Arkiv-Lajme
Ivica Daçiç: Në Kosovë politikë e gabuar, pavarësia, proces që po rrëshqet
Shef diplomacisë serbe Ivica Daçiç ka thënë se në periudhën paraprake është zhvilluar një politikë e gabuar ndaj situatës në Kosovë e cila ka pasur koncept pa konsekuencë.
"Koncepti ynë ka qenë “të mos e njohim pavarësinë e Kosovës”. Këtë e kemi të shkruar, e themi sa për ta thënë, e kështu mendon edhe bashkësia ndërkombëtare. Tani nuk flasim në atë mënyrë, por jemi pjesëmarrës aktivë në proces e më herët nuk kemi qenë.”, kështu ka deklaruar Ivica Daçiç, Ministri i Punëve të Jashtme serbe.
Protestojnë shqiptarët e Maqedonisë, përleshen me policinë, disa prej tyre janë plagosur
Përleshje me policinë ka rezultuar protesta e organizuar ditën e sotme në Shkup. Mijëra protestues dolën në rrugë kudër dënimit me burg të përjetshëm për vrasjen e e pesëfishtë të Smilkoycit. Protesta u plotësua duke u cilësuar si një protestë kundër rasteve të montuara, padrejtësisë, vrasjeve të pafajshme, urrejtjes etnike dhe fetare. Organizimi u realizua nëpërmjet rrjeteve sociale.
Propozime të reja në ligjin për KLD-në, asnjë ngritje në detyrë gjatë mandatit, ndryshon rregulli për emërimet
Një grup deputetësh të mazhorancës propozojnë disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e KLD-së”. Kjo ka ardhur si pasojë e problemeve që ka pasur Këshilli i Lartë i Drejtësisë vitet e fundit. Projektligji, i përmbledhur në nëntë nene dhe i depozituar së fundi në parlament, ndër të tjera përcakton se “anëtarët e KLD-së, të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare nuk mund të transferohen apo të ngrihen në detyrë gjatë ushtrimit të mandatit të tyre.
Barroso mesazh Nishanit: Vazhdoni të punoni për konsensus kombëtar
Inkurajim për të punuar më shumë për konsensus kombëtar në procesin e reformeva. Ky është mesazhi që ka marrë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nga Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso. Ai e ka falënderuar Presidentin Nishani për bisedimet konstruktive që zhvilluan se bashku në Tiranë më 30 qershor, gjatë vizitës së tij zyrtare, Barroso shprehu kënaqësinë që vizitoi Tiranën gjatë momentit historik kur Shqipëria mori statusin e kandidatit.
PD, Bylykbashi: Monitorim nga BE për largimet nga administrata, ndryshe protesta të ashpra
Partia Demokratike kërkon grup monitorues nga BE-ja për lëvizjet në administratë. Kjo kërkesë është shprehur nga deputeti i PD Oerd Bylykbashi nj një deklaratë për shtyp.
“70 nëpunës civilë janë thirrur në Ministrinë e Mbrojtjes ku është kërkuar të japin dorëheqjen ose të dalin në listë pritje. Rama dhe Meta të heqin dorë nga ky spastrim i turpshëm i administratës publike. Ky skenar do përballet me protestën më të fortë qytetare. BE të dërgojë një mision monitorimi për të parë nga afër spastrimet që po bëhen në administratë nga qeveria.”, ka thënë Bylykbashi. S.S
Propozimet e PD për reformën territoriale tashmë në duart e Metës dhe Ramës
Shoqata e Bashkive, Shoqata e Këshillave të Qarqeve dhe Shoqata e Komunave zyrtarisht kanë dërguar pranë kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, rezolutën për reformën decentralizuese, administrative dhe territoriale. Kjo rezolutë është miratuar më 2 korrik 2014, në konferencën “Zgjerimi i autonomisë vendore, reformë e qëndrueshme territoriale”.
Kërkimet për naftë në kufi, Ministria e Jashtme greke: Respektojmë të Drejtën Ndërkombëtare mbi Detin
Preket sërish çështja e ndarjes së detit me shtetin fqinj Greqi. Këtë herë lajmet vijnë nga Greqia. Gjatë një konference për shtyp të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Greke, Konstantinos Koutras, gazetarët e kanë pyetur lidhur me këtë çështje bazuar në artikujt e publikuar në shtypin shqiptar. Pyetja konsistonte në vërtetësinë e çështjes se shteti grek po kërkon naftë dhe gaz natyror për shfrytëzim brenda kufijve ujorë shqiptarë.
Amerikanët vlerësojnë Obamën si Presidentin më të dobët që nga Lufta e Dytë Botërore, Regan më i miri
Një anketë e zhvilluar së fundmi në SHBA për të vlerësuar Presidentin Obama rezulton me një vlerësim të ulët për të. Në këtë anketë përfshihen disa çështje si në politikën e jashtme, ekonominë, kujdesin shëndetësor dhe terrorizmin. Sondazhi i ri i Universitetit Quinnipiac pason disa anketa të tjera kombëtare javët e fundit që tregojnë mbështetje në rënie për Presidentin Obama dhe politikat e tij.
Rama: Nuk jam 50 vjeç, por 18 me 32 vite eksperiencë
Kryeministri, Edi Rama feston sot 50-vjetorin e lindjes. Siç ndodh zakonisht në mediet shqiptare, “çështje të tilla” zënë vend të bollshëm në gazeta dhe televizione.
Rama është munduar ta ç’dramatizoi situatën duke thënë se, nuk është 50 vjeç por 18 me 32 vite eksperiencë.
“Faleminderit me zemër për urimet e panumërta dhe pse më kujtoni pa pushim se s’jam më i ri:-) Po mbase mund të jetë edhe kështu:…”shkruan Rama duke e shoqëruar me një foto ku thuhet: Nuk jam 50, por 18 + 32 vite eksperiencë.
S.S
Koha Ditore: BE nuk do zgjedhje të tjera, nëse dështon Thaçi qeverinë ta formojë opozita
Në selinë e BE-së në Bruksel vazhdojnë të thonë se nuk duan të përzihen në çështjet e brendshme të Kosovës, siç është formimi i Qeverisë së re pas zgjedhjeve, por në të njëjtën kohë dëshirojnë që, duke pasur parasysh investimet që ka bërë deri tash BE-ja dhe të ardhmen evropiane të Kosovës, të ruhet stabiliteti dhe të respektohen procedurat demokratike, shkruan sot “Koha Ditore”.