Arkiv-Lajme

Veliaj në Tropojë: Pensione më të larta për të gjithë

Postuar në 13 Korrik, 2014 07:26

Ministri Erjon Veliaj zhvilloi një vizitë në Bajram Curri ditën e sotme, gjatë së cilës u diskutua reforma e pensioneve me qytetarët. Sipas ministrit, kjo reformë prek shumë pak ata që janë në prag pensioni, ndërsa për personat që dalin në pension nga janari 2015, parashikohet një pension më i lartë.

Arrestohen në Kosovë 2 vrasës me pagesë nga Shqipëria, mediat raportojnë se po hetohen nëse kanë lidhje me vrasjen e Santos

Postuar në 13 Korrik, 2014 07:21

Dy vrasës me pagesë nga Shqipëria dhe një kosovar janë vënë në prangat e policisë në qytetin e Pejës, pasi kishin marrë 40 mijë euro për të kryer një vrasje. Policia e Kosovës ka bërë të ditur dje se, të premten, (11 korrik) rreth orës 23:30 në qytetin e Pejës ka arrestuar tre persona: B. G., 39 vjeç, nga Kosova dhe S. D., 45 vjeç dhe N. M., 50 vjeç të dy nga Shqipëria.

ANSA: Arrestohet kantautori Gianluca Grignani

Postuar në 13 Korrik, 2014 05:57

Kantautori italian Gianluca Grignani është arrestuar mbrëmë nga policia e Riccione-s pasi ka kundërshtuar me dhunë forcat e rendit. 42 vjeçari ndodhej me pushime në sëbashku me bashkëshorten e 4 fëmijët prej një muaji. Natën e kaluar, rreth orës e 20:30, bashkëshortja e tij ka telefonuar policinë sepse Grignani, ndodhej nën efektet e alkoolit e drogës.

Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” shkruan se situata është bërë e rrezikshme pasi ai ka qëlluar me shkelma 2 punonjës të policisë.

Vizita e Papës në Shqipëri, Shkreli: Sheshi “Nënë Tereza” do restaurohet

Postuar në 13 Korrik, 2014 05:25

Me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, më datë 21 shtator, sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, do t’i nënshtrohet një restaurimi tërësor. Gazeta “Shqip” shkruan se lajmi bëhet i ditur nga arkitekti Artan Shkreli, nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social “Facebook”, ku shkruan se ky shesh do të restaurohet i gjithi, në të gjitha elementet përbërëse të tij, duke përfshirë fasadat, ndriçimet, trotuaret, shkallaret dhe infrastrukturën.

Jep dorëheqjen ministri serb i Financave dhe thotë se Vuçiç është "një kryeministër me zemër të butë"

Postuar në 13 Korrik, 2014 03:51

Ministri i Financave të Serbisë, Lazar Krstiq ka dhënë dorëheqjen nga kabineti qeverisës për shkak të qëndrimeve të ndryshme që ka pasur, rreth reformave ekonomike, me kryeministrin Aleksandar Vuçiç.

Referuar deklarimeve të publikuara në media, ministri i dorëhequr i Financave ka mbështetur tezën e masave shtrënguese si shkurtime shpenzimesh apo edhe pagash e pensionesh, tezë që kryeministri nuk e ka pranuar. Agjencia e lajmeve “InSerbia” shkruan se sipas Krstiq, “kryeministri Vuçiç e ka zemrën e butë”.

n.k

Seanca e themelimit të Kuvendit, mediat në Kosovë parashikojnë se “ka potencial për grushta mes deputetëve"

Postuar në 13 Korrik, 2014 03:00

Seanca plenare e 17 korrikut në Kuvendin e Kosovës pritet të shoqërohet nga tensione të forta mes PDK-së në njërën anë dhe LDK-AAK-NISMA në anën tjetër. Të paktën kjo është ajo çfarë parashikohet nga mediet në Kosovë që shkruajnë se kjo mund të ndodhë “pasi të dyja blloqet po pretendojnë se kanë numrin më të madh të grupit parlamentar”.

Brazili nuk merr dot as vendin e tretë, Hollanda sfidon me 3 gola

Postuar në 12 Korrik, 2014 17:19

Brazili zhgënjen përsëri. Në ndeshjen e zhvilluar sonte me Hollandën për vendin e tretë në Botërorin 2014, Brazili nuk shënon asnjë gol. Hollanda e ka sfiduar duke shënuar 3 gola dhe duke rrëmbyer kështu vendin e tretë në Brazil 2014. 

Rovin Van Persie, Daley Blind Georginio Wijnaldum shënuan golat në këtë triumf të holandezëve. Mesa duket Brazili ka pësuar një tronditje të fortë pas humbjes së thellë me Gjermaninë dhe ende nuk po e merr veten pas kësaj goditjeje.

Ndihmës Sekretarja e SHBA në Tiranë, Nishani, Meta, Rama dhe Basha premtojnë bashkëpunim dhe partneritet

Postuar në 12 Korrik, 2014 17:02

Ndihmës Sekretarja e Shtetit,  Victoria Nuland në vizitën e saj në Shqipëri është pritur nga drejtuesit e institucioneve kryesore të vendit. Ajo është pritur nga Kryetari i Kuvendit, nga Presidenti Nishani, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

Ndoka reagon ndaj akuzave të PD: Jam dënuar padrejtësisht, opozita është plot me deputetë vrasës

Postuar në 12 Korrik, 2014 15:00

Deputeti i Partisë Socialiste i qarkut të Lezhës, Arben Ndoka ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike se ka qenë i dënuar me burg në Itali për prostitucion. Në sqarimin e tij Ndoka në thotë se është dënuar në mungesë thotë se është dënuar padrejtësisht dhe se ai nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.

Kosovë, koalicioni përcaktohet si grupi më i madh parlamentar, Thaçi i drejtohet gjykatës

Postuar në 12 Korrik, 2014 10:09

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme ka përcaktuar koalicionin LDK-AKK-Nisma për Kosovën si grupin më të madh parlamentar. Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, u largua menjëherë nga mbledhja pas këtij vendimi, duke thënë se çdo rrugë tjetër i një grumbulli muskujsh politikë për ta përmbysur vullnetin politik të qytetarëve bie në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit, me Ligjet dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme