Topi: Do garojmë në zgjedhjet vendore 2015. Nuk ka aleancë me PD-në; kjo parti ka mbetur peng e së shkuarës

Kreu i FRD-së Bamir Topi, deklaroi në një intervistë për A1 Report se Fryma e re Demokratike ka nisur punën për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve vendore 2015. Topi nga ana tjetër përjashton mundësinë e një aleance me Partinë Demokratike. “Sa kohë ne do të gjejmë pika kontakti me parti politike që do te shkojnë ndërtimin dhe forcimin e shtetit sikurse është dhe rasti i deklarimit për reformën territoriale, ne nuk do të ngurrojmë. Pra për ne prevalon jo interesi politik i çastit por interesi për forcimin e shtetit. Në një subjekt politik ku nuk respektohen normat bazë të kulturës demokratike unë nuk besoj që ka arsye që ne të gjejmë motiv për të bashkëpunuar. Sot jemi absolutisht shumë larg sa kohë që ato vlera nuk përfaqësojnë më pikërisht atë që ka dashur elektorati demokrat”.
Lidhur me PD-në, ish-presidenti thotë se kjo parti ku ai ka bërë pjesë vetë më parë, duhet të rikonceptohet me njerëz që nuk kanë mbetur peng i së shkuarës.
Lexoni në:
a.k
Comments
aman o i gjore garoni vetem
<p>aman o i gjore garoni vetem se e pame me 23 qershor sa ta varen... biles po te kishe tope do kandido per bashkine e Tr e te shofim sa vota do maresh. Cope legeni!</p>
Add new comment