Arkiv-Lajme

Komisioni Europian, plane për të shtuar kuotat e riciklimit: Mjaft me shfarosjen e burimeve të planetit

Postuar në 14 Korrik, 2014 14:24

Më pak sjellje të orientuar nga konsumi, dhe më shumë drejt riciklimit. Komisioni Europian ka vendosur rregullore të reja për mbeturinat duke kërkuar rritjen e kuotave të ricklimit për të mundësuar kalimin në një ekonomi qarkulluese, një ekonomi që të bazohet tek ricklimi, shkruan Dojçe Vele. Sipas KE deri në vitin 2030 europianët do të duhet të riciklojnë rreth 70% të mbeturinave rajonale dhe 80% të mbeturinave të paketimit. Nga viti 2025 do të ndalohet djegia e mbeturinave të ricklueshme.

Mjeti shpërthen në lëvizje, policia dyshon për eksploziv. Tre të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Postuar në 14 Korrik, 2014 14:18

Shpërthen automjeti në lëvizje, tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej te cilëve në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 në vendin e njohur si “Rruga Ura”. Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti që ka shpërthyer ishte tip “Volksvagen Polo” me targë AA 868 EE. Nga hetimet paraprake dyshohet që automjetit t’i jetë vendosur një sasi eksplozivi tritol në pjesën e poshtme në krahun e shoferit. Një nga personat e lënduar është drejtuesi i automjetit Sulejman Allushi i cili po merret në pyetje nga policia për ndonjë konflikt të mundshëm. 

a.k

Vdes në moshën 90 vjeçare shkrimtarja nobeliste Nadine Gordimer, luftëtare kundër apartejdit

Postuar në 14 Korrik, 2014 11:54

Ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Johanesburg në moshën 90 vjeçare shkrimtarja afrikano-jugore Nadine Gordimer, fituese e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1991 dhe angazhuar në luftën kundër apartejdit. Veç çmimit të madh, mbahet mend edhe dëshmia e saj në një proces në vitin 1986 që kontribuoi në shpëtimin e jetës së 22 anëtarëve të ANC-së (Kongresi kombëtar afrikan) tashmë në pushtet, të gjithë të akuzuar për tradhti.

Dokumenti për “manovrat” e Porto-Romanos: Ja skema e familjes Berisha për të fituar me trojet

Postuar në 14 Korrik, 2014 11:42

Familjarët e kryeministrit blejnë një tokë të helmuar dhe kënetore, shefi i qeverisë merr një vendim që ja shumëfishon vlerën truallit dhe të gjithë dalin të fituar. “Balkaninsight” i është rikthyer çështjes së Porto Romanos, duke siguruar dokumente të shit-blerjeve të tokave ku familja Berisha dhe rrethi i ngushtë i tyre fituan miliona nga pazaret me Fazlliç. Dokumentet që ka siguruar BIRN implikojnë familjen e ish-kryeministrit, dhëndrin dhe vajzën, Jamarbër e Argita Malltezin.

Jozefina “rrëmben” Shkodrën, fiton kandidati i mbështetur prej saj me 20 vota

Postuar në 14 Korrik, 2014 09:48

Zgjedhjet e brendshme për krerët e strukturave në PD janë shndërruar në “giallo”. Me shumë interes priteshin rezultatet e garës në Shkodër, ku njoftohet se ka përfunduar numërimi i votave për kryetar të degës së PD-së, me garues kandidatë të mbështetur nga Jozefina Topalli dhe kryetari Basha. Fitues rezultoi me 20 vota diferencë Ramiz Çobaj, i cili rivalizonte me kandidatin Bardh Spahia. Çobaj mbështetej nga Jozefina Topalli, ndërsa Spahia nga kryetari Basha.

a.k

Bamir Topi: Parlamenti më i dobët në historinë e vendit; kriminelë, vrasës e të korruptuar

Postuar në 14 Korrik, 2014 09:41

Gjatë një takimi me strukturat e partisë në Cërrik, kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi e ka quajtur të pashpresë situatën në parlamentin shqiptar, që sipas tij është, më i dobëti i parë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Sipas Topit, në parlament gjenden kriminelë e vrasës, por nuk mungojnë as të korruptuarit. “Ata që kanë 20 e ca vjet në politikë vetëm degjenerojnë psiqikisht. Në rast se është drama e tyre personale nuk kanë pse ta transmetojnë nëprmjet medias në familjet shqiptare.

Analiza e 300 ditëve, Rama thekson reformën në drejtësi dhe bën personazh gjykatësin “Xhin Xhoni”

Postuar në 14 Korrik, 2014 09:33

Në analizën e 300 ditëve të qeverisjes së koalicionit qeverisës PS-LSI, kryeministri Edi Rama renditi disa nga arritjet e qeverisë në fusha të ndryshme, duke u kujdesur të pohojë se kjo nuk është një paradë suksesesh. Rama ndërkaq u ndal në marrëdhënien me institucionet si Presidenca dhe prokuroria e përgjithshme, duke thënë se nuk është “i lumtur” nga marrëdhënia dhe komunikimi me to, por nga ana tjetër mazhoranca nuk ka për t’u sjellë me institucionet e pavarura si qeverisja e kaluar.

Vrasja e Artan Santos, bie pista e Gjozëve. Prokuroria do kërkojë për ta vetëm “detyrim paraqitje”

Postuar në 14 Korrik, 2014 07:50

Nesër Gjykata e Tiranës do të ndryshojë masën e sigurisë për kushërinjtë Saimir e Klodian Gjoza, të arrestuar nën dyshimin se kanë lidhje me vrasjen e bankierit Artan Santo, duke qenë se Prokuroria do të kërkojë për ta “detyrim paraqitje”, njofton Ora News. Burime nga organi i akuzës së kryeqytetit bëjnë me dije se është dorëzuar në Gjykatën e Tiranës kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë për kushërinjtë, pasi në datën 30 qershor kjo gjykatë vendosi t’i lërë në burg për 15 ditë.

Kërkimi i thesareve në Mokër, ngecin hetimet për Imamin. Prokuroria: Nuk gjejmë dokumentet

Postuar në 14 Korrik, 2014 07:42

Dosja e kërkimit të thesarit në zonën e Mokrës në Pogradec dhe ajo përdorimit të ushtrisë si roje për kampionatin e peshëngritjes nga ana e ish ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, kanë mbetur në vend numëro pasi prokuroria kërkon më shumë dokumente nga Ministria e Mbrojtjes, thotë gazeta Shqip. Deri më tani, nuk është bërë e mundur gjetja e dokumenteve apo urdhrave të titullarëve. Burimet nga Prokuroria e Tiranës pohojnë për Shqip se për të përcaktuar përgjegjësitë penale për të kallëzuarit, apo edhe për të dyshuarit, duhen më shumë fakte.

The Sun: Duke ndihmuar Shqipërinë, Bler do mbushë Britaninë me emigrantë shqiptarë!

Postuar në 14 Korrik, 2014 07:30

Duke ndihmuar Shqipërinë në rrugën e integrimit europian, Toni Bler rrezikon që Britania të “përmbytet” nga emigrantët shqiptarë. Ky është mesazhi i gazetës më të madhe në Britaninë e Madhe, “The Sun”, në një shkrim që shënjestron aktivitetin e ish kryeministrit pranë qeverisë shqiptare.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme