Reagon Dule: Entitetet minoritare, politikë e BE-së. Ministri Çuçi lëshoi tymnajë nacionaliste

Postuar në 22 Korrik, 2014 14:53

Duke folur për reformën territoriale i ftuar në Neës 24 nga gazetarja Eni Vasili,  Vangjel Dule nga Partia Bashkimi për të drejtat e Njeriut është shprehur kundër kësaj reforme. Sigurisht, pika e konfliktit brenda mazhorancës është se Himara nuk duhet të bashkohet me Vranishtin. “Kemi dy probleme të mëdha. Problemi i Bashkisë së re të Himarës dhe problemi që lindi javën e kaluar me disa prej fshatrave përbërëse të Livadhiasë që shkëputen nga entitetet aktuale dhe u bashkangjiten njësive të reja duke thyer një parim bazë që kishim rënë dakord që nuk do prekeshin. Është parim themelor që nuk preken kufijtë aktualë të komunave dhe bashkive. U thye ky parim në mënyrë të njëanshme dhe është një problem shumë i rëndësishëm. Evropa sanksionon disa politika të ndryshme për minoritetet me qëllim për t’i mbrojtur këto entitete”, tha Dule. Sipas tij, Deklarata e ministrit Çuçi se “Himara është Shqipëri” është politikisht është jo korrekte. “Zhgënjim prej meje personalisht nga një ministër që të shprehet me një moskorrektesë dhe pamaturi të tillë politike. Zhgënjim total. Një inkosekuencë. Duhej që nga dreka të kishte dalë një deklaratë korrektuese. Pse tre njësitë e reja që po krijohen nuk janë pjesë e Shqipërisë? Kush e ka vënë në dyshim që Himara është pjesë e Republikës së Shqipërisë. Pse dëshirojnë tymnajë nacionaliste aty ku nuk ekziston?”, tha Dule.

a.k

Comments

Submitted by Diferenca eshte... (not verified) on

Po mire o Dule,

ti ke sebep, qe e thua me terezi patriotizmin tend,

e thua me nentekst, me nenkuptim, se e di qe po fole si grek i vjeter per Himaren,

ku do veç pastaj?!

Kurse Çuçi e ka dheun e tij, nuk e ka per turp te mburret me viset e tija!

Ja keshtu dè!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.