CEZ, katër vite administrimi nga çekët e falimentuan kompaninë e shpërndarjes

Relacioni që shoqëron marrëveshjen e mirëkuptimit të qeverisë shqiptare me CEZ, duke i dhënë fund konfliktit me anë të një pagese prej 95 mln eurosh, zbulon se pas rreth 4 vitesh nën administrimin e tyre, çekët e lanë kompaninë e Shpërndarjes së energjisë elektrike me vlerë negative tregu. Siç njofton TCH,
kjo nënkupton se shuma e të gjitha aseteve të saj, të vlerësuara sipas tregut, nuk mbulon as borxhet që ajo ka ndaj të tjerëve, pra aktualisht është e falimentuar.
Sërish qeveria pagoi 95 milionë euro te çekët për ta marrë atë mbrapsht në pronësi shtetërore. Një shumë që, siç zbulohet në relacion, buron nga kreditë që kompania ka marrë nga donatorët, apo bankat tregtare, por edhe detyrimet që ajo kishte ndaj shoqërive satelitë të saj, si “CEZ Albania”, apo “CEZ Trade Abania”.
Qeveria thotë se ka gati një paketë investimesh me 200 milionë dollarë për 4 vitet e ardhshme, që do të financohet nga kreditë e donatorëve, si Banka Botërore, apo dhe institucione të tjera.
a.k
Add new comment