Nesër seanca e parë e Parlamentit të Kosovës. Mediat shkruajnë se të gjithë duan të ulen në vend “të parë”. Madje parashikojnë edhe përplasje fizike

Postuar në 16 Korrik, 2014 10:26

Paqartësia juridike e krijuar paszgjedhjeve në Kosovë ka çuar në bllokim të procesit të krijimit të qeverisë. Ndërkohë që nesër mbahet seanca e parë plenare, një nga çështjet që po diskutohen aktualisht në mediat kosovare është se kush do të ulet në ato karrige që zakonisht ulen deputetët e shumicës qeverisëse? Dhe më tej: A mund të plasë grushti në seancë, nisur se të gjithë po thonë se kanë dalë të parët. “Express” shkruan se “disa analistë, por edhe disa të zgjedhur të popullit, tashmë po akuzojnë mediat se po i fryjnë zjarrit, për seancën e nesërme, por të njëjtit nuk po mund të japin përgjigje në pyetjen se: Kush ku do të ulet?”  Për të shtuar se “edhe më tutje dy fraksionet më të thella politike, PDK-ja dhe Koalicioni po ngulmojnë se do të ulen në ulëset e njëjta të sallës së Kuvendit, në ato të ku tradicionalisht ulën partitë që e përbëjnë koalicionin qeverisës”.  Kreu i LDK-së Mustafa është shprehur se nuk do të ketë ndonjë problem për këtë, por në fakt nga PDK-ja po mbahet fort qëndrimi se edhe kryeparlamentari i takon asaj. Në fund mbetet vetëm për të pritur nëse këto paralajmërime do të verifikohen.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/skenari-i-seances-se-neserme-te-parlamentit-kush-jane-tarzanet-e-partive-politike-29353/

http://zeri.info/artikulli/42009/mustafa-neser-llogarisim-ne-votat-e-min...

s.z 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Epo njerez me legena. Skane krijuar shtet akoma dhe zihen per karrike. U shpelafte mortja do te thoshte gjyshja ime.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.