Tahiri: "Në 300 ditë policia po lufton kulturën e bakshishit"

Postuar në 23 Korrik, 2014 05:44

Ministria e Brendshme ka zhvilluar analizën e 300 ditëve të para të punës nën qeverisjen e maxhorancës së majtë. Ministri i Brendshmëm Sajmir Tahiri deklaroi gjatë kësaj analize se në këto 300 ditë Policia e Shtetit po lufton kulturën ndaj bakshishit. Sipas Tahirit, sfidë për Policinë e Shtetit ngelet lufta ndaj korrupsionit dhe abuzimeve me detyrën të vetë efektivëve të policisë. Në fjalën e tij Tahiri tha se gjatë kësaj periudhe  janë penalizuar rreth 700 punonjës të forcave policore për abuzime me detyrën, por kjo nuk do të thotë se nuk ka ende raste të tjera për tu ‘luftuar’. Duke u ndalur tek arritjet e Ministrisë së Brendshme, Tahiri theksoi më tej se qytetarët kanë rritur besimin tek policia. Sipas tij, janë përcaktuar kritere rigoroze për përzgjedhjen e efektivëve të policisë. “Dje nuk kërkohej llogari as për sjelljet dhe as për rregullat e as për veshjet. Kemi shkëputur drejtimin e policisë së shtetit nga korrupsioni dhe kem i ngritur një sistem më të sigurt. Kemi hedhur kriteret rigoroze për përmbushjen e detyrës. Në këto 300 ditë publiku i ka besuar policisë më shumë. Në vetëm 300 ditë janë 18 mijë telefonata më shumë në Policinë e shtetit nga qytetarët. Rreth 57 mijë konflikte janë zgjidhur nga policia e shtetit. Qytetarët kanë rifituar besimin tek policia. Pra, në 300 ditë kemi bërë se çështje e mundur që qytetarët të na besojnë”, - tha ministri tahiri ne fjalën e tij.

Për më shumë detaje lexoni informacionin në linkun e mëposhtëm:

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/300-ditet-e-mb-tahiri-po-denohet-kul...

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Ketij i vriten njerezit ne mes te bllokut dhe vrasesit largohen sikur te ishin per nje eskursion, ama ky na thote se po godet kulturen e bakshishit.... Pika e injorantit.

Submitted by Tr (not verified) on

Albi ka nje gabim tek ajo qe ke shkruar, ate nuk ja vrane te tjeret por e vrane vete :)  te ikesh nga mes permes Tiranes pasi te keshe vrare nje biznesmen(dhe pse ate e vrane vete), pa ta zene njeri rrugen vetem ne Ministrine e Tahirit bene vaki kjo!

Submitted by Sokrati (not verified) on

Dje policet tropojane pranonin bakshish sot policet tepelenas rrjepin te vdekurit.

1-Sokol Olldashit  i vdekur aksidentalisht nuk i gjindet portofoli.

2-Ne vrasjen  e 3 personave vjet ne plazh Vlore njerit nuk i u gjet unaza .

3-Djali i njerit prej viktimave te masakres ne Suk te Roskovecit deklaron se xhaxhait e babait te tij te vrare i jane marre leket ne xhepin e pantallonave.

4-Shume banore ne Lazarat deklarojne me ze e figure se gjate kontrolleve ne shtepite e tyre nga policia kane vene re se i mungojne gjera me vlere si leket,valuta e bizhu.

Tepelenasit kane zbritur me bere placke e nuk i duhet bakshishi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.