Arkiv-Lajme
KLD përjashton nga sistemi gjyqtarin e Pukës. Shtjefën Lleshi, i denoncuar nga emisioni “Fiks Fare”
Pasi kërkesa e ministrit të Drejtësisë ishte për të tretën herë në rendin e ditës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjykatësi i Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi është përjashtuar sot nga sistemi i drejtësisë. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen drejtuar nga kreu i Shtetit Bujar Nishani. I pranishëm ka qenë edhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ku 14 anëtarët e KLD-së kanë votuar unanimisht për shkarkimin e gjyqtarit Lleshi. Ky nuk ka qenë i pranishëm gjatë procedimit disiplinor ndaj tij.
Edhe njëherë 'koha e Gjermanisë'. Rasmussen: “Gjermania është e fortë dhe duhet të marrë rol aktiv. Është përcaktuese për të ardhmen europiane”
NATO-ja dhe me gjasë Perëndimi në përgjthësi po kërkojnë nga Gjermania që të marrë një rol të ri ushtarak. E kufizuar deri më tani në aktivizimin e saj ndërkombëtar na planin ushtarak për shkak të së kal;uarës së saj në Luftëne Dytë Botërore, Gjermanisë duket se i ka ardhur sërish ora të dalë në skenë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka deklaruar në një intervistë për “Der Spiegel” se “ka ardhur tanimë koha që të zhvillohet ky debat”.
Nesër seanca e parë e Parlamentit të Kosovës. Mediat shkruajnë se të gjithë duan të ulen në vend “të parë”. Madje parashikojnë edhe përplasje fizike
Paqartësia juridike e krijuar paszgjedhjeve në Kosovë ka çuar në bllokim të procesit të krijimit të qeverisë. Ndërkohë që nesër mbahet seanca e parë plenare, një nga çështjet që po diskutohen aktualisht në mediat kosovare është se kush do të ulet në ato karrige që zakonisht ulen deputetët e shumicës qeverisëse? Dhe më tej: A mund të plasë grushti në seancë, nisur se të gjithë po thonë se kanë dalë të parët.
Të ardhurat në Thesarin e Shtetit janë rritur 300 milionë dollarë. Akcizat çalojnë…
Rreth 300 milionë dollarë më tepër janë futur në Thesarin e Shtetit në periudhën tetor-qershor, krahasuar me një vit më parë. Kjo përbën një rritje prej 13%, ndërkohë që rritja ekonomike në këtë nëntëmujor ka qenë rreth 1.4% dhe rritja mesatare e çmimeve rreth 1.6%.
BE-ja nis procesin “kundër” Facebook dhe Whatsapp. Do të verifikohet nëse kanë krijuar situatë monopol
Blerja prej 19 miliardë eurosh që Facebbok i bëri shërbimit Ëhatsapp nuk duket se do të kaloljë kaq lehtë në Europë. “Deutsche Welle” shkruan sot se për këtë çështje, që shihet si krijim i situatës monpol në treg, ka nisur të veprojë edhe Komisioni i BE-së dhe komisari për konkurrencën. Ata do të bëjnë “verifikime për fuzionimin e Facebook dhe Whatsapp, sepse disa sipërmarrje interneti e ndjejnë veten të kërcënuar prej sipërmarrjes së re”, shkruan “DW”. Mirëpo vetëm në Gjermani Whatsapp ka mbi 30 milionë përdorues, kurse në mbarë botën 450 milionë të tillë.
Lamtumirë Kallashnikovit edhe në ushtri. Ministrja Kodheli shprehet se FA-të do të pajisen me karabinën M4
Pas forcave të Policisë së Shtetit, edhe ushtria do t’i nënshtrohet zëvendësimit të armatimit të saj. Kjo është bërë e ditur sot nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila teksa ka bërë analizën e 300 ditëve, ka folur edhe për çështjen e armatimit. “Forcat e Armatosura do të pajisen me karabina M4 që do të përdorin municion të kalibrit 5.56 të standardeve të NATO-s”, ka thënë ajo. Pak ditë më parë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, solli në komisionin e Sigurisë ligjin për armët, që parashikonte ndër të tjera edhe zëvendësimin e Kallashnikovit me armë të një kalibri më të vogël.
Presidencë-qeveri në luftë të hapur. Kreu i Shtetit: “Vizioni i kryeministrit, i frikshëm”
Ka reaguar pak më parë presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili e shikon procesin politik të iniciuar nga mazhoranca në lidhje me sistemin e drejtësisë, si një kurs që cenon Kushtetutën. Nisur nga rëndësia e qëndrimit të institucionit po e përcjellim të plotë reagimin, edhe pse ai i drejtohet kryeministrit në formën edhe të një akuze që përbën thelbin e debatit ndërpartiak të sotshëm:
Ligji i ri për KLD-në, Komisioni i Ligjeve miraton draftin me votat e shumicës
Mazhoranca qeverisëse ka miratuar sot e vetme në Komisionin e Ligjeve projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. “Reformën në drejtësi e kemi një premtim, që ne duhet ta mbajmë. Shumë shpejt në parlament do të kemi një komision parlamentar për të garantuar gjithpërfshirjen. Do të kemi ndërhyrje thelbësore në sistemin e drejtësisë, jo se këtë e do politika apo ndërkombëtarët, por se e duan qytetarët shqiptarë”, u shpreh kreu i komisionit Fatmir Xhafaj. Nga opozita ka qenë deputeti Nard Ndoka që kërkoi debat të gjerë për çështjen.
Masakra e Srebenicës, Holanda fajtore për 300 viktima
Shifra e 1 milionë të papunëve shfaqet në Itali. Ndërkohë 13 milionë me punë jostabël
Ish-opozita socialiste, sot mazhorancë në pushtet, arriti deri diku të legjendonte ‘insertin’ politik të 1 milionë të papunëve në Shqipëri. Është një e dhënë që mbetet e pakonfirmuar në rrugë zyrtare, e me gjasë një e dhënë që edhe vetë ish-opozitarët ndoshta nuk e kanë besuar plotësisht. Kjo edhe për faktin se në analizën e 300 ditëve të para të qeverisjes, qeveria aktuale u krenua me faktin se ka hapur 42 mijë vende pune.
