Arkiv-Lajme

Tema: Ja pasuritë e kryetarit të PAK, Sinan Tafaj. Letër e dikujt brenda shoqatës, për shefin jetëgjatë

Postuar në 21 Korrik, 2014 14:27

Tema online ka marrë një letër nga dikush brenda shoqatës së personave me aftësi të kufizuara, ku përshkruhet Sinan Tafaj, kryetari i përjetshëm i kësaj shoqate prej vitit 1992; jo dhe aq ai si person, por pasuria e tij. “Letra na jep hollësi për dhjetëra pasuri të patundshme të tij, që nga Spanja e deri në Mal të Dajtit, ku përfshihen apartamente, vila, troje etj. Listën mund ta botojmë të plotë, por do bëjmë një herë disa verifikime që të mos ketë spekulime. Verifikuam vetëm një leje ndërtimi për vilë në Dajt”, thotë Tema.

Topi: Do garojmë në zgjedhjet vendore 2015. Nuk ka aleancë me PD-në; kjo parti ka mbetur peng e së shkuarës

Postuar në 21 Korrik, 2014 13:36

Kreu i FRD-së Bamir Topi, deklaroi në një intervistë për A1 Report se Fryma e re Demokratike ka nisur punën për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve vendore 2015. Topi nga ana tjetër përjashton mundësinë e një aleance me Partinë Demokratike. “Sa kohë ne do të gjejmë pika kontakti me parti politike që do te shkojnë ndërtimin dhe forcimin e shtetit sikurse është dhe rasti i deklarimit për reformën territoriale, ne nuk do të ngurrojmë.

BE këshillon Thaçin: Qëndrimet e PDK-së për pushtet me çdo kusht, po dëmtojnë Kosovën

Postuar në 21 Korrik, 2014 11:42

Këmbëngulja e Hashim Thaçit dhe trazimet e politikës së Prishtinës, kanë shqetësuar diplomatët e BE-së, që shprehen se Thaçi lufton të mbetet në pushtet “me çdo kosto” ose të çojë vendin në zgjedhje të reja. Diplomatët e BE-së besojnë se pozicioni i PDK-së “është shumë i dëmshëm për Kosovën në terma afatgjatë”, thotë shtypi i Prishtinës. BE megjithëse nuk dëshiron të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës i ka dërguar një mesazh të qartë Thaçit se, “dikush tjetër ka siguruar shumicën në Kuvend” dhe se “mund të ketë vetëm një dhe jo dy mazhoranca”.

 

a.k

Oligarkët rusë mes dy zjarresh: Qëndrimet e Putinit po u rrënojnë biznesin, por të kundërshtojnë është akoma më keq

Postuar në 21 Korrik, 2014 11:09

Kujt t’ja prishin e kujt t’ja ndreqin. Oligarkët rusë po përjetojnë një epokë të vështirë, ku nga njëra anë sjellja e presidentit Putin po shkatërron bizneset, ndërsa nga ana tjetër, çdo reagim i mundshëm i tyre do ishte akoma më keq, duke patur parasysh si e kanë pësuar ata që guxuan të kundërshtojnë carin e Kremlinit. Këtë pozicion mes dy zjarresh e pohoi për agjencinë Bloomberg, Igor Bunin, kreu i Qendrës për Teknologjinë Politike në Moskë. “Elita ekonomike dhe ajo e biznesit është në horror. Askush nuk flet dot se kanë frikë nga hakmarrja.

Spekulimet me statusin e veteranit, marrin shpërblim edhe “luftëtarë” që kanë lindur në ’44-ën

Postuar në 21 Korrik, 2014 09:18

Me statistikat zyrtare të ISSH janë mbi 12 mijë pensionistë që marrin shpërblim për kontributin që kanë dhënë gjatë Luftës së Dytë Botërore për çlirimin e vendit. Personat që marrin këtë përfitim duhet të jenë minimumi 85 vjeç. Por shumë nga ata që e marrin këtë pension, kanë lindur në 1944, shkruan Blerina Hoxha në gazetën Mapo. Burimet nga ISSH pohojnë se ka një situatë të qartë spekulimi me statusin e veteranit, po institucionet që e lëshojnë  këtë status janë jashtë varësisë së ISSH. Instituti kur merr  dëshminë është i detyruar të  nisë dëmshpërblimin.

CEZ, katër vite administrimi nga çekët e falimentuan kompaninë e shpërndarjes

Postuar në 21 Korrik, 2014 09:09

Relacioni që shoqëron marrëveshjen e mirëkuptimit të qeverisë shqiptare me CEZ, duke i dhënë fund konfliktit me anë të një pagese prej 95 mln eurosh, zbulon se pas rreth 4 vitesh nën administrimin e tyre, çekët e lanë kompaninë e Shpërndarjes së energjisë elektrike me vlerë negative tregu. Siç njofton TCH,

kjo nënkupton se shuma e të gjitha aseteve të saj, të vlerësuara sipas tregut, nuk mbulon as borxhet që ajo ka ndaj të tjerëve, pra aktualisht është e falimentuar.

Protestat e PAK, reagojnë Veliaj e Kospiri: Skema do pastrohet, ka abuzime të rënda me pagesën e invaliditetit

Postuar në 21 Korrik, 2014 07:47

Duke theksuar abuzimet e mëdha me skemën, Ministri i mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, ka reaguar ndaj protestës së personave me aftësi të kufizuar. Ai thotë se respekton çdo protestë, por nuk do ketë tërheqje pas për ligjin e personave me aftësi të kufizuar. Kjo sepse ka pasur abuzime të rënda me përfituesit e pagesës së invaliditetit. Për këtë arsye, ai thotë se ky ligj do të miratohet kështu siç është. Protestuesit e kanë akuzuar Veliajn se nuk ka qenë i ndershëm me ta. Madje, sipas tyre, Veliaj ka tentuar t’i përçajë.

Ministri i Shëndetësisë: “Mjekët me 0 kredite në fund të vitit largohen. Kush nuk ka mjaftueshëm, rihyn në provim. Kush nuk pranon, i pezullohet licenca”

Postuar në 21 Korrik, 2014 05:48

Ministri i Shëndetësisë ka paralajmëruar sot se do të ketë masa shtrënguese në lidhje me certifikimin e mjekëve. Ilir Beqaj ka prezantuar sot programin e ricertifikimit të mjekëve, sipas të cilit parashikohet se nuk do të vijojë të punojë si mjek “asnjë prej atyre që shpërfillin kërkesat dhe që në fund të vitit do të kenë zero kredite”.  Këto deklarata Beqaj i bëri në “Takimin Informues mbi Programin e Ricertifikimit, 2010-2014” ku ndër të tjera ka sqauar edhe se çfarë do të bëhet me ata mjekë të cilët nuk kanë kredite mjaftueshëm.

John Kerry akuzon hapur: Rusia ka furnizuar rebelët me sisteme raketore, Moska fajtore për avionin MH 17

Postuar në 21 Korrik, 2014 03:43

Rrëzimi i avionit të Malaysia Airlines në Ukrainë, për Uashingtonin ka një fajtor dhe këtë e ka shqiptuar vetë Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry. Sipas tij, ka prova të shumta për bashkëpunimin rus në rrëzimin tragjik. Ai tha se SHBA ka prova për furnizime të mëdha ushtarake të separatistëve nga Rusia në muajin e fundit, duke përfshirë tanke dhe raketa-hedhës.

Aksidenti i gjimnazistëve të Malishevës, 10 vjet më pas nuk dihet ku janë 1.5 mln euro dëmshpërblim

Postuar në 21 Korrik, 2014 03:07

Sipas gazetës Tribuna të Prishtinës, maturantët dhe profesorët e gjimnazit të Malishevës që mbetën invalidë pas aksidentit në Fushë- Arrëz në vitin 2004, ende nuk janë kompensuar financiarisht. Sipas një burimi të gazetës, i afërt me Bankën Qendrore të Kosovës, Byroja Shqiptare e Sigurimeve pas aksidentit kishte ndarë 1 milion e 500 mijë euro, për të kompensuar të lënduarit dhe invalidët. Por kjo shumë nuk ka mbërritur kurrë në destinacion.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme