Arkiv-Lajme

Ministrja Harito deklaron se ligji për nëpunësin civil do të ndryshohet sërish. Vërejtja e Fatmir Xhafës: “Ligji aktual është i shkruajtur keq”

Postuar në 23 Korrik, 2014 08:27

Ligji për nëpunësin civil do të ndryshojë sërish në muajin shtator. Kështu deklaroi sot ministrja e Inovacionit Milena Harito, e cila ka dorëzuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve,  raportin vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil. Kriter i përmirësimit të ligjit, që nuk ka ca kohë që ndryshoi dhe që provokoi reagime nga opozita, do të jenë standardet europiane. Mirëpo edhe kësaj radhe është verifikuar përballja e përfaqësuesve të qeverisë me anëtarët e Komisionit të Ligjeve.

Dy banka, në Portugali dhe në Bullgari, në prag të falimentimit. Sofja vendos t’i bashkohet Unionit Bankar

Postuar në 23 Korrik, 2014 07:58

“Deutsche Welle” raporton sot për prag falimentimit të dy bankave të tjera në hapësirën e Eurozonës: “Banco Espritio Santo” në Portugali dhe “Corp-Bank” në Bullgari. Sinjale të këtilla rikthejnë edhe njëherë debatin nëse kriza e madhe europiane ka kaluar apo ajo vazhdon të rëndojë kontinentin me të njëjtën frekuencë? Bullgaria duket se për t’i shpëtuar kësaj situate ka vendosur t’i bashkohet Unionit Bankar, por vendet e mëdha ende nuk kanë një model sesi do të procedohet me ndihmën financiare në raste të ngjashme.

E drejta e autorit – Jorgo Papingji thotë se nuk ka marrë asnjë të ardhur për tekstet e këngëve të tij. Dhe janë 4 mijë

Postuar në 23 Korrik, 2014 07:14

“KultPlus” shkruan sot për një çështje të rëndësishme, por të neglizhuar gjatë në Shqipëri. Bëhet fjalë për të drejtën e autorit dhe me këtë rast ka sjellë një reagim të Jorgo Papingjit, i cili është shumë i njohur si autor tekstesh të këngëve. Papingji ngre çështjen e të drejtës së tij si autor i teksti i 4 mijë këngëve. “Unë u bë disa vite që nuk shikoj asnjë të drejtë autori. Nuk e di se si e quajnë që funksionon. Nuk kam asnjë informacion as se çfarë bëhet me “Albautor”, as nuk e di se si funksion sot.

Tahiri: "Në 300 ditë policia po lufton kulturën e bakshishit"

Postuar në 23 Korrik, 2014 05:44

Ministria e Brendshme ka zhvilluar analizën e 300 ditëve të para të punës nën qeverisjen e maxhorancës së majtë. Ministri i Brendshmëm Sajmir Tahiri deklaroi gjatë kësaj analize se në këto 300 ditë Policia e Shtetit po lufton kulturën ndaj bakshishit. Sipas Tahirit, sfidë për Policinë e Shtetit ngelet lufta ndaj korrupsionit dhe abuzimeve me detyrën të vetë efektivëve të policisë. Në fjalën e tij Tahiri tha se gjatë kësaj periudhe  janë penalizuar rreth 700 punonjës të forcave policore për abuzime me detyrën, por kjo nuk do të thotë se nuk ka ende raste të tjera për tu ‘luftuar’.

Vendimi i qeverisë: Karburantet, një në çdo 15 kilometër

Postuar në 23 Korrik, 2014 03:39

Qeveria ka përcaktuar kritere të reja për vendndodhjen e pikave të karburantit dhe distancat që ato duhet të kenë nga njëra tjetra. Sipas një lajmi të publikuar në gazetën “Panorama” përmes një vendimi të marrë në mbledhjen e ditës së martë qeveria ka përcaktuar zonat e shërbimit dhe vendosjen në rrjetin rrugor të karburanteve duke respektuar distancat e përcaktuara sipas zonave.  Në vendimin e qeverisës terminologjia që nënkuptojnë pikat e karburantit për5caktohet me zonat e shërbimit, që do të thotë se çdo pikë duhet të ofrojë një kompleks shërbimesh sipas një standardi të ri.

"Shqip": Ndarja e re territoriale, 6 deputetë të maxhorancës kundër variantit me 61 bashki

Postuar në 23 Korrik, 2014 02:57

Miratimi i hartës për ndarjen e re territoriale administrative nuk do të kalojë lehtë për maxhorancën e majtë. Sipas të përditshmes “Shqip” ndarja e re territoriale ka sjellë përçarjen e parënë radhët e maxhorancës, ku disa depuetë të PS-së, LSI-së dhe aleatë të tjerë kanë kërcënuar se do votojnë kundër miratimit të saj në parlament. Pas deklarimit kundër ndarjes së re territoriale nga kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule për shkak të mospërcaktimit të Himarës si zonë minoritare, kundër hartës së re mësohet se janë edhe deputetët e PS Pjerin Ndreu, Andrea Marto dhe Parid Cara.

Çmimet “fluturake” të biletave ajrore frenojnë turizmin. Ankesat e agjensive të udhëtimit

Postuar në 22 Korrik, 2014 16:30

Taksa të shtrenjta aeroportuale dhe çmime të larta të karburantit të avioneve. Agjencitë turistike ankohen se çmimet e shtrenjta të fluturimeve në Shqipëri kanë krijuar një situatë anormale që frenon turizmin, njofton TCH. Disa operatorë të sektorit, si Besnik Vathi e Sava Bardhi, pohojnë se situata vazhdon të rëndohet nga viti në vit. “Ne jemi destinacioni më i shtrenjtë në rajon për fluturimet. Dhe jo vetëm avionet, por edhe tragetet kanë çmime të rritura artificialisht.

Reagon Dule: Entitetet minoritare, politikë e BE-së. Ministri Çuçi lëshoi tymnajë nacionaliste

Postuar në 22 Korrik, 2014 14:53

Duke folur për reformën territoriale i ftuar në Neës 24 nga gazetarja Eni Vasili,  Vangjel Dule nga Partia Bashkimi për të drejtat e Njeriut është shprehur kundër kësaj reforme. Sigurisht, pika e konfliktit brenda mazhorancës është se Himara nuk duhet të bashkohet me Vranishtin. “Kemi dy probleme të mëdha. Problemi i Bashkisë së re të Himarës dhe problemi që lindi javën e kaluar me disa prej fshatrave përbërëse të Livadhiasë që shkëputen nga entitetet aktuale dhe u bashkangjiten njësive të reja duke thyer një parim bazë që kishim rënë dakord që nuk do prekeshin.

Apeli ngjethës i mjekut norvegjez për veshët e Barack Obamës: Zoti President, a keni zemër?

Postuar në 22 Korrik, 2014 13:15

Letra e hapur që mjeku norvegjez Mads Gilbert i drejton presidentit amerikan Barack Obama, një thirrje dhimbjeje dhe një apel për ndërgjegjësim mbi situatën në Gaza, ka bërë xhiron e botës. Mjeku është duke shërbyer në terren dhe po prek nga afër tragjedinë e civilëve palestinezë.

Doshi akuzon ministrin Tahiri për emërime politike në polici. “Sot me tepelenas, dje me tropojanë”

Postuar në 22 Korrik, 2014 12:13

Diskutimet e sotme në komisionin e Ligjeve për projektligjin “Për Policinë e Shtetit”, kanë nxjerrë në pah të tjera fërkime brenda mazhorancës. Tom Doshi, deputeti i Partisë Socialiste gjeti rastin të deklarojë se emërimet në Policinë e Shtetit janë politike. “Emërimet janë politike. Të gjithë drejtuesit e policisë janë tepelenas”. Sipas Doshit, emërimet në polici i ka miratuar Ministri i Brendshëm. Ai theksoj se po ndodh e njëjta traditë, siç ndodhi në kohën e Partisë Demokratike. “Po bëhet me tepelenasit siç bëri Berisha me tropojanët.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme