Arkiv-Lajme
Ministri i Bujqësisë kërkon që produktet shqiptare të përfshihen në menutë e restoranteve. Përgjigja: “Nuk janë cilësore”
Ministri i Bujqësisë Edmond Panaritit ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të hotelerisë dhe të restoranteve që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Tema e diskutimit ka shumë interes, pasi ajo lidhet me një gjë bazike si ushqimi. Ministri ka kërkuarq ë në menutë e restoranteve të përfshihet edhe ushqimi shqiptar, pasi sipas tij Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në botë që nuk promovon dhe nuk ofron në menu shërbimi ushqimin e vendit.
Politika “ekranizon” veten edhe njëherë në Parlament. Përplasje fizike mes deputetëve. Akuza për krime, trafiqe dhe deputetë me precedentë penalë
Seanca plenare e ditës së sotme është përfshirë edhe njëherë nga tensionet dhe nga përplasjet fizike. Deputeti PD-së Gent Strazimiri është konforntuar me deputetin socialist Pjerin Ndreu në korridorin e parlamentit, ngjarje që ka sjellë ndërprerjen e seancës dhe largimin e opozitës, ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur për bojkot dhe ka akuzuar se Parlamenti është kthyer në godinë të krimit.
Këshilli Ndërkademik: “Shqipja të jetë provim në fund të shkollës së mesme. Në shkolla t’i kushtohet vëmendje edhe larmisë dialektore të gjuhës”
Këshilli Ndërkademik i Gjuhës ka dalë me një deklaratë të radhës në të cilën apelon për përfshirje më te gjerë të mësimit të shqipes në programet e shkollave. Këshilli sugjeron që gjuha shqipe të jetë provim më vete në përfundim të shkollimit parauniversitar, që gjuha shqipe të mësohet në të gjitha shkollat e mesme gjatë tri viteve “me program të ri dhe me tekste të reja”. Po kështu Këshilli propozon që në ciklin nëntëvjeçar t’i jepet përparësi anës praktike, zotërimit të standardit, kurse në vijim edhe aspektit teorik të gjuhës.
Takim i ministrave të Jashtëm në Kotorr. S'përmendet situata në Maqedoni. Ndërkohë Gjermania i kërkon Serbisë Traktat me Kosovën
Në Kotorr të Malit të Zi është zhvilluar një takim i ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor ku kanë marrë pjesë ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë e ku ka asistuar edhe Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle dhe Sekretarii i Përgjithshëm i Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RÇ), Goran Svilanoviç. Takimi siç thuhet është zhvilluar në funksion forcimit të bashkëpunimit rajonal.
Kosovë, opozita me një takim tjetër në orën 16:00. Ende pa përgjigje çështja e qeverisë. Nuk mungon edhe ideja e qeverisë teknike
Kriza postzgjedhore në Kosovë ka aktualizuar më shumë se asnjëherë idenë e qeverisë teknike. Gazeta “Epoka e Re” citon disa prej komentuesve dhe opinionistëve kryesorë në Kosovës, sipas të cilëve në kushtet e tanishme, krijimi i një qeverie teknike është logjike. “Ne mund të paragjykojmë se është mirë të krijohet një qeveri teknike, por duhet të presim se çka do të ndodhë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe më pas kur do të propozohet zgjedhja e qeverisë”, ka thënë Imer Mushkolaj sipas të cilit Kosova nuk është në krizë politike.
Një portret i liderit ushtarak të ISIS-it, Omar al-Shishanit. I ati: “Ne jemi kristianë. Ai iku nga varfëria, por ndoshta tani ka motive të tjera”
Omar al-Shishani konsiderohet aktualisht një nga drejtuesit e organizatës Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit(ISIS), që ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e Irakut. Por historia e Shishanit, e sjellë përmes fjalëve të babait të tij, duket krejt e ndryshme nga sa duket tani. Shishani është një gjeorgjian, lindur në një familje kristianësh me emrin fillestar Tarkhan Batirashvili. I ati i tij, Teimuraz Batirashvili, duke folur për BBC-në shpjegon se ikja e Tarkhanit lidhet me varfërinë e madhe.
"Panorama": Kisha ngre traun në Kepin e Rodonit. 100 lekë taksë për çdo vizitor
“Panorama” shkruan sot për një ngjarje që nuk është shumë e zakonshme. Ose më mirë, nuk ndodh ta dëgjosh shpesh. Bëhet fjalë për një taksë, 100 lekë, që kërkohet nga Kisha Katolike, françeskanët siç shkruan gazeta, për çdo udhëtar që kalon drejt Kepit të Rodonit.”Komuna Ishëm ka ngritur shqetësimin për vënien e traut dhe të tarifës, duke kërkuar nga përfaqësuesit e kishës që vjeljen e taksave ta kryejnë pranë objektit fetar, i cili ndodhet rreth tre kilometra larg nga vendi ku është vendosur trau dhe 30-40 m larg bregut të detit në Kepin e Rodonit”, njofton gazetari Leonidha Musaj.
Reformimi i KLD-së mbetet teorik. Mazhoranca përqendrohet për momentin te konflikti i interesit
Gazeta “Shqip” shkruan sot për atë që e quan plani i qeverisë për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Është fjala për një reformë që mendohet se do të pësojë ky institucion, e që sipas “Shqip” konsiston në ndryshimin e formulës së zgjedhjes së anëtarëve të KLD-së.
Bie Holanda. Gjermani-Argjentinë, finalja e Brazil 2014
Holanda e Van Gal e ka humbur përfundimisht shansin për të dalë në finalen e botërorit Brazil 2014. Në gjysmëfinalen e sotme, ajo ka humbur përballë Argjentinës, në një ndeshje që është zgjidhur me penallti. Holandezët kanë humbur dy penallti përballë portierit Romero, që mund të quhet edhe Gojkoeçea i ri. Ndeshja në vetvete ka qenë e vakët, me një lojë në mesfushë, me gabime të shumta në pasime dhe pa finalizime të aksioneve. Ekipet i janë ruajtur njëri-tjetrit deri në fund, ndonëse Roben pati një rast goli në minutën ’91.
Kundërpërgjigjet ashpër Nikolla Gruevski ndaj qëndrimit të Edi Ramës. Madje me një parashikim provokues: “Rama nuk do të jetë gjatë kryeministër”
Qëndrimi i qeverisë shqitare për situatën e fundit në Maqedoni duket se nuk është pritur mirë nga partia qeverisëse e Nikolla Gruevskit. VMRNO-DPMNE e ka kapur si të gabuar dhe të pavend interpretimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, sipas të cilit protestat e fundit burojnë nga moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Madje në reagimin e vet VMRNO-DPMNE është shtyrë më tutje duke theksuar edhe një element që lidhety me zhvillimet e politikës së brendshme në Shqipëri, teksa thekson se “Rama nuk ka për të qenë gjatë kryeministër në Shqipëri.