"Shqip": Ndarja e re territoriale, 6 deputetë të maxhorancës kundër variantit me 61 bashki

Postuar në 23 Korrik, 2014 02:57

Miratimi i hartës për ndarjen e re territoriale administrative nuk do të kalojë lehtë për maxhorancën e majtë. Sipas të përditshmes “Shqip” ndarja e re territoriale ka sjellë përçarjen e parënë radhët e maxhorancës, ku disa depuetë të PS-së, LSI-së dhe aleatë të tjerë kanë kërcënuar se do votojnë kundër miratimit të saj në parlament. Pas deklarimit kundër ndarjes së re territoriale nga kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule për shkak të mospërcaktimit të Himarës si zonë minoritare, kundër hartës së re mësohet se janë edhe deputetët e PS Pjerin Ndreu, Andrea Marto dhe Parid Cara. Këtij grupi i shtohen deputeti i LSI-së Vangjel Tavo si dhe së fundmi  u deklarua kundër variantit të qeverisë edhe deputeti Mark Frroku, përfaqësues i Partisë KristianDemokrate të Shqipërisë, pjesë e koalicionit të majtë.  Maxhoranca ka aktualisht në përbërjen e saj 85 depuetë, shifër kjo që i mundëson miratimin e hartës së re edhe pa votat e opozitës. Por qëndrimet kundër dhe skepticizimi i deputetëtve të sipërpërmendur e vështirësojnë së tepërmi situatën. Në këto kushte votat e deputetëve të PDIU që kanë dhënë konsensusin paraprakisht për hartën e re administrative të vendit, do të ishin shpëtimi i vetëm që kjo reformë të mos dështonte. 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>nga keta deputete 3 jane greke.</p><p>tani shumica qeverisese duhet te zgjedhe ,o me greket ,o me shqiptaret! kjo eshte prova e zjarrit per ps-ne,ne lidhje me dyshimet per manipulimin e saj nga lobi grek.&nbsp; ne qofte se kenaq orekset e bollanos,do humbase perfundimisht votuesit shqiptare dhe kryesisht laberine qe e votoi masivisht.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.