Arkiv-Lajme

Denoncon PD: Eskorta e kreut të Kuvendit Meta ka aksidentuar për vdekje një të ri. Ngjarja është fshehur

Postuar në 08 Korrik, 2014 06:37

Partia Demokratike denoncoi fshehjen e një ngjarjeje të rëndë të ndodhur dy ditë më parë, kur sipas zëdhënëses Laura Vorpsi, eskorta e Kryetarit të Kuvendit aksidentoi për vdekje një qytetar. Vorpsi foli për një aksident rreth orës 22.00 në fshatin Bilal të Bashkisë Manëz, dy ditë më parë, kur eskorta e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ka përplasur për vdekje Marsel Lohjan, 19 vjeç, të cilit iu dha dje pasdite lamtumira e fundit.

Tatimet, në verë 2013 serveri ishte infektuar me kode që mundësonin fshirjen e të dhënave

Postuar në 08 Korrik, 2014 06:30

Serveri i tatimeve ishte “infektuar” me dy kode që përdoreshin për të fshirë informacione, që në verën e vitit 2013, para se të merrte pushtetin qeveria Rama. Shqiptarja.com publikon konkluzionin në të cilin kanë arritur ekspertët informaticienë, të emëruar nga Prokuroria për të hedhur dritë mbi misterin e serverit të Tatimeve. Asokohe Partia Socialiste hodhi akuza ndaj administratës së mëparshme tatimore se ajo kishte manipuluar të dhënat e taksapaguesve për të favorizuar subjekte të caktuara.

Naço “shpërthen”: KLD skandaloze, gjykatësit fshehin pasuritë dhe mbrojnë njëri-tjetrin

Postuar në 08 Korrik, 2014 05:27

Nuk ka “mbajtur” më ministri i Drejtësisë Nasip Naço, pas vendimit të djeshëm të KLD-së për të rrëzuar kërkesën për shkarkimin nga detyra të gjykatësit të Apelit Gjin Gjoni. Në një konferencë për mediat, ministri Naço e cilësoi skandaloz dhe qesharak vendimin e KLD-së për gjyqtarin Gjoni, i cili është nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit për fshehje të pasurisë, pasi u denoncua nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Reagimi i ministrit Naço ishte tepër i ashpër, pasi ai foli për pamundësi të Ministrisë për të bashkëpunuar me këtë KLD.

I zbresin me forcë nga autobuzët, invalidët protestojnë para bashkisë Tiranë

Postuar në 08 Korrik, 2014 03:57

Protestojnë para bashkisë së Tiranës, por shprehen se do të protestojnë edhe para ministrisë së linjës. Sipas kreut të Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të Punës, Abdulla Omuri invalidët po zbriten me dhunë nga autobusët, madje edhe duke pësuar dhunën e fatorinove. Protesta është bërë para bashkisë, pasi siç tha Omuri është ky institucion që cakton kriteret dhe lidh licencat me shoqëritë e transportit.

Grupi i PS-së, Rama ankohet për vonesat e projektligjeve, por merr “leksione” nga Ruçi e Xhafaj

Postuar në 08 Korrik, 2014 03:05

Nga burime konfidenciale brenda mbledhjes me dyer të mbyllura që grupi parlamentar socialist mbajti dje, GSH ka mësuar mbi diskutimet që janë bërë me fokus shqetësimin e kryeministrit Rama për vonesën e shumë projektligjeve. Janë mbi 30 ligje, ende të pamiratuara nga Kuvendi, për të cilat kryeministri tërhoqi vëmendjen e deputetëve për vonesat në miratimin e tyre. Por duket se mungesa e përvojës “proceduriale” ka bërë që Rama të marrë disa “leksione” mbi funksionimin e punës parlamentare nga kreu i deputetëve socialistë Gramoz Ruçi. Rama ka kërkuar shpjegime përse vonohen projektligjet.

ISIS shpall xhihadin seksual: Çdo familje të dorëzojë një vajzë për “shërbime”. SHBA, 10 mln USD për kokën e liderit

Postuar në 07 Korrik, 2014 16:03

Ka shokuar botën një tjetër zhvillim nga radikalët e shtetit islamik të ISIS: Ata kanë bërë thirrje për “Xhihad El-Nikahut”, ose thënë ndryshe “xhihad seksual”. Duke cituar burime, gazeta britanik The Mirror raporton se rebelët kanë vendosur disa postera në rrugët e Mosulit e Tikritit, ku bëhet thirrje që banorët të dërgojnë pranë organizatës së ISIS vajzat e tyre të pamartuara, në mënyrë që ato të përmbushin detyrën e tyre për “xhihad seksual”. Në njoftim thuhet se familjet që nuk pranojnë t’i dërgojnë, do të përballen me forcën e ligjit Sharia.

Strukturat e PD-së, të paralizuara nga sherret mes grupimeve. Shkodra shtyn zgjedhjet, akuzohet i deleguari i Bashës

Postuar në 07 Korrik, 2014 15:44

Të tjera përplasje dhe sherre grupimesh brenda strukturave të Partisë Demokratike. Si pasojë e këtyre përplasjeve të forta, në Shkodër, u shtynë zgjedhjet e parashikuara për ditën e mërkurë. Shkak për këtë shtyrje u bënë përplasjet mes klanit të ish-kryetares së kuvendit Jozefina Topalli, dhe grupit tjetër të komanduar nga Basha. Edhe pak ditë më parë, delegatët demokratë dhe figura të njohura të kësaj partie në qytetin verior i kanë bërë thirrje Gjergj Lezhës, i deleguari nga Lulzim Basha, që të largohet pasi po shkatërron procesin.

Ukraina, pas kulaçit vjen kërbaçi. Ofensiva ushtarake po u merr territore rebelëve prorusë

Postuar në 07 Korrik, 2014 13:30

Ofrimi i armëpushimit nga presidenti i sapozgjedhur ukrainas Petro Poroshenko, ndoshta u mor si shenjë dobësie nga rebelët prorusë, por vendimi i Kievit zyrtar për ofensivë ushtarake duket se po jep fryte. Trupat qeveritare vazhdojnë përparimin drejt Lindjes së Ukrainës, pasi i ndoqën një ditë më parë separatistët pro-rusë deri pranë kufirit me Rusinë. Sloviansku, fortesa e rebelëve dhe zemra simbolike e kryengritjes, është tashmë në duart e ushtarëve të Kievit, por këta të fundit i shtuan fitoret e tyre me marrjen e dy qyteteve të tjera, Artemivsk dhe Druzhkivka.

PDK në panik, super-ofertë Albin Kurtit: Kryeministër dhe gjashtë ministra!

Postuar në 07 Korrik, 2014 12:46

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur sezonin e superofertave politike, sigurisht nga halli. Express njofton se PDK i ka ofruar kundërshtarit më radikal të tij politik, Vetëvendosjes, pozitën e kryeministrit dhe gjashtë ministri. Këtë e ka pohuar për KTV Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje. “Nuk i kemi marrë seriozisht dhe nuk i marrim per shkak të veprimeve të tyre joserioze që janë komplet kundër interesit të qytetarit të Kosovës”, ka thënë Molliqaj. Por ka pasur oferta edhe për partitë e tjera. Ismet Beqiri nga LDK, ka thënë se nuk do të joshen pavarësisht ofertave që u bën PDK.

KLD mbron Gjin Gjonin pas kërkesës për shkarkim të ministrit të Drejtësisë Naço. Gjoni: Sulme politike

Postuar në 07 Korrik, 2014 11:55

Këshilli i Lartë i Drejtësisë mbron anëtarin e vet dhe rrëzon kërkesën e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për shkarkimin e gjykatësit të Apelit Gjin Gjoni. Vendimi u morr në përfundim të një mbledhje të nisur që në orët e para të mëngjesit. Ministri Naço, kërkoi shkarkimin e gjykatësit Gjoni pasi ky i fundit po hetohet për fshehje të pasurisë nga prokuroria e Elbasanit. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme