Dy banka, në Portugali dhe në Bullgari, në prag të falimentimit. Sofja vendos t’i bashkohet Unionit Bankar

“Deutsche Welle” raporton sot për prag falimentimit të dy bankave të tjera në hapësirën e Eurozonës: “Banco Espritio Santo” në Portugali dhe “Corp-Bank” në Bullgari. Sinjale të këtilla rikthejnë edhe njëherë debatin nëse kriza e madhe europiane ka kaluar apo ajo vazhdon të rëndojë kontinentin me të njëjtën frekuencë? Bullgaria duket se për t’i shpëtuar kësaj situate ka vendosur t’i bashkohet Unionit Bankar, por vendet e mëdha ende nuk kanë një model sesi do të procedohet me ndihmën financiare në raste të ngjashme. Si hap i parë është menduar ndërtimi i një fondi “në të cilin të gjitha bankat duhet të japin një kontribut, gjithsej 55 miliardë euro”. Dhe më tej: “Para se të vihet në jetë unioni bankar të 128 bankat europiane më të mëdha do t'i nënshtrohen një testi provë- për të parë bilancet e tyre”, duke shpresuar se një garanci e kësaj natyre mund të zbusë pasojat e krizës së tanishme. Nga ana tjetër, vendi që tipizon krizën europiane, Greqia, publikoi sot shifrën e borxhit publik, shifër që mbetet në kuotat e 174,1% të PBB, ose ndryshe 314.8 miliardë euro. Ndonëse kaq e lartë borxhi njeh ulje. (http://www.tovima.gr/en/article/?aid=617789)
http://www.dw.de/lëkunden-bankat-e-bullgarisë-dhe-portugalisë-po-kthehet-kriza/a-17801881
s.z
Add new comment