Protestat e PAK, reagojnë Veliaj e Kospiri: Skema do pastrohet, ka abuzime të rënda me pagesën e invaliditetit

Duke theksuar abuzimet e mëdha me skemën, Ministri i mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, ka reaguar ndaj protestës së personave me aftësi të kufizuar. Ai thotë se respekton çdo protestë, por nuk do ketë tërheqje pas për ligjin e personave me aftësi të kufizuar. Kjo sepse ka pasur abuzime të rënda me përfituesit e pagesës së invaliditetit. Për këtë arsye, ai thotë se ky ligj do të miratohet kështu siç është. Protestuesit e kanë akuzuar Veliajn se nuk ka qenë i ndershëm me ta. Madje, sipas tyre, Veliaj ka tentuar t’i përçajë.
Edhe zv.ministra e linjës Bardhylka Kospiri, vetë person me aftësi të kufizuar, ka deklaruar: “Ky ligj është një ligj që nuk prek asnjë të drejtë të personave me aftësi të kufizuar. Ka një abuzim dhe personat me aftësi të kufizuar janë të shqetësuar. Asnjë e drejtë e fituar nuk do të ndryshojë por do zgjerojë grupet që përfitojnë nga të drejta dhe do përfitojnë më shumë të drejta që kanë pasur deri tani. U është thënë që do u hiqen kujdestaret apo do u ulen pagesat. Nuk janë të vërteta. Konventa, një dokument që përmban të gjithë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Ky ligj kalon të drejtat e konventës në legjislacionit shqiptar. Ligji kuadër është hartuar nga në grup pune ndërinstitucional dhe një eksperte ndërkombëtare”.
a.k
Add new comment