Apeli ngjethës i mjekut norvegjez për veshët e Barack Obamës: Zoti President, a keni zemër?

Letra e hapur që mjeku norvegjez Mads Gilbert i drejton presidentit amerikan Barack Obama, një thirrje dhimbjeje dhe një apel për ndërgjegjësim mbi situatën në Gaza, ka bërë xhiron e botës. Mjeku është duke shërbyer në terren dhe po prek nga afër tragjedinë e civilëve palestinezë.
“Mbrëmja e kaluar ishte ekstreme. Ofensiva tokësore në Gaza përfundoi me makina të mbushura me njerëz të gjakosur, njerëz që dridheshin, që vdisnin, me çdo lloj të plagosuri të të gjitha moshave, që të gjithë civilë, që të gjithë të pafajshëm. Heronjtë në ambulancat dhe spitalet e Gazës po punojnë në turne 12 e 24 orëshe, të zverdhur nga lodhja e ngarkesa çnjerëzore. Ata interesohen, përzgjedhin, përpiqen të kuptojnë kaosin e paperceptueshëm të trupave, gjymtyrëve, numrave që ecin e nuk ecin, që marrin frymë e jo, që derdhin gjak. Njerëz! Sot edhe një herë të trajtuar si kafshë nga ushtria më e moralshme e botës. Respekti im për të plagosurit, në atë vendosmërinë e tyre, që nuk i braktis as në mesin e vuajtjeve, agonisë dhe tronditjes.
Dua të ulëras, të shtrëngoj dikë fort, t’i marr erë lëkurës dhe flokëve të një fëmije të ngrohtë të mbuluar në gjak. Më shumë se 100 raste në Shifa, vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Zoti Obama, a keni zemër ju? Ju ftoj të vini e të kaloni vetëm një natë këtu me ne, në Shifa. I maskuar si pastrues, ndoshta. Jam 100% i bindur se do ta ndryshonte të gjithë historinë. Lumenjtë e gjakut do të vazhdojnë të derdhen natën që vjen. E dëgjoj se si i kanë ndezur instrumentat e tyre të vdekjes. Të lutem bëj ç’të mundesh, sepse kjo nuk mund të vazhdojë”.
a.k
Comments
Pse nuk i ben apel Putinit ky

Pse nuk i ben apel Putinit ky doktori, mbase Putini e degjon......Pastaj, c'pune ka Obama? A nuk versulen te gjithe kunder imperializmit amerikan, kur ushtria amerikane shkon te shpetoje ata qe vdesin?

Plaku Xhumaraku sepse Obama

Plaku Xhumaraku sepse Obama jap ca miliarda ne vit per makinerine vrastare sioniste, edhe sepse mes ushtareve te vrarve izraelite ndodheshin dhe qytetar amerikane. Me putinin po merret Malajzia per sulmin me rakete ndaj avionit te saj.

Or Gjoramora, kete qe Obama

Or Gjoramora, kete qe Obama jep ca miliarda ne vit per makinerine vrastare sioniste (sic e quan ti) e ke me te degjuar, apo ke qene vete aty. Te pyes se ka shume qe e kane me te degjuar dhe e hane per te vertete. Pastaj, cfare dmth qe midis ushtareve te vrare (ou pse paska edhe izraelite te vrare, po keta si u vrane, kush i vrau?) ka qytetare amerikane? Ka plot njerez me dy nenshtetesi ne bote, sa per dijeni ka edhe plot izraelite qe jane qytetare ruse, madje edhe shqiptare, e çfare pastaj? Te gjithe ata qe banojne ne Izrael, ne mos si brez i pare, jane te ardhur nga pothuaj te gjitha vendet e Botes. Nuk te ben keq te shkosh te lexosh ndonje liber here pas here. Nuk merret kultura vetem duke komentuar ketu te Respublica, apo te Peshku pa Uje or Gjiramira......

O Plaku xhuxhumaku ! Kongresi

O Plaku xhuxhumaku ! Kongresi amerikan, me firmen e presidentit, i akordon 3 miliarde dollare ne vit Izraelit VETEM ne ndihma dhe teknologji ushtarake. Shfleto materialet online te kongresit ta marresh vesh (pra 8 milione dollare ne dite).

Meqe ra fjala: Obama duhet te thote ku shkuan 712 milione dollare qe SHBA ja akordoi Izraelit per zhvillimin e sistemit anti rakete , qe te interceptoheshin raketat e Hamasit ne ajer, pa qene nevoja per ofensiva te tilla masive, si ajo e parafundit qe la brenda 1 jave 1400 palestineze te vrare kundrejt 13 izraeliteve?

Ik ore budalla me emrin "

Ik ore budalla me emrin " Plaku Xhuxhamaxhuxh ". Kalbesira si puna jote jane gjithmone ne anen e se keqes dhe te padrejtes, mjafton qe keto padrejtesi t'i bejne te fortet e botes. Ju nuk kini moral dhe as parime. Keto jane te gjitha krime lufte dhe krime kunder njerezimit.

Damiano lufta qe po ndodh ne

Damiano lufta qe po ndodh ne Gaza eshte me e komplikuar se kaq. Atje nje organizate terroriste si Hamasi po perdor mburoje njerezore per te mbrojtur lekuren e tyre. Eshte ekstrem sepse qellohet me raketa dhe nga shkolla dhe nga spitale dhe nga qendra te banuara dhe sipas teje Izraeli ska aspak te drejte te mbrohet. PSE KJO KOLERE TERRORISTE NUK PRANOI ARMEPUSHIMIN E PROPOZUAR NGA EGJIPITI?

Anonimo, sikur un te vij

Anonimo, sikur un te vij neser te shpia jote dhe te them pa cohu njeher mos me caj koken shporru se ketu do bej un nje shpi timen dhe ti nuk ke pse te rrish ketu cfare do beje?Do me thoje patjeter urdhero mire se erdhe apo do mbroje shpine dhe familjen tende me cfare te mundeshe? Uroj qe do e mbroje familjen tende.

E di ti qe Hamasi ka mare nje mandat qeverises nga nje sovran shume i madh qe quhet popull? Mire apo keq, nqs sovrani e pranon un pse duhet te perzihem? Qe kur Hamasi fitoi zgjedhjet asnje palaco shtet qe shiret si paqedashes nuk mori iniciativen qe te thonte rrespektojme vendimin e popullit qe i dha mandatin qeverises Hamasit. Perkundrazi keto direkt thane nuk ka pse te qeverisi Hamasi pasi ne nuk na pelqen ne na pelqejne vetem ato politikane te tipit prostituta qe na pershtaten ne, ne kete rast Izraelit. Tani nuk po them qe Hamasi eshte nje Organizate perfekte por ama populli i dha mandatin qe te qeverise, direkt shtetet demokratike)te tipit prostituta) vendosen bllokada, sanksione etj etj. Un personalisht nuk e kam votuar kete mazhorance qe po qeveris sot Shqiperine, ama nuk kam pse te cohem te protestoj me paqe apo dhune te mos themi me arme qe kjo mazhorance duhet te iki neser se mua nuk me pelqen, ta mari e mira populli e dekretoi te qeverise per 4 vite me duhet te pres deri sa ti mbaroje mandati i saj. E njejta gje dhe me Hamasin, kesaj organizate perseris e mandatuar nga sovrani kurre nuk ju dha e drejta qe te qeveriste per kundrazi...

Megjithate eshte shume e padrejte qe te mendosh qe hebrejte nuk e duan paqen, patjeter qe ka sa te duash nga hebrejte qe duan paqen dhe lobojne per paqen e popullit ne Gaza, ja nje faqe ne facebook e ketij komuniteti https://www.facebook.com/JewishVoiceforPeace?fref=ts

Nqs ti justifikon qe vrasjen e tere atyre femijeve, grave etj te pafajshme me pretekstin qe Izraeli ka te drejte te mbrohet me vjen keq por paske problem te madhe ne humanizmin tend. Te kujtoj qe ligjet nderkombetare ndalojne rresptesisht bombardimet e shkollave dhe spitaleve. E ke degjuar nje parlamentare te Izraelit si tha para ca ditesh? Duhet te vrasim te gjitha grate shtatezene Palestineze, kshu kursjme fisheket pasi me nje plumb vrasim dy persona. Te duket normale kjo gje ty?!

E para, ti or zoteri meso te

E para, ti or zoteri meso te lexosh, e dyta Damiano Damianit, qe i ke marre emrin nuk i afrohesh as te dera e nevojtores, e treta nqs te duken budallej dhe kalbesira te gjithe ata qe mendojne ndryshe nga mender zoteria jote, atehere, me fal po ke nevoje per ndihme te kualifikuar e profesionale lidhur me shendetin mendor.

Pastaj kur e ben vehten etalon morali dhe parimesh, a nuk te duket se tregohesh pak pordhac-megalloman-profesor-kot?!? Shko fute pak koken ne uje te ftohte dhe vetem per nje sekonde mendohu pak pa paragjykim dhe shtro pyetjen, po sikur Hamasi te pushonte, madje sikur mos ta kishte filluar sulmin me raketa cfare do te ndodhte? Eshte kollaj te flasesh me parti-pris, dhe sidomos eshte kollaj edhe te hedhesh akuza andej -ketej dhe te shkosh pas Berihajt (po nuk e dite kush eshte Berihaj, ik e pyet gjyshen, se ta tregon ajo).

Meqe ra fjala kur bombardonte NATO Beogradin te vinte mire e thoshe mir ua ben qenave, apo ishe kunder imperializmit edhe atehere?

Pershendetje

Pershendetje Xhuxhumaku!

Zakonisht komentet e tua(te pakten me cfare kam kuptuar un) jane te tipit per te ndezur debat dhe kjo ka mjaft ane pozitive ku dhe te rrespektoj per kete. Te shkruajte kete pasi zakonisht kur te replikohet ne kometet e tua pergjigjesh cikez si ashper si puna e doktor Berishes, shaka kjo e fundit mos e mer seriozisht. :)

Tani per sa i perket asaj qe thua perse nuk i ankohen dhe Putinit jam dakort me ty pasi per keto jete te pafajeshme qe jane vrare nuk eshte pergjegjes vetem Obama, por jane te gjithe OKB, Rusi, BE, Lidhja Arabe, madje dhe nje pjese e mire e Palestinezeve(te cilat jane kukulla te ketyre legenave te pare) e ku ta di un pra te gjithe ato palaco qe shtiren si dashnore te paqes qe faktikisht bejne komplet te kunderten.

Tani qe SHBA financon shume rremuja ne bote kete nuk duhet universitet per ta kuptuar. Ja disa shembuj nga viti 2000 e ketej, Afganista, Irak, Libi, Palestine, Siri(financuan nje opozite pra ndezen fitilin sa per t'i futur ne sherr), Libi dhe Egjiptin ku rrezuan nje president te zgjedhur ne menyre shume demokratike nga populli dhe sollen ne pushtet Mubarakun e ri e njejta gje dhe ne Ukraine...pra nje grusht shteti i legalizuar sic paten perkrahur Ghedaffin deri para 3 vitesh pastaj i rrasen plumbin dhe e percollen...

Fole per Kosoven, patjeter qe ne si Shqiptar perfituam, sidomos Kosovaret pasi shpetuan nga kasapi Ballkanit Miloshevic, ama sinqerisht jam i bindur se nqs Shba nuk do kish patur interesat e saja pesonale per te forcuar pozitat e saja ne Ballkan dhe per te demtuar aleatet besnike te Rusise, Kosova akoma do ishte nen kthietrat e Serbise dhe Uck do kishte te njejtin status si Hamasi organizate terroriste. Pasi sot o je me politikat e Shba ose je Terrorist nuk ka rruge te mesme!

Rrespektet e mia.

p.s: po te llogarisim numrin e viktimave qe jane vrare nga keto luftera qe Shba ka vajtur me misione paqje pra ku ka hyre ne punet e brendeshme te shteteve sovrane eshte shume here me i madh sa sa numri i viktimave te regjimit te llahtarshem nazist.

Pershendetje Tr! Po e nis nga

Pershendetje Tr!

Po e nis nga p.s.:

p.s: po te llogarisim numrin e viktimave qe jane vrare nga keto luftera qe Shba ka vajtur me misione paqje pra ku ka hyre ne punet e brendeshme te shteteve sovrane eshte shume here me i madh sa sa numri i viktimave te regjimit te llahtarshem nazist

Pa i hyre arithmetikes se cili numer viktimash eshte me i madh, ndofta duhet te merremi me perkufizimin e konceptit "viktime", do te quajme viktime cdo njeri qe vritet pa dalluar nese vritet duke pasur nje arme ne dore (pra qe ka mundesi te mbrohet, pra te vrase dike tjeter, pra te shkaktoje nje viktime), vritet gjate nje bombardimi, apo humb jeten ne nje kamp perqendrimi. Nuk po zgjatem ketu, por sic thua edhe ti, kjo le te nxisi nje debat. Po te mos i fusim te gjithe te vraret ne thesin e viktimave, atehere p.s. jote nuk besoj se del e vertete.

Se dyti, permend interesat personale te SHBA (SHBA jane shtet dhe jo person, mund te thuhen interesat shteterore, ose thjesht interesat e SHBA, mos ma merr per keq!) dhe faktin qe ata kosovaret nuk do t'i kishin ndihmuar etj.etj po te mos ishte per interesat e veta. Une per vehte do te habitesha po te ishte ndryshe, a me jep dot ndonje shembull kur ndonje shtet ka ndihmuar ndonje shtet tjeter ne kundershtim me interesat e vehta?!? Quhet POLITIKE, por ne fakt eshte "O Mete per vehte, Zoti per te gjithe", po te mos kuptohet kjo, atehere kalohet neper utopira te llojit "internacionalizmi proletar". Politika amerikane, dhe jo vetem ajo amerikane, por edhe ajo ruse, gjermane, angleze, greke, maqedone etj. etj. nuk mund te kuptohet po qe qe nuk kuptohen interesat perkatese, dhe kjo nuk eshte puna se eshte mire apo keq, kjo thjesht keshtu eshte dhe pike.Ne si individe rreshtohemi ne njerin krah ose tjetrin sipas kriteresh te tjera, si psh ti edhe pse pranon se u be mire qe SHBA na ndihmoi ne shqiptaret, prape i vare vegjen e thua po, po, po ama kete e beri per interesat e veta. Une po te pyes ty tani "A me verte ka kaq shume rendesi kjo, ne kete rast dhe a me verte ne duhet t'i marrim inat amerikanet, se vertet na ndihmuan, ama kete e bene per interesat e veta".

Edhe nje here, per mendimin tim, as ka pasur e as ka per te pasur te drejte absolute, ka vetem rreshtime te individeve ne njerin krah ose ne tjetrin, dhe ne ate krah ku je rreshtuar vete, apo te kane futur te tjeret, atij krahu do t'i japesh te drejten

Shendet e te mira!

Perkufizimi jot per

Perkufizimi jot per klasifikimin e viktimave qendron, megjithate per mua jeta eshte e shejte dhe duhet te mbrohet. Nuk ka ndonje diference nga nje femije/femer/pensionist qe eshte vrare ne kampet e perqendrimit me nje femije/femer/pensionist qe eshte vrare ne Palestine, Irak, Afganistan, Kosove, Bosnje, Afrike etj etj kam pershtypjen qe dhe ti nuk ke kundershtim. Un nuk jam aspak anti-amerikan apo anti perendimor kam jetuar(studiuar) disa vite ne Milano ku dhe jam ndier shume mire ne cdo aspekt pervec atij kur behet fjale qe na kerkonin persmesso di soggiorno per te bere nje kerkese. Pra jam nje dashamires i kesaj kulture. Un mora rastin e Kosoves pasi mendoj qe paralelizmi qendron(te lutem se nuk ja vlen te shpenzosh dy fjale per ate palaco ambasadorin palestinez qe beri ate deklarate te famshme para ca ditesh). Si UCK dhe Hamasi te njejtat ideale kane pasur duan lirin e tyre, duan token e tyre, shtepiat e tyre etj. Keta te fundit paten tersin qe shtetet e medhaja "paqedashese" nuk kishin asnje lloj interesi tek keta, perkundrazi...dhe keto ngelen te luftojne perballe nje bote te tere, mbi te gjitha perballe komshijve te tyre, Emiratet e Bashkura, Mbretit te Saudise etj. Fakti qe nuk me pelqejne politikat imperialiste te SHBA nuk do te thote aspak qe jam antiamerikan. Nga tere ato emigrante nga Afrika qe ka ne Itali, Libia ka qene nje rast i vecante mund t'i numerojme me gishtat e dores emigrantet qe kane ardhur nga ky vend, kjo do te thote qe Libia ne kohen e Gedafit ishte goxha mire, kjo nuk do te thote aspak qe sundimtare te tipit Gedaf duhet te qeverisin. Ama te shkosh ne Libi sot te iken truri, njesoj si Iraku...i hodhet tere ato bomba, i moren naften dhe si thone Italianet "tanti saluti".

Persa i perket te drejtes absolutet, as me teleskop nuk duket sot, por jo nuk egziston, kapitalizmi/sistemi bankar qe po jetojme po shkul cdo rrenje te humanizmit. Mjere femijet tane nqs gjerat do ecin ne kete drejtim akoma. Le te shpresojme qe dite te mira do vijne, ne shqiperine tone te bukur, europe dhe ne tere boten. Papa percolli nje mesazh shume human sot, po ashtu dhe muslimanet neser per Bajram do bejne nje gje te tille.

Qofsh mire!

@Tr, E admiroj durimin dhe

@Tr,

E admiroj durimin dhe etiken tuaj ne replikat me Xhuxhumakun, por ne te njejeten kohe, dua t'ju percjell ndjesine time se eshte nje humbje kohe nese mendoni qe kjo do ta ndryshonte ate sadopak.

Mjafton te kujtosh paragrafin e fundit te replikes se tij te fundit te tij me ju, ne te cilen ai, Xhuxhumaku shkruan se, (po perifrazoj), nuk egziston e drejta absolute dhe prandaj, i rreshtuar vete apo i vene ne rrjesht nga te tjeret, ti duhet te mbeshteses dhe duhet ti japesh te drejte krahut ku je futur ne rresht.

Pra, ky Xhuxhumaku yne, i rreshtuar vete nga deshira, nga interesi vetiak, nga prirja natyrore per cinizem dhe egoizem, apo i vene ne rrjesht nga te tjeret, per shkak te kufizimeve vetiake te kuptimit te te drejtes, te hulumtimit per te drejten dhe te nje qendrimi moral ndaj te drejtes, nuk mundet te dale nga rrjeshti ku eshte i destinuar te vegjetoje, dhe te zhgryet, dhe te kenaqet dhe , nese ja lejon mosha e takati, edhe te shkoje vullnetar te bashkoje armet me ushtrine izraelite per te spastruar Hamasin.

Nuk cfare i ben zoti Tr, historikisht, bota ka qene e mbushur me xhuxhumake te tille, ashtu sikurse, historikisht, bota ka pasur dhe ka, edhe misionare te tille si ai mjeku norvegjez ne Gaza, i cili ndofta, gjithashtu, nuk mendon se egziston e drejta absolute, por beson tek e drejta humane dhe, cfare eshte me kryesorja, perpiqet, ben thirrje dhe lufton per te.

Kush del i fituar, mund te pyese dikush?

Sigurisht, sot del i fituar Xhuxhumaky yne, qe shullohet ne konfortin e shtepise, sheh lajmet ne TV si masakrohen palestinezet qe kane ndodhur ne rreshtin e gabuar dhe madje, nuk ja perton te hape kompiuterin dhe te hedhe edhe ai ndonje fjale a koment, ne ndihme te raketave izraelite, dmth ne mbeshtetje te rrjeshtit te vet.

Por, pa dyshim, ne persektive, te fituar jane misionaret, si ky doktori norvegjez, te cilet kane arritur ta fusin moralin njerezor ne axhendat e botes dhe ne kodet qe percaktojne shoqerite e civiluzuara nga ato barbare, ne ato lloj kode qe kane bere te mundur, pervec te tjerave, edhe mbijetesen e vet popullit ebre pergjate historise se masakrave te vazhdueshme, ne pergjithesi, dhe ne vecanti, nga holokausti nazizt, ne Luften e Dyte Boterore.

Po ty c'te pickoi or

Po ty c'te pickoi or Patlixhan?!? Kur ta gjesh te drejten absolute hajde ma trego edhe mua pak. Nqs ke per te debatuar rreth asaj qe shkruhet, mire, kur fillon e krruhesh personalisht tregon qe ose bie e fle i uritur se nuk ke cfare te hash per darke, ose nuk ta var me gruaja e del e bon sherr ne internet.

Tjetra, ajo qe ka me shume rendesi, ne qe komentojme ketu jemi anonime, demek ti nuk me njeh mua dhe une nuk te njoh ty keshtuqe ta krruajme personalisht sikur nuk ka kuptim se ia kam thene edhe nje tjetri ketu, eshte njesoj sikur te hash inat me tastieren e kompjuterit, keshtuqe bjeri edhe me fort se i bike bukur.

Ti qe po na shet moral ketu, mos valle kujton se je i parreshtuar?!? Edhe ti diku je shitur, pavaresisht se mund te mos e dish as vete se kush te ka blere.

Ne fund, po ta perseris edhe nje here, po te mos kishin filluar ata trimat e Hamasit te leshonin ato raketat e veta andej kendej, nuk kishin per t'u vrare kalamajte dhe pleqte ne Gaza. Kur s'ta mba bytha i thone nje fjale, me mire rriji siper se sa ta leshosh te lire te pjerdhe.

Add new comment