Grupi i PS-së, Rama ankohet për vonesat e projektligjeve, por merr “leksione” nga Ruçi e Xhafaj

Nga burime konfidenciale brenda mbledhjes me dyer të mbyllura që grupi parlamentar socialist mbajti dje, GSH ka mësuar mbi diskutimet që janë bërë me fokus shqetësimin e kryeministrit Rama për vonesën e shumë projektligjeve. Janë mbi 30 ligje, ende të pamiratuara nga Kuvendi, për të cilat kryeministri tërhoqi vëmendjen e deputetëve për vonesat në miratimin e tyre. Por duket se mungesa e përvojës “proceduriale” ka bërë që Rama të marrë disa “leksione” mbi funksionimin e punës parlamentare nga kreu i deputetëve socialistë Gramoz Ruçi. Rama ka kërkuar shpjegime përse vonohen projektligjet. Përveç arsyes se shpesh komisionet detyrohen të mos mblidhen për shkak të mungesës së kuorumit, për shkak të angazhimit të deputetëve në dy komisione, Ruçi është shprehur se “projektligjet kanë procedurën e tyre normale, në bazë të të cilës kalojnë në komisionet parlamentare dhe më pas kalojnë në seancë dhe nuk mund të miratohen me shpejtësi”. Në këtë pikë, Ruçi tërhoqi edhe vëmendjen e ministrave, duke thënë se “projektligjet mbahen më shumë nga ministritë dhe duket sikur i vonon Parlamenti”.
Shqetësimi tjetër, që në disa raste është bërë publik nga mediat, është ai i kreut të Komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Ai është ankuar se në komisionin që ai drejton, atë të Ligjeve, i kanë ardhur shpesh “drejtorë e specialistë që nuk kanë formimin e duhur dhe si rrjedhojë mbrojtja e projektligjit është në nivel shumë të dobët”.
a.k
Comments
Ai është ankuar se në
<blockquote><p><span style="font-family: sans-serif;">Ai është ankuar se në komisionin që ai drejton, atë të Ligjeve, i kanë ardhur shpesh “drejtorë e specialistë që nuk kanë formimin e duhur dhe si rrjedhojë mbrojtja e projektligjit është në nivel shumë të dobët”.</span></p></blockquote><p><span style="font-family: sans-serif; font-size: 1.2em; line-height: 1.7em; background-color: rgb(255, 255, 255);">Cunat e MJAFT-it nuk do rrinin rrugeve tere jeten. </span></p>
Add new comment