Ish-kryeministri flet në seancë për vrasjen e Artan Santos. Akuzon qeverinë dhe nxjerr të dhënat e veta për ngjarjen

Sot në senacë plenare, përfaqësues të opozitës kanë folur për vrasjen e bankierit Artan Santo, ngjarje të cilën ata e kanë kosnideruar cenim të sigurisë. Për këtë ngjarje ka folur edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili jo vetëm ka akuzuar qeverinë për paaftësi, por edhe për disorientim të qëllimshëm të opinionit pas vrasjes. Madje sipas Berishës, Santo i ka telefonuar kryeministrit përpara se të ekzekutohej. Meqenëse natyra e akuzave është shumë e rëndë po japim më poshtë një pjesë të fjalës së Berishës, marrë nga “Balkanweb”:
“Ky bankier i përkiste kryekëput të majtës shqiptare, por kjo nuk e kishte penguar të vazhdonte suksesin e tij, të ngrihej. Aty ku ai u vra, pse u vra para syve tanë? Aty ku u vra ishin pranë policët, 10 metra më tutje ishin 32 efektiva policie që mbronin zv. ministrin e Maqedonisë. Për të dalë nga Tirana, vrasësit duhet të kalonin nëpër vrima gjilpëre, pasi kishte 5 postblloqe a më shumë. Po si ikën ata? Kjo tregon se, ose e vrau qeveria ose shteti nuk ekziston. Kjo ishte evidente. E vratë për së dyti dhe e poshtëruat në mënyrën më cinike. Ju për arsyet tuaja e shpallët atë pistë kolumbiane, pista e Mamurrasit. Nga një hero që e kishin tani duhet të poshtërohej për së vdekuri. Nëse ka pasur njeri për lidhje me kolumbianin jeni ju. Kur u kapën 250 kg kokainë në Mal të Zi, ju të nesërmen deklaruat se droga nuk kishte destinacion Shqipërinë. Cilin donit të mbronit me deklaratën tuaj? Ndërsa tani për një të vdekur thoni po hetojmë pistën kolumbiane. Jam i bindur se po hetohet në mënyrë serioze, por qëndrimi juaj duke urdhëruar mediat tuaja, është trillim i juaji. Doni të poshtëroni nëpërmjet kufomës këtë vrasje. Kur flet prokuroria ka provat e veta, kur flisni para saj ju bëni çdo gjë për të prishur hetimet. Ai ju ka telefonuar ju para vrasjes, kjo është e sigurt, ai ju njoftoi juve dhe kryeministrin për motorin që e ndiqte. Ju telefoni 10 minuta para vrasjes, kjo është 100% e sigurt”.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/vrasja-e-santos-berisha-mazhorances-...
s.z
Comments
po ku i di ky te gjithe keto
<p>po ku i di ky te gjithe keto gjera.edhe me pjerdh gjyshi im ky do dije ndonje gje sigurisht se gjyshja ime hap televizorin e pret kete ....po ky eshte kulmi ....nuk tundet as me vinc tjetri nga mejdani</p>
Mire ju thote Sala , si ka
Mire ju thote Sala , si ka mundesi qe policia nuk veproi fare, por i lejoi kriminelet te largohen permes Tiranes?
Dhe esht plotesisht e vertete qe Santos i telefonoi Saimir Tahirit dhe ky nuk ja hapi telefonin fare. ...
Keta skopionsat e qeverise jane sjume zemer-katran...dhe ne cdo hje qe thote Berisha ka plotesisht te drejte
Add new comment