Arkiv-Lajme
Babai i Gjozit: Kam çuar 30 dëshmitarë në polici, djemtë po punon për ujësjellësin vullnetarisht
Babai i Saimir Gjozit, Sherifi u përgjigjet pyetjeve për motorin e gjetur në shtëpinë e tij, dhe pse policia e vuri gishtin tek i biri dhe i nipi. “Policët më pyetën menjëherë për motorin dhe arsyet pse e kishim lyer me sprajt. Motori ishte i Klodianit, na e kishte lënë se nuk kishte vend”.
Ai duket i prerë në qëndrimin e tij: Djemtë nuk janë përfshirë në vrasjen e Artan Santos. Ai pranon se i biri dhe nipi i tij kanë qenë të dënuar për krime në Greqi, por ata i kanë shlyer detyrimet që kanë pasur ndaj ligjit grek dhe se tashmë janë të lirë.
Haradinaj, "paradhënie" premtimesh për qeverisjen: “Deri më 31 dhjetor, qeveria ime do të heqë vizat”
Ethet e qeverisë së re në Kosovë duket se po nxisin deklarata që ngjajnë si shumë optimiste. Kështu kreu i AAK-së, kandidat për kryeministër nga koalicioni opozitar, ka deklaruar se “qeveria e tij do të heqë vizat deri në fund të vitit”. "Ne do të punojmë ndryshe dhe nëse dërgojmë sinjale çdo ditë se këtu po punohet ndryshe atëherë edhe rezultatet do të vijnë. Unë ju them se qeverisja ime më 31 dhjetor të këtij viti do t'i heqë vizat", ka thënë ai në emisionin “Rubikon”.
Greqi, një grup pasues i “17 nëntorit” nis aktivitetin dhe publikon një letër. Solidaritet me të burgosurit, përmendet edhe Ilia Kareli
Greqia duket se do të përballet edhe njëherë me terrorizmin e ekstremit të majtë, të cilin duket se u gjunjëzoi para disa vitesh me likujdimin e grupit “17 nëntori”. Një derivat i këtij grupi, i quajtur “Përbetimi i celulave të zjarrit" ka nisur aktivitetin që prej vitit 2010 dhe së fundmi ka goditur selinë diplomatike greke në Berlin, një makine të së cilës i është vënë zjarri. Kjo ndodh për herë të tretë, pas tetorit të vitit 2012 kur iu vu zjarri makinës së atasheut ushtarak dhe në prill të 2014-ës kur në shënjestër ishte makina e drejtuesit të sektorit ekonomik të ambasadës.
Greqia sqaron çështjen e kërkimit të naftës në Jon. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme: “Është bërë kujdes që të mos krijohet asnjë problem”
Greqia nuk do të tenderojë kërkimin e naftës në zonat detare që i përkasin Shqipërisë, ose që ende janë të pazgjidhura me marrëveshje me të. Në këtë drejtim, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Konstantinos Koutras ka deklaruar sot në Athinë se Greqia ka bërë kujdes “që zonat që do të tenderohen të mos krijojnë asnjë problem me vendet fqinj”. “Sigurisht që kuadri ynë i referimit është gjithmonë , pranimi i përbashkët dhe respektimi i së Drejtës Ndërkombëtare të Detit’’, ka ai.
Ish-kryeministri flet në seancë për vrasjen e Artan Santos. Akuzon qeverinë dhe nxjerr të dhënat e veta për ngjarjen
Sot në senacë plenare, përfaqësues të opozitës kanë folur për vrasjen e bankierit Artan Santo, ngjarje të cilën ata e kanë kosnideruar cenim të sigurisë. Për këtë ngjarje ka folur edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili jo vetëm ka akuzuar qeverinë për paaftësi, por edhe për disorientim të qëllimshëm të opinionit pas vrasjes. Madje sipas Berishës, Santo i ka telefonuar kryeministrit përpara se të ekzekutohej. Meqenëse natyra e akuzave është shumë e rëndë po japim më poshtë një pjesë të fjalës së Berishës, marrë nga “Balkanweb”:
Përhapja më vdekjeprurëse e ebolas në Afrikën Perëndimore. OBSH-ja apelon për ndërhyrje urgjente
CNN shkruan se shpërthimi i virusit të ebolas në muajin mars, në Afrikën Perëndimore, po rezulton si më vdekjeprurësi i ndodhur ndonjëherë. Sipas Organizatës Boëtërore të Shëndetësisë për të përballuar situatën nevojitet një ndërhyrje urgjente. Gjithaçka nisi në muajin mars në Guniea, për të vijuar më tej në dy shtetet fqinjë, Liberia dhe Sierra Leone. Deri më tani janë infektuar 759 njerëz, nga të cilët 467 kanë vdekur. Pra virusi po godet me një vdekshmëri prej 61.5%.
Lajmi: “NSA përgjon/te edhe Shqipërinë”. Reagon ish-ministri i Jashtëm: “Nuk ka asgjë të keqe. SHBA-të kanë mbrojtur përherë interesat e shqiptarëve”
Sot disa gazeta kishin në vende të dukshme lajmin se NSA-ja amerikane ka përgjuar edhe Shqipërinë, një e dhënë kjo që ka të mirën se krijon iluzionin e të qenit disi i rëndësishëm në këtë botë. Por ndonëse asgjë nuk është bërë e ditur se çfarë kanë përgjuar amerikanët në Shqipëri, ose kë kanë përgjuar, reagimi i deputetëve, apo i disa prej tyre, ka rrezik të jetë unik.
Milazim Krasniqi në një replikë të ashpër me Surroin. “Po zhvlerëson vlerat kombëtare dhe kërkon rehabilitimin e vlerave të jugosllavizmit”
Milazim Krasniqi shkruan sot në “Epoka e Re” një replikë të sertë me Veton Surroin, konkretisht me librin e tij të fundit “Kafshimi i gjarprit”, i cili merret edhe me rolin e Hashim Thaçit në procesin e pavarësimit të Kosovës dhe shtendërtimit të saj. Krasniqi mendon se Surroi ka dështuar në këtë përpjekje, pasi janë motivet e tij ato që “kontaminojnë” vetë produktin. “Ky pamflet vërtet është një përpjekje inatçore e autorit të tij për një hakmarrje sa më spektakolare”,shkruan Krasniqi.
Nisin punimet për autostradën Arbën Xhaferi(Prishtinë-Hani i Elezit)
Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit. Në ceremoni, siç njoftojnë mediat e Kosovës, ka qenë edhe kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, ambasadorja amerikane në Prishtinë Tracey Ann Jacobson dhe zv.kryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferri. Prania e Thaçit në një ngjarje si kjo padyshim që përcjell mesazhe në skenën politike kosovare, e cila gjendet e mbërthyer në ngërçin e negociatave për qeverinë e re.
Horror në Durrës, dhunohen për vdekje 2 kunatat e moshuara
Horror në Durrës. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në këtë qytet, ku dy gra të moshuara janë dhunuar për vdekje. Mësohet se viktimat janë Gjinovefa dhe Elsa Vava, 70 dhe 75 vjeçe, kunata me njëra-tjetrën. Trupat u zbuluan sot rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm nga djali i Elsa Vavas, njërës prej viktimave. Sipas dëshmisë të djalit, ai në mëngjes kishte shkuar drejt banesës ku dhe kishte parë derën e hapur dhe dy gratë e pajeta.