Vendimi i qeverisë: Karburantet, një në çdo 15 kilometër

Postuar në 23 Korrik, 2014 03:39

Qeveria ka përcaktuar kritere të reja për vendndodhjen e pikave të karburantit dhe distancat që ato duhet të kenë nga njëra tjetra. Sipas një lajmi të publikuar në gazetën “Panorama” përmes një vendimi të marrë në mbledhjen e ditës së martë qeveria ka përcaktuar zonat e shërbimit dhe vendosjen në rrjetin rrugor të karburanteve duke respektuar distancat e përcaktuara sipas zonave.  Në vendimin e qeverisës terminologjia që nënkuptojnë pikat e karburantit për5caktohet me zonat e shërbimit, që do të thotë se çdo pikë duhet të ofrojë një kompleks shërbimesh sipas një standardi të ri. Në autostrada distanca mes pikave të ndryshme të karburanteve duhet të jetë minimumi 15 kilometra dhe maksimumi 60 kilometra larg nga njëra-tjetra. Ndërsa për rrugët interurbane kryesore minimumi i distancës së pikave të karburantit nga njëra tjetra duhet të jetë 10 km.  Ndërkaq distancat e pikave të karburantit me zonat e banuara duhet të jenë jo më pak se 30 m, ndërsa nga rruga duhet të jetë jo më pak se 10 m. Aktualisht në gjithë territorin e vendit janë ngritur mbi 1000 pika karburanti, një pjesë e të cilave pas këtij vendimi do të duhet të mbyllen. Venhdimi i qeverisë përcakton se gjatë ndërtimit të rrugëve të reja do të jetë përcaktuar që në projekt edhe vendndodhja e pikave të karburanteve

 

Për më shumë informacion lexoni linkun e qeverisë:

  

http://www.kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-mirat...

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>He c&#39;do bejne pare tani ata qe meren me keto pune. Sepse nuk po dinin si te zhvasnin ca leke.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.