Arkiv-Lajme

Biden: Rrëzimi i avionit nuk ishte aksident, është goditur dhe rrëzuar

Postuar në 18 Korrik, 2014 05:19

Zv.presidenti amerikan, Joe Biden nuk e cilëson aksident rrëzimin e avionit malajzian në Ukrainë. Duke folur mbrëmë vonë në një konferencë për media në Detroit, Biden tha se aeroplani “është goditur dhe rrëzuar. Nuk është aksident”.

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuan se avioni ishte goditur nga një raketë, por nuk është e qartë se kush e ka hedhur raketën, nëse është hedhur nga territori rus, apo nga ai ukrainas.

Zyrtari tha se avioni mund të jetë qëlluar qëllimisht nga dikush, i cili mund ta ketë marrë atë për avion ushtarak transporti.

Toni Bler, këshilltar vullnetar i gazsjellësve nga Azerbajxhani, TAP dhe TANAP

Postuar në 18 Korrik, 2014 05:13

Mediet ndërkombëtare shkruajnë sot se ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler do të jetë këshilltar për gazsjellësin Trans Adriatic Pipeline (TAP). Lajmi bëhet i ditur nga Reuters dhe Financial Times.

TAP do të transportojë gaz nga Azerbajxhani në Itali, ku gazsjellësi do të kalojë dhe nëpër territorin e Shqipërsië. Synimi i këtij projekti është të rivalizojë gazin rus.

Azerbajxhani ka në plan të eksportojë gaz në Evropë përmes dy projekteve Trans-Anatolian pipeline (TANAP) dhe Trans Adriatic Pipeline (TAP).

Partitë opozitare fitojnë betejën e parë me Thaçin

Postuar në 18 Korrik, 2014 03:35

Situata politike në Kosove vazhdon të jetë e ndërlikuar që pas rezultatit jo të qartë të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Kjo pasi PDK-ja e Thaçit është partia me më shumë vota, por nuk ka numrat për formimin e qeverisë. Nga ana tjetër partitë opozitare po tentojnë të formojmë koalicionin për të qeverisur vendin.

Provën e parë partitë opozitare e kaluan me sukses. Në seacën e parë ata zgjodhën kreun e LDK-së, Isa Mustafa kryetar të Kuvendit.

"Fshehja e pasurisë, Gjin Gjoni merret për dy orë në pyetje nga Prokuroria e Elbasanit

Postuar në 18 Korrik, 2014 03:28

Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi, janë marrë në pyetje nga njësia Task-Forcë, pranë prokurorisë së Elbasanit, lidhur me procedimin penal të nisur ndaj tyre për akuzën e “fshehjes së pasurisë” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.

Flutura Açka: Politika e ka manipuluar Shqipërinë, madje ka përçarë edhe familjen

Postuar në 18 Korrik, 2014 03:23

Shkrimtarja dhe botuesja, Flutura Açka prej vitesh ka një jetë të ndarë mes Holandës dhe Shqipërisë. Ajo është shumë kritikuese ndaj politikës, por ndryshe nga shumë të tjerë Açka nuk e fsheh dëshirën për të hyrë në politikë për të ndryshuar diçka.

Naço dhe Cefa në “Top-Story”. Mazhoranca me objektiv "maksimalist" për reformën në drejtësi. Cefa sqaron edhe votën e fundit në KLD

Postuar në 17 Korrik, 2014 17:37

“Top Story” ka patur sot të ftuar ministrin e Drejtësisë Nasip Naço dhe nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa. Tema e diskutimit ishte natyrisht reforma në drejtësi dhe situata e krijuar në KLD, sidomos me rrëzimin e kërkesës së ministrit për shkarkimin e disa gjyqtarëve. Diskutimi vetëm sa ka rikonfirmuar qëndrimet e deritanishme. Naço ka theksuar se nuk është qëllimi për të kapur drejtësinë, por për ta reformuar atë dhe sipas tij, vota e 23 qershorit e përligj këtë.

Peticion në Francë kundër kontratave të dhënies së “mitrës me qera”. Mes firmëtarëve edhe Jacques Deloir dhe Lioner Jospin: “Njerëzit nuk janë sende”

Postuar në 17 Korrik, 2014 14:43

Disa intelektualë në Francë kanë ndërmarrë një nismë publike e cila sot ka arritur numrin e 5000 të firmëtarëve. Rreth 60 intelektualë dhe politikanë francezë, përfshirë Jacques Delors dhe Lionel Jospin, kanë hartuar që në datën 14 korrik një peticion kundër asaj që njihet si “dhënia e mitrës me qera”. Ata i kërkojnë presidentit të vendit, Francoise Hollande që “t’i kundërvihet publikisht njohjes juridike të kontratave të pseudonënës”. (madre surrogata).

Më në fund harta e re administrative. Do të ketë 61 bashki

Postuar në 17 Korrik, 2014 12:56

Harta e re administrative e Shqipërisë do të ketë 61 bashki. Varianti me 47 që kishin propozuar socialistët dhe aleatët e tyre të LSI-së, ka ndryshuar për shkak të propozimeve të reja. Kështu shtohen si bashki Vora, Rrogozhina, Konispoli etj.. Ndërkohë mazhoranca ka arritur të ketë edhe votat e PDIU-së, pas lëshimit që i bëri kërkesës së kësaj të fundit për ndryshime në zonën e jugut në Sarandë. Me këtë rast bojkoti i PD-së e humbet relativisht vlerën e vet, sa kohë që një parti e opozitës mori pjesë në proces.

Rrëzohet në hapësirën e Ukrainës një avion i “Malaysia Airlines”. Humbasin jetën 295 vetë. Dyshime se është qëlluar me raketë

Postuar në 17 Korrik, 2014 11:18

Një tjetër avion i “Malaysia Airlines” është rrëzuar në lindje të Ukrainës. Në bordin e avionit që udhëtonte nga Amsterdami drejt Kuala Lumpurit ndodheshin 295 persona. Mediat ndërkombëtare raportojnë se avioni ëhstë gjetur duke u djegur në lindje të Ukrainës, lajm ky i raportuar sipas burimeve nga aviacioni rus në Msokë. Ndërkohë “Reuters” citon agjencinë ukrainase “Interfax” sipas të cilës avioni është rrëzuar nga rebelët prorusë në Donetsk. Me këtë rast Ministria e Brendshme ukrainase ka urdhëruar hetimin e ngjarjes, për të cilën ka shumë paqartësi.

Forumi i të Rinjve Muslimanë në Kosovë flet për kërcënime. Arsyeja: “Jemi deklaruar në mbrojtje të laicizmit dhe dhënien fund të ndikimit nga Vatikani”

Postuar në 17 Korrik, 2014 10:50

Forumi i të Rinjve Muslimanë në Kosovë ka lëshuar sot një deklaratë në të cilën përcjell shqetësimin se anëtarë të tij po kërcënohen. Sipas këtij forumi, kërcënuesit vetëidentifikohen si pjesëtarë të AKI, por forumi aludon në këtë rast AKI është afër me SHIK-un e Kosovës dhe me shërbime të huaja që operojnë në Kosovë. Me interes janë arsyet që FRM-ja mendon se kërcënohet. “FRM po kërcënohet pse ne jemi deklaruar në mbrojtje të laicizmit në Kosovë dhe dhënien fund të ndikimit në vend nga Vatikani”, thuhet në deklaratën e forumit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme