: Kush dhunon gruan në familje, humbet ndihmën ekonomike
Gazeta “Shqip” shkruan sot për një masë që parashikon të marrë Ministria e Mirëqenies Sociale për të frenuar uljen e dhunës në familje. Dhe kjo është që ata burra që dhunojnë gratë e tyre, do të përjashtohen nga skema e ndihmës ekonomike. Kuptohet, kjo do të bëhet nëse rasti do të raportohet, për t’u regjistruar mandej në sistemin e monitorimit online që është vënë në funksionim që nga 1 qershori në 25 bashki të vendit.
Presidenca, pika e parë e përballjes dhe tensionit për gjyqësorin
Mbetet ende një problem serioz çështja e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën e Lartë. Dje “Top-Channel” bënte publike një letër që dy drejtuesit e gruipeve parlamentare të PS-së dhe LSI-së i kanë nisur presidentit Bujar Nishani pikërisht për këtë çështje. Dhe kërkesa është që në propozimin e kandidaturave dhe përzgjedhjen e tyre Nishani të mos kushtëzohet nga listat e mëparëshme, apo edhe të mbahet parasysh rregullimi që ka sanksionuar Gjykata Kushtetuese për kriteret objektive dhe ato shtesë për caktmin e një anëtari në Gjykatën e Lartë.
Strategjia e BB-së për financat, sugjerohet rritje e tatim fitimit, akcizës dhe zgjerim i bazës së TVSH-së
Shqiptarët nuk do t’i shpëtojnë dot rritjes së taksave, të cilat edhe kështu nuk është se peshojnë pak në xhepin e tyre. Banka Botërore ka hartuar një strategji për menaxhimin e financave shqiptare deri në vitin 2020 dhe në të, sipas gazetës “Mapo”, parashikohet rritje taksash.
Goli i Rodrigues dhe hareja e pandalshme e një komentuesi
Është mëse normale dhe e logjikshme që botërori të ndiqet duke u përqendruar në lojën që zhvillohet, në kualifikimin e ekipeve, në golat apo edhe në cilësinë e lojës. Ky spektakël gjithsesi nuk lë përherë “në harresë” atë pjesë tjetër plotësuese të futbollit që është komenti. Apo edhe komentuesi që shpesh i jep një “zë” shtesë emocionit të golit. Rasti i golit të Rodrigues në ndeshjen Kolumbi:Uruguaji u ka dhuruar dëgjuesve, por edhe mediave një koment shumë të hareshëm.
PDK, nënkryetari Kuçi përmend zgjedhjet e parakohshme, por edhe i ofron kryeministrin aleatëve të mundshëm
PDK-ja megjithëse ka marrë mandatin e krijimit të qeverisë, është përpara një operacioni gati të pamundur dhe rrjedhimisht, ka lënë të kuptohet se zgjedhjet e parakohshme për Kosovën nuk duhen parë si të pamundura. ”Partia Demokratike nuk e ka si opsion të parë, mundësinë ta çojë vendin edhe në një palë zgjedhje të jashtëzakonshme. Por, nëse sjellja e opozitës vazhdon të jetë barrikaduese, atëherë, ky do të jetë opsioni i dytë”, ka thënë nënkryetari i PDK'së, Hajredin Kuçi për Rrokum Tv.
Përsëriten vuajtjet e të mëdhenjve. Argjentina mposht me frymën e fundit Zvicrën “tonë”
Një paraqitje spektakolare ajo e kombëtares zvicerane (dhe mjaft shqiptare) kundër Argjentinës së Leo Mesit, Di Marias, Higuainit & Co. Ndeshja përfundoi në kohën e vet të rregullt 0-0, me një lojë superiore të zviceranëve dhe duartrokitjet e “Arena Corinthians” në Sao Paulo. Mesi dhe Dia Maria ishin më aktivët mes argjentinasve, ndërkohë që Mehmedi, Shaqiri e Behrami i dhanë maksimumin fushës. Një rast ideal i Dërmiçit përballë portierit pjesën e parë, humbi për mungesë gjakftohtësie, ndërsa disa pritje të zviceranit Diego Benaglio neutralizuan rrezikshmërinë e vakët të latinëve.
ISIS, një tjetër kërcënim i padëgjuar: Do ta shkatërrojmë Qaben në Mekë. Njerëzit duhet t’i luten Zotit, jo gurëve!
Një tjetër deklaratë radikale, aq më tepër e padëgjuar në botën myslimane, vjen nga ISIS. Qabja në Mekë do të jetë qendra e një sulmi terrorist nga organizata, e cila përmes një komunikate ka premtuar se do ta shkatërrojë Qaben pas nënshtrimit të Arabisë Saudite. APA raporton se ISIS dëshirojnë që të marrin nën kontroll qytetin e Ararit në Arabinë Saudite dhe të fillojnë operacionin që atje. Anëtari i kësaj organizate Abu Turab Al Mudaddasi ka thënë se së pari ata do ta shkatërrojnë Qabenë në Mekë.
Vrasja e Santos, merr peshë dosja e Gjozëve: Mbetje baruti në duar, motor i vjedhur në Greqi. Të rrezikshëm, por a kanë lidhje me rastin?
Fillimisht u konsideruan si të implikuar të rastësishëm dhe pa peshë. Por kushërinjve Klodian Gjozi dhe Sajmir (Gazmir) Gjozi, të ndaluar si të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Artan Santo, u janë gjetur faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri dhe konkretisht mbetje baruti, njofton Policia e Shtetit. Motori i Gjozëve tip Suzuki, i bllokuar në një servis në afërsi të fshatit Bubq, i ngjashëm me atë të autorëve të atentatit ndaj biznesmenit, rezulton i vjedhur në Greqi.
Ksamili vendos traun: Njëqind lekë të reja për çdo makinë, taksë “turistike”. Këtij i thonë turizëm
Ka ngjallur debate vendimi i fundit i këshillit komunal të Ksamilit: Tashmë çdokujt që do i duhet të shkojë për pushime në Ksamil, do i duhet të paguajë 100 lekë të reja. Kjo taksë do aplikohet për çdo automjet. Komuna e Ksamilit ka nisur vendosjen e 6 trarëve në rrugët e plazhit. Aktualisht, komuna po vendos një tra në rrugën e “Kinoteatrit”, dhe ka bërë me dije se trarët po vendosen për turistët, të cilët duhet të paguajnë këtë shumë për mjetet e tyre. Ky vendim, sipas kreut të kësaj komune, Besnik Abedini, u vendos në mbledhjen e Këshillit.
Papa Francesku për ndeshjen Argjentinë-Zvicër: Do jetë një luftë! Dhe ia thotë rojes zvicerane në Vatikan
Rojet svicerane (Swiss guards) janë me nam në histori, të paktën qysh prej shekullit XV, kur kanë zënë të shërbejnë pranë oborreve të ndryshme monarkike, por edhe në luftra të ndryshme si mercenarë. Sot emri i tyre asocjohet me Vatikanin. Rojet rrotull e brenda qytetit të Vatikanit janë të gjithë zviceranë.