Vdes në moshën 90 vjeçare shkrimtarja nobeliste Nadine Gordimer, luftëtare kundër apartejdit

Postuar në 14 Korrik, 2014 11:54

Ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Johanesburg në moshën 90 vjeçare shkrimtarja afrikano-jugore Nadine Gordimer, fituese e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1991 dhe angazhuar në luftën kundër apartejdit. Veç çmimit të madh, mbahet mend edhe dëshmia e saj në një proces në vitin 1986 që kontribuoi në shpëtimin e jetës së 22 anëtarëve të ANC-së (Kongresi kombëtar afrikan) tashmë në pushtet, të gjithë të akuzuar për tradhti. Lindur më 20 nëntor 1923, shkrimtarja autore e 15 romaneve dhe shumë novelave ishte vajza e imigrantëve hebrenj nga Europa.  Afrikano-jugorja, kishte refuzuar gjithmonë të largohej na vendi i saj, madje dhe në orët më të errëta të aparteidit.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.