Masakra e Srebenicës, Holanda fajtore për 300 viktima

Postuar në 16 Korrik, 2014 05:41

 

Një gjykatë holandeze ka vendosur të bejë përgjegjëse Holandën për vrasjen e më shumë se 300 burrave dhe djemve boshnjakë  gjatë masakrës së Srebenicës në korrik të vitit 1995. Gjykata tha se paqeruajtësit holandezë kishin dështuar të mbronin myslimanët bosnjakë në momëntin kur qyteti ran ë duart e ushtrisë serbe. Gjatë kësaj masakre që konsiderohet si më e rënda pas Luftës së Dytë Botërore, u vranë mbi 7 mijë persona. Boshnjakët që kishin kërkuar ndihmë pranë paqeruajtësve holandezë, ishin dorëzuar në duart e serbëve.  Deri më sot shteti holandes kishte mohuar përgjegjësinë e ushtarëve të saj për masakrën ndaj popullsisë civile boshnjake.  Akuza në gjykatën holandeze është ngritur nga shoqata “Nënat e Srebenicës”,  së cilës i janë bashkuar të afërm të viktimave të masakrës gjatë Luftës së Bosnjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.