Arkiv-Lajme

Edmond Tupja kritikon komentatorët e ndeshjeve të Botërorit në TVSH

Postuar në 20 Korrik, 2014 04:24

Ekskluzivitetin e transmetimit të Botërorit të Brazilit e pati televizioni publik shqiptar (TVSH), dhe kanë qenë të shumtë ata, të cilëve u ka rënë në sy cilësia e dobët e komentimit të ndeshjeve. Një prej njerëzve të pakënaqur me komentimin e këtyre ndeshjeve ka qenë edhe Edmond Tupja, gjë që merret vesh nga shkrimi i sotëm i tij i publikuar në Panorama. Tupja thotë se ka mbajtur dhe shënime të mufkave që i kanë dëgjuar veshët.

“Panorama”: Urdhëri i Didit, policëve u hiqet dreka

Postuar në 20 Korrik, 2014 03:49

Gjatë tetorëshit të shërbimit asnjë punonjës i Patrullës së Përgjithshme dhe i njësisë “Shqiponja” nuk do të ketë mundësi të konsumojë drekën apo darkën pa mbyllur orarin e punës.  Një urdhër i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë u ka hequr mundësinë e pushimit prej 45 minutash që efektivët e terrenit kishin të parashikuar në rregullore dhe e shfrytëzonin për t’u ushqyer.

OSBE: Marrëdhëniet etnike në Maqedoni, kritike. Nuk mjafton që incidentet të trajtohet thjeshtë si çështje sigurie

Postuar në 20 Korrik, 2014 03:40

OSBE vlerëson se marrëdhëniet etnike në Maqedoni janë tejet kritike dhe se do të jenë të tilla dhe në vijim. Një gjë të tillë e ka thënë Komisionerja e lartë për Komunitetet Astrid Thors, e cila raportoi në Vjenë, pas vizitave të krerëve politikë në Maqedoni. “Alsat” në Maqedoni raporton se Thors i kërkoi qeverisë që këtë mandat të ri ta orientojë më së shumti tek dialogu dhe bashkëpunimi etnik, i cili është një nga elementët kyç të stabilitetit politik dhe ekonomik të vendit.

Ish-të përndjekurit, në shtator nis skema e re e dëmshpërblimit

Postuar në 20 Korrik, 2014 00:59

Trashëgimtarët e të përndjekurve politikë, të cilët kanë plotësuar dokumentacionin për të përfituar dëmshpërblimin do të marrin paratë, pavarësisht se pjesa tjetër e tyre nuk i ka kompletuar. Ky është një nga ndryshimet që është parashikuar të pësojë ligji "Për dëmshpërblimin e të dënuarve politikë", i cili pritet të lehtësojë procesin për trashëgimtarët "aktivë".

Rusia manipulon dhe Wikipedian për rrëzimin e avionit MH17

Postuar në 19 Korrik, 2014 14:54

Rusia dhe Ukrainë nuk po luftojnë vetëm për kufijtë por tani po luftojnë dhe në Wikipedia.

Në një kohë kur presidenti ukrainas, Petro Poroshenko dhe ai rus, Vladimir Putin publikisht akuzojnë njëri-tjetrin për ngjarjen, në internet luftëtarët e tyre kanë nisur lojën e akuzave.

Fillimisht një adresë me IP me bazë në Kiev ka përpunuar të dhënat në Wikipedia duke shtuar se, “MH17 u rrëzua nga terroristët e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetsk.

Sherr me shkopinj në Velipojë (VIDEO)

Postuar në 19 Korrik, 2014 12:38

Ngacmimi i një femre është bërë burim konflikti mes dy familjeve që ndodhen këto ditë me pushime në plazhin e Velipojës në Shkodër.
Gjithçka ka nisur kur një i ri i ka hedhur disa fjalë vajzës së re që kishte aty pranë me kabinë. Me të mësuar familja e saj se ai po e ngacmonte, ato kanë shkuar për t’i kërkuar llogari të riut, por në debat e sipër, ka nisur edhe përplasja fizike mes tyre.

Gjykata e Tetovës dënon me burg protestuesit shqiptarë që dolën në shesh kundër diskriminimit

Postuar në 19 Korrik, 2014 10:20

Dënohen 10 protestuesit shqiptarë nga Gjykata e Tetovës. Aktivistët e arrestuar në protestën e fundit në Tetovë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë përdorur dhunë kundër diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni.

Gjykata e Tetovës me një vendim të saj thotë se 8 protestues janë dënuar me 2 vite e gjysmë burg me kusht, ndërsa për dy të tjerë që ishin liruar nga paraburgimi, do të ketë procedurë të rregullt gjyqësore. Gjatë kohës së dhënies së vendimit, para gjykatës ishin tubuar dhjetëra tetovarë, kryesisht familjarë të protestuesve. S.S

Arrestohet grupi kriminal i parave false nga Zvicra, shfrytëzonin për shpërndarje përdoruesit e drogës

Postuar në 19 Korrik, 2014 09:36

Drejtoria e Krimit Ekonomin në policia e Tiranës ka sekuestruar sot një sasi prej 5 mijë dollarësh me prerje 100 dollarësh false gati për t’u hedhur në treg. Dollarët, mendohet se futeshin në Shqipëri nga Zvicra nga një grup kriminal i cili shfrytëzonte përdoruesit e drogës për të nxjerr në treg  dollarët fals.

Merkel dhe Putin, marrëveshje për hetim ndërkombëtar dhe të pavarur për “Malaysia Airlines”

Postuar në 19 Korrik, 2014 08:01

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti rus, Vladimir Putin ranë dakord që një hetim ndërkombëtar dhe i pavarur për avionin malajzian të rrëzuar në Ukrainën lindore. Merkel dhe Putin pajtohen që ky hetim të jetë nën drejtimin e Organizatës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar.

Gazetari ushtarak rus Alexandr Golz: Goditja nga ajri pothuajse e pamundur

Postuar në 19 Korrik, 2014 05:29

Alexandr Golz, gazetari ushtarak rus dhe kryeredaktor i agjencisë ruse të lajmeve në internet “ej.ru.” shprehet për “Deutsche Welle “ se nuk ka asnjë dyshim se avioni malajzian është qëlluar. Opinionin e tij ai e mbështet edhe në raportimet e medieve të ndryshme të cilat bazohen në informacionet e dala nga shërbimet sekrete amerikane.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme