I burgosuri shqiptar diplomohet në “Tor Vergata” përmes Skype, nga burgu i “Mine Pezës”

Postuar në 22 Korrik, 2014 11:01

Jo të gjitha “kronikat e burgjeve” janë të zymta. Për herë të parë, në sajë të një lidhjeje nëpërmjet ‘Skype-it’, një i burgosur shqiptar, i cili ndodhet në burgun e “Mine Pezës” në Tiranë, mundi që të diplomohej për letërsi italiane, nga Universiteti i Romës “Tor Vergata”. I dënuari Alban Bardhi, i cili tre javë më parë ishte në burgun e sigurisë së lartë “Kompleksi i ri i Rebibbias” në Itali, ishte regjistruar në “Tor Vergata” falë projektit “Universiteti në Burg”, i krijuar në vitin 2006 nga garanti i të burgosurve të Lazios, Angiolo Marroni, në bashkëpunim me drejtuesit e burgut në Rebibbia. Bardhi disa ditë më parë u ekstradua në Shqipëri. “Që nga ai moment jemi aktivizuar me Ambasadën Italiane në Shqipëri dhe autoritetet gjyqësore shqiptare për të gjetur një zgjidhje që ky i burgosur të diplomohej, dhe të mos humbiste të gjitha ato vite studimi më kot”, ka thënë Marroni. Komisioni italian e vlerësoi shqiptarin me votat maksimale, përkatësisht me 110 vota.

 

a.k

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ky eshte lajm, Rilindjes i shtohet edhe nje kandidat tjeter per minister kulture.....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.