Arkiv-Lajme
Nishani me ambasadorët: Marrja e statusit nuk duhet të na përgjumë
Pas marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, sfida e radhës që paraqitet për Shqipërinë është celja e negociatave për anëtarësim. ndaj, edhe apeli i Presidentit Bujar Nishani është përqëndruar tek kjo pikë në fjalën e mbajtur gjatë pritjes me mbasadorët e Republikës së Shqipërisë.
Sipas kreut të shtetit, marrja e statusit si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian nuk duhet të perjetohet si vetëkënaqësi e as përgjumje.
n.k
Presidenca e Kosovës: Vendimi për Kuvendin brenda dy ditësh, 18 korriku është spekulim
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se vendimi për ditën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, do të publikohet brenda dy ditësh. Zyrtarët e këtij institucioni kanë mohuar shkrimet në media që citonin jozyrtarisht këshilltarët e Presidentes Jahjaga, se dita 18 korrik (e premte), do të jetë dita e konstituimit. Në deklaratën e presidencës së Kosovës shkruhet se “së pari do të konstituohet Kuvendi e pastaj do të mandatohet kandidati për Kryeministër të ri”.
Kosovë -Serbi me dialog
Shqiptarët dhe serbët duhet të bashkëpunojnë. Këtë frymë sjellin të rinjtë e tre vendeve të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë. Ata mendojnë se ka ardhur koha që këto vende të shikojnë si rrugë të se ardhmes, dialogun. Ndërsa kryetarja e FRESSH-it paralajmëron se kjo konferencë ishte e para ndër shumë të tjera që priten të zhvillohen dhe kanë për qellim përafrimin e të rinjve jo vetëm në fushën kulturore.
Rinisin protestat e shqiptarëve në Maqedoni
Pas paralajmërimeve nëpër rrjetet sociale për mbështetje për rastin “Monstra” kanë rinisur protestat në Shkup, Gostivar, Tetovë dhe Strugë. Nëpër rrjete sociale po postohen fotografi me qytetarë të grupuar me pankarta në duar ndërsa mediat online si “tetovasot” apo “zhurnal” raportojnë se protestuesit kundërshtojnë dënimin me burgim të përjetshëm të 6 shqiptarëve për rastin “Monstra”. Këto media evidentojnë se për shkak të protestave, forcat e rendit kanë marrë në mbrojtje zyrat e BDI-së dhe VMRO-së.
“Masakra e Borovës”, ambasadori Hoffman: Çdo gjermani i vjen turp për këtë
Drejtues të pushtetit vendor të Ersekës, deputetë dhe ambasadori gjerman Helmut Hoffman kanë zhvilluar homazhe në nderim të 107 martirëve të vrarë në “Masakrën e Borovës”, me rastin e 71-vjetorit të vdekjes së tyre.
Krim i trefishtë në një familje pranë Tiranës. Vret vëllain, gruan dhe veten
Krim i trefishtë brenda familjes. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pezë-Helmes në Tiranë. Televizioni “News 24” raporton se Ferit Kolgjini ka vrarë vëllain e tij Ramadan Kolgjini, bashkëshorten e më pas ka vrarë edhe veten. Ende janë të paqarta arsyet që e shtynë këtë shtetas të ndërmarrë aktin e rëndë.
n.k
“Express”: PDK e gatshme për t’ia dhënë Kryeministrin LDK-së?
Mediat në Kosovë shkruajnë se “për të zhbllokuar formimin e Qeverisë, Partia Demokratike e Kosovës mund edhe t’i ofrojë vendin e kryeministrit Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mënyrë që të marrë për vetë postin e Presidentit”. Gazeta “Express” raporton se ideja për t’i marrë disa deputetë partive tjera tashmë po shihet si një ide e dështuar nga zyrtarët e PDK-së. Zyrtarë të PDK-së i thanë gazetës se janë të gatshëm t’i japin vendin e kryeministrit LDK-së vetëm që mos të mbesin në opozitë.
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj: Rol të ri në Konferencën Islamike
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, kërkon nga qeveria që të riaktivizojë rolin e Shqipërisë në Konferencën Islamike. Gazeta “Panorama” raporton se duke folur në konferencën vjetore të ambasadorëve, në panelin “Rendi i ri botëror: sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë”, Mustafaj tha se në Konferencën Islamike, Shqipëria mund të tregojë vlerat europiane të saj. “Pyetja është si mundemi ne ta riaktivizojmë dhe ta dinamizojmë si aset diplomatik bashkekzistencën fetare dhe tolerancën fetare që ne kemi si shoqëri?
Mbahet mesha për Artan Santon
Kisha “Shën Maria” në Elbasan ka zhvilluar një meshë në nder të biznesmenit Artan Santo. “Balkanweb” raporton se në meshën e drejtuar nga At Nikolla Marku morën pjesë familjarë, miq e dashamirës të biznesmenit të njohur, i cili u qëllua për vdekje më 26 qershor. Biznesmeni Santo, bashkëpronar i medias “Focus Grup”, i bankës “Credins” dhe “TV Scan” u qëllua për vdekje me armë zjarri nga dy persona të maskuar. Ngjarja makabre ndodhi të enjten e 26 qershorit.
Berisha, President i PD për të komanduar në zgjedhje?
Ish-kryeministri njëherësh ish-kryetari i PD Sali Berisha pritet që në Kuvendin e ardhshëm kombëtar të kësaj partie të zgjidhet President i forcës më të madhe të opozitës. Të paktën kështu raporton “Shqiptarja.com”, sipas së cilës, kjo ide ka kohë që qarkullon në ambientet e PD-së. Gazeta shkruan gjithashtu se kjo ide ka si shkak përplasjet dhe përçarjet që kanë lindur në forcën politike më të madhe opozitare, sidomos gjatë kësaj fushate për zgjedhjen e drejtuesve dhe strukturave të PD në bazë.