Aksidenti i gjimnazistëve të Malishevës, 10 vjet më pas nuk dihet ku janë 1.5 mln euro dëmshpërblim

Postuar në 21 Korrik, 2014 03:07

Sipas gazetës Tribuna të Prishtinës, maturantët dhe profesorët e gjimnazit të Malishevës që mbetën invalidë pas aksidentit në Fushë- Arrëz në vitin 2004, ende nuk janë kompensuar financiarisht. Sipas një burimi të gazetës, i afërt me Bankën Qendrore të Kosovës, Byroja Shqiptare e Sigurimeve pas aksidentit kishte ndarë 1 milion e 500 mijë euro, për të kompensuar të lënduarit dhe invalidët. Por kjo shumë nuk ka mbërritur kurrë në destinacion. Sipas të njëjtit burim, nga ana e Bankës Qendrore të Shqipërisë nuk i është dhënë ndonjë përgjigje Byrosë së Sigurimeve dhe Bankës Qëndrore të Kosovës.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.